• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

3 shkolla të reja në “Astir”/ Veliaj prezanton Ndrecën: “Zonës po i shtohen shërbimet dita ditës. Kundërshtarët na vodhën kohën!”

by Java News
04/04/2021 13:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lagjja 14, e njohur ndryshe si “Astiri”, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prezantoi kandidatin për deputet, Plarent Ndreca, numri 20 në listën e Partisë Socialiste për Tiranën.

“Astiri” është një lagje e re me një numër prej 85-90 mijë banorësh që shtohen çdo ditë, bashkë me investimet si nga qeveria, ashtu edhe nga Bashkia e Tiranës, për të sjellë shërbimet e nevojshme sa më pranë.

Kandidati Ndreca tha se ai vetë ka ardhur nga Rubiku në Tiranë me studime, ashtu siç kanë ardhur shumë të rinj që jetojnë te “Astiri”, të cilin e cilësoi si një qytet më vete, që të jep plot mundësi.

“Astiri është një qytet mundësish, është mundësi për ju, është mundësi për të bërë gjëra të bukura, është mundësi për të treguar ndryshimin. Ndërsa në Bllok është pak më e vështirë për t’u kuptuar dallimi, këtu në Astir ne e kemi mundësinë për të bërë një dallim së bashku. Nëse nesër unë do jem në parlament, do jem një zë shtesë. Do jem një presion i vazhdueshëm si për pushtetin lokal, por edhe për pushtetin qendror, që ritmet e investimeve të jenë më të forta dhe gjithë investimet që ka filluar bashkia me shkollat që do prodhojnë një reaksion zinxhir”, nënvizoi Ndreca.

Kandidati u premtoi banorëve se “bashkë do bëjmë një histori suksesi si në rezultatin e PS në lagje, por edhe zhvillimin e kësaj zone, e cila do marrë një hov të fortë dhe do kemi një lagje krejt tjetër pas 4 vitesh”.

Ndërsa, kryebashkiaku Veliaj e krahasoi Astirin me një “vezë surprizash”, që gjithmonë sheh një investim të ri, por theksoi se nuk do i falë kurrë kundërshtarët për “kohën e vjedhur”

“Do fillojmë shumë shpejt me 3 shkolla, 2 në një anë të Lanës, 1 në anën tjetër. Herën e fundit që isha, u hap qendra shëndetësore, pastaj nisi vaksinimi. Kolegët e bashkisë po shihnin bulevardin e ri “Migjeni”, ku ne do vëmë edhe qendrat mobile, qendrat e votimit, për t’u siguruar që kemi edhe aty një hapësirë publike ku mund të përdoret për ditën e votimeve. Unë nuk i mbaj mëri njerëzve në përgjithësi, por një gjë që e kam peng kur vjen puna te kundërshtarët tanë, është vjedhja e kohës. 3 vjet u vodh koha me projektin e Unazës së Madhe, e cila është e parikuperueshme”, pohoi Veliaj.

Next Post
Fletët e votimit/ Kompania sllovene e printimit i prezanton problemin KQZ: Kohë e pamjaftueshme!

Fletët e votimit/ Kompania sllovene e printimit i prezanton problemin KQZ: Kohë e pamjaftueshme!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

Sulmi rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, zemërim në Evropë

October 30, 2026
Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

Zelensky njofton goditjen e dy avionëve luftarakë rusë dhe një rakete, paralajmëron për sulme të reja

October 30, 2026
U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

U kap duke fotografuar infrastrukturën hekurudhore, arrestohet një rus në Poloni: I shërbente inteligjencës së huaj

October 30, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Ndryshime në bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj liron nga detyra dy nënkryetarë

October 30, 2026
Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

Protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt në Prishtinë, qytetarët gjuajnë me vezë drejt zyrës së Kurtit

October 30, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Nis ndërtimin parku i parë eolik i Shqipërisë: ç’fitojmë?

October 30, 2026
Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

Udhëheqësja e opozitës në Venezuelë, Maria Machado, bën thirrje për zgjedhje pas kthimit

October 30, 2026
Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

Sherr me grushte dhe karrige në Parlamentin e Armenisë pas debatit mbi “Ministrinë e Seksit”

October 30, 2026
Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

October 30, 2026
Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

Tre të vdekur pas përplasjes së dy helikopterëve në ajër pranë aeroportit të Oregonit në SHBA

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In