• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

3 shqiptarë të arrestuar në Milano për trafik droge, u sekuestrohet 1 mln euro pasuri

by Java News
19/10/2023 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

3 pjesëtarë të një grupi kriminal janë vënë në pranga në Milano, në kuadër të operacionit “Highway”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017. A2 CNN bën me dije se janë arrestuar E. B., 32 vjeç, S. T., 43 vjeç dhe D. B., 44 vjeç, e ndërsa iu janë sekuestruar pasuritë me vlerë 1 mln euro.

Kjo pasuri është në emër të tyre dhe të familjarëve dhe dyshohet se ka ardhur si rezultat i kësaj veprimtarie kriminale. Bëhet fjalë për 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

3 të arrestuarit akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.
“Policia e Shtetit

Vijon megaoperacioni policor i koduar “Highway”, i iniciuar nga Policia italiane, që në vitin 2017, për shkatërrimin e një grupi kriminal për trafikimin e narkotikëve.

Kjo fazë e megaoperacionit u finalizua si rezultat i shkëmbimit intensiv të informacioneve dhe veprimeve të përbashkëta operacionale, të Policisë së Shtetit me Policinë italiane.

Policia italiane ka lokalizuar në Milano dhe ka vënë në pranga, 3 shtetas shqiptarë që ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij megaoperacioni.

Ndërkohë, strukturat hetimore të Policisë së Shtetit kanë gjurmuar dhe kanë sekuestruar në Durrës, pasuri të ndryshme, me vlerë mbi 1 milion euro që këta 3 shtetas dhe familjarët e tyre kishin në pronësi.

Si rrjedhojë e bashkëpunimit intensiv dhe të pandërprerë, të konkretizuar me skuadra të përbashkëta hetimore dhe me shkëmbim të informacioneve në kohë reale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Grupeve Kriminale, të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kontribuan për finalizimin e një tjetër faze të megaoperacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Highway”.

Për këtë fazë, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve të siguruara nga specialistët e këtij Sektori, me partnerët italianë, u bë i mundur lokalizimi në Milano, dhe vënia në pranga nga Policia italiane, e 3 shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. B., 32 vjeç, S. T., 43 vjeç dhe D. B., 44 vjeç. Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Highway”, të iniciuar në Itali, në vitin 2017, këta shtetas akuzohen si pjesëtarë të një grupi kriminal me veprimtari në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Mbi bazën e kësaj akuze, si dhe në zbatim të vendimit nr. 395, të datës 05.10.2023, të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, u gjurmuan dhe u sekuestruan në Durrës, pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të këtyre shtetasve dhe familjarëve të tyre. Këto pasuri, me vlerë mbi 1 milion euro, dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale e 3 shtetasve të vënë në pranga.

Konkretisht, GjKKO-ja ka caktuar masën “Sekuestro preventive”, për pasuritë si vijojnë: 2 shoqëri tregtare me objekt fushën e peshkimit, së bashku me asetet e tyre, aktivitetet tregtare të 3 subjekteve fizike, së bashku me asetet e tyre, 1 anije peshkimi, 1 apartament, 1 garazh, 1 njësi shërbimi bar-kafene dhe 3 njësi të tjera shërbimi të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit vijon angazhimin maksimal, si partnere e besueshme, për arrestimin e të gjithë shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në kuadër të megaoperacionit “Highway”, si dhe për gjurmimin dhe sekuestrimin e të gjitha pasurive në vendin tonë, që kanë si burim veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve”, njofton Policia.

/f.s

Next Post
Iu sekuestruan pasuritë/ Kush është Emirjan Beu? Biznesmen karburantesh dhe kompani të tregtimit të peshkut

Iu sekuestruan pasuritë/ Kush është Emirjan Beu? Biznesmen karburantesh dhe kompani të tregtimit të peshkut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

Bien Facebook dhe Instagram, mijëra përdorues raportojnë problemin

June 24, 2026
Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

Anglia ngec përballë Ganës, “Tre Luanët” zhgënjejnë në Boston dhe shtyjnë festën e kualifikimit

June 24, 2026
“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

“Nuk ka nevojë për forcë, duhet kontratë!”, administratori i VIA-s i përgjigjet Pacollit pas përplasjeve për Aeroportin e Vlorës

June 23, 2026
Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

Goditje për Trump në Senat! Miratohet rezoluta për largimin e forcave ushtarake nga konflikti me Iranin

June 23, 2026
Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

Konfliktet në Lindjen e Mesme, SHBA veçon Libanin nga Irani

June 23, 2026
“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

“Kërcënimet në emrin tonë janë plotësisht të pavërteta”, ambasada e SHBA rrëzon pretendimet e protestuesit

June 23, 2026
Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

Putin akuzon NATO-n: Perëndimi po përgatitet për luftë kundër Rusisë

June 23, 2026
Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

Gonxhja: Protestat nisën me emocion, më pas u futën në “mjegull” politike

June 23, 2026
“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

“Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”?

June 23, 2026
Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

Ish-kreu i SHISH: Shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri prej vitesh

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In