• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

30 ditë luftë/ Sulme me raketa në veri të Kievit, Ukraina dëbon diplomatët e Bjellorusisë. Shkatërron një anije ruse

by Java News
25/03/2022 08:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot shënohen 30 ditë që kur Rusia sulmoi Ukrainën, ndërsa bombardimet dhe raketat nuk ndalen, teksa ushtria ruse po kryen sulme të rënda me raketa në Irpin, në veri të Kievit.  Sipas raporteve të inteligjencës, Kremlini u ka bërë të ditur forcave të armatosura ruse se lufta duhet të përfundojë deri në 9 maj.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kërkuar nga Bjellorusia që të shkurtojë në pesë numrin e diplomatëve në ambasadën e saj në Kiev. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Oleh Nikolenko tha se ky vendim ishte përgjigje ndaj një vendimi të ngjashëm të ndërmarrë nga Minsku një ditë më parë.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas deklarojnë se arritën të shkatërronin një anije të madhe ruse të quajtur Saratov në qytetin port të pushtuar të Berdyansk. Një tjetër anije, Orsk, u shkatërrua gjithashtu dhe disa anije të tjera u dëmtuan, thanë zyrtarët ushtarakë.

Në një konferencë për mediat, ushtria e Ukrainës pohoi se Rusia mbetet e fokusuar në pushtimin e Ukrainës jugore, në një përpjekje për të krijuar një “urë tokësore” në territorin e pushtuar të Krimesë.

Ata ende po përpiqen të kapin qytetet e Popasna, Rubizhne dhe Mariupol në jug, por deri më tani nuk kanë pasur “asnjë sukses”, raporton BBC. Në Sumy dhe Kharkiv, rusët po sulmojnë infrastrukturën civile, duke shtuar se disa forca ruse po tërhiqen pasi kanë pësuar humbje deri në 50%.

Bombardimet ruse kanë përfshirë të gjithë qytetin e Rubizhne, në lindje të Ukrainës. Si pasojë e sulmeve gjatë natë, dy roje kufitare kanë mbetur të vrarë.

Kjo është raportuar nga agjencia ukrainase UNIAN, e cila citon kreun e administratës civile dhe ushtarake të Lugansk, Serhiy Haidai.

g.kosovari

Next Post
“Kosova të anëtarësohet në NATO”/ Paralajmërimi i presidentit kroat: Serbia duhet të ketë perspektivë të qartë perëndimore

"Kosova të anëtarësohet në NATO"/ Paralajmërimi i presidentit kroat: Serbia duhet të ketë perspektivë të qartë perëndimore

Comments 1

  1. Lili says:
    4 years ago

    Ju jepni vetëm *fitoret*e ukrainasve,po humbjet që janë kolosale dhe miliona ukrainas të pafajshëm po ikin në mënyrë biblike nga vatrat e tyre? Ne dëgjojmë dhe shohim vetëm atë që na serviret nga zyra e shtypit të Natos, të SHBA dhe BE,që janë të njëanshëm.Duam realitetin për t’a mbrojtur Ukrainën vërtet nga pushtuesit rusë.E pafalshme,pushtimi rus në Ukrainë

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

Meta kërkon të lirohet nga qelia, ankimon në Apelin e GJKKO masën “arrest me burg”

January 28, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

January 28, 2026
Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

Agjentë amerikanë të sigurisë në Lojërat Olimpike në Milano, shpërthejnë polemikat

January 28, 2026
Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

Kadastra e Vlorës, urdhër për përgatitjen e dosjeve të pronave dhe dërgimin drejt Tiranës

January 28, 2026
SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi

SHBA-të presion mbi Kievin: Garanci sigurie nëse heq dorë nga Donbasi

January 28, 2026
Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

Shiste kokainë, kapet në flagrancë 41-vjeçari me dy emra

January 28, 2026
Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

Imuniteti i Ballukut, shtyhet pa afat mbledhja e Këshillit të Mandateve

January 28, 2026
Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

Çfarë informacionesh mbledhin hakerat shtetërorë rusë në Serbi?

January 28, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”, ish-prokurori: Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta!

January 28, 2026
Horror në Selanik: Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik: Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In