• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

29 miliardë lekë të tërhequra nga depozitat, rrezik investimi në fajde dhe ekonomi informale

by Aalison Pearse Stevens
07/09/2016 12:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një vit (korrik 2016/korrik 2015) individët kanë tërhequr rreth 29 miliardë lekë, apo rreth 205 milionë euro, që i kishin si depozita me afat maturimi 1 vjeçar. Vetëm gjysmat mund të kenë shkuar në maturitete më afatgjata, të tjerat kanë dalë nga sistemi. Më i rrezikshëm është përdorimi i tyre për dhënie me fajde, apo investimi në ekonominë informale…

Banka e Shqipërisë ka publikuar të dhënat e detajuara të depozitave në sistemin bankar, sipas llojit të monedhës, afatit të maturimit dhe subjektit që i disponon ato.

Nga të dhënat rezulton se janë depozitat me afat një vjeçar të individëve në lekë, ato që po pësojnë humbjen më të madhe. Në një vit (korrik 2016/korrik 2015) individët kanë tërhequr rreth 29 miliardë lekë, apo rreth 205 milionë euro. Rënia e interesave për kursimet në lekë është arsyeja kryesore që i ka bërë kursimtarët të painteresuar të vazhdojnë të mbajnë paratë e tyre në banka. Aktualisht norma mesatare e interesit për këto lloj depozitash luhatet rreth 1%.

Depozitat me afat 12 mujor në lekë të individëve përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit të kursimeve në lekë që kanë bankat.

Por, dukuria që reflektohet nga shifrat është se këto depozita në më të shumtën rezultojnë që kanë dalë jashtë sistemit, pasi vetëm gjysma e tyre mund të kenë kaluar në maturitete më afatgjata, ku normat e interesit janë disi më të favorshme. Depozitat dy vjeçare dhe mmbi 2 vjet kanë rritur me rreth 15 miliardë lekë gjatë të njëjtës periudhë.

Nuk ka të dhëna të sakta se ku kanë shkuar këto kursime që kanë dalë nga bankat, teksa konsumi vijon të mbetet anemik. Të dhënat paraprake flasin se një pjesë e këtyre kursimeve kanë kaluar në maturitete afatgjata, ose në fondet e investimeve, ndërsa 1 milion euro janë investuar në bursat online, sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare. Më e rrezikshme është përdorimi i tyre për dhënie me fajde, apo investimi në ekonominë informale.

Nga maji i vitit 2013, kursimet e individëve në lekë janë ulur vazhdimisht, në të njëjtën linjë me uljen e interesave të depozitave në lekë. Norma mesatare e interesit të depozitave me afat ishte vetëm 0.78% në korrik, nga 4.28% në maj 2013.

Në total, stoku i depozitave arriti në 980 miliardë lekë në korrik, me një rritje të lehtë me 0.3% në raport me muajin e mëparshëm.  Me bazë vjetore (korrik 2016/korrik 2015) rritja e depozitave është vetëm 1.2%.

Monitor/d.i.

Next Post
I dërgoi letër kërcënuese Ramës, hetohet për terrorizëm autori

Rama: Do të rindërtojmë Teatrin Kombëtar, institucionet e kulturës i ka zënë pluhuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Përplasja për pagat, Sadushi: Vendimet e Kushtetueses të panegociueshme

September 25, 2026
Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

Zbardhet sherri në Lezhë/ Babë e bir u konfliktuan me të plagosurin për pagesën e riparimit të automjetit

September 25, 2026
“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

“Nëna ime ishte kundër tij”, gruaja e Schumacher zbulon sekrete që do të donit t’i dinit

September 25, 2026
Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

Xi Jinping zhvillon bisedime me Donald Trump

September 25, 2026
DREJTËSIA/ Nesër hyjnë në fuqi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rrudhen kompetencat e prokurorëve

Foreign Policy Journal: Reforma në drejtësi e Shqipërisë ka krijuar një pushtet pa llogaridhënie

September 25, 2026
Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

Shpërndanin drogë në Lushnje, arrestohen dy persona. Sekuestrohen kokainë dhe armë zjarri

September 25, 2026
Ministri i Jashtëm italian: Ndërhyrja e SHBA në Venezuelë është e ligjshme!

“Gratë me funde të gjata janë nëna më të mira”, deklarata e Tajanit shkakton reagime dhe protesta

September 25, 2026
Plagosi me thikë 17-vjeçarin! Arrestohet emigranti shqiptar në Greqi

Kërcënoi një grua me foto nudo dhe i mori 15 mijë euro, shqiptari përfundon në polici në Rodos

September 25, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

September 25, 2026
IGJEUM: Vijojnë reshjet e shiut në të gjithë qarqet e vendit, sa do të arrijnë temperaturat

“Shtatori mbyllet me surpriza”, meteorologia: Temperaturat rikthehen mbi 30 gradë

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com