Pallati i famshëm i ndërtuar pranë plazhit te “Shkëmbi i Kavajës” në Durrës ia ka dalë t’i “mbijetojë” lëkundjeve të forta të tërmetit.
Të shumtë janë ata që kanë mbetur të habitur pasi dridhjet e forta të tërmetit shkaktuan krisje në dhjetra pallate e banesa private, por pa shkaktuar dëme të dukshme te pallati i konsideruar si “monstra mbi rërë” që ndodhej shumë pranë epiqendrës.
Ky pallat është plot 28 kate i lartë, por leja e ndërtimit është shkelur duke ia shtuar disa kate pas përfundimit të ndërtimit fillestar. Gjatë shtimit të kateve pjesa e sipërme e pallatit ishte rrethuar me skela, kur edhe ndodhi shembja e një pjese të tyre.
Instituti i Ndërtimit Tiranë ka kryer një studim të këtij pallati dhe ka rekomanduar shembjen, pasi paraqet probleme të shumta./newsbomb

g.kosovari












Ky pallat eshte ne emrin e Enver Shales, por mbas kesaj fshiht Fatmir Limaj kryetari i partisë Nisma ne Kosovë