• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

27 vjet nga masakra e Srebrenicës, PS: Gjenocidi duhet të shërbente si këmbanë alarmi! Fatkeqësisht u shtri në Kosovë dhe u ringjall në Ukrainë

by Java News
11/07/2022 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka përkujtuar masakrën e Srebrenicës duke thënë se historitë tragjike që ndodhën në zemër të Europës duhet të shërbenin si këmbanë alarmi.

Balla thotë se fatkeqësisht, gjenocidi i Srebrenicës u shoqërua me atë që u shtri në Kosovë dhe së fundmi ndodhet në Ukrainë, ku forcat ruse po kryejnë krime të rënda dhe po shkaktojnë tmerre lufte. Balla shkruan se shprehin përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e sinqertë, siç e ka dhe zakoni i shqiptarit, për tërë të lënduarit, të mbijetuarit gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë – Hercegovinë.

“11 KORRIK – Dita e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë

“Mijëra burra të ekzekutuar dhe të varrosur në varreza masive, qindra burra të varrosur për së gjalli, e po aq qindra të gjymtuar e therur, fëmijë të vrarë para syve të nënave të tyre, një gjysh i detyruar të hante mëlçinë e nipit të tij. Këto janë vërtet skena nga ferri, të shkruara në faqet më të errëta të historisë njerëzore”, do të deklaronte Gjykatësi i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Fouad Riad, ndërsa ngrinte aktakuzën penale të Srebrenicës kundër Ratko Mladic dhe liderit serb të Bosnjës gjatë luftës Radovan Karadzic, më 16 nëntor 1995.

Më 11 korrik 1995, qyteti boshnjak i Srebrenicës, i cili kohë më parë ishte shpallur një zonë e sigurt me Rezolutën 819 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, u kap nga forcat serbe të Bosnjës.

Prej atij momenti për disa ditë me radhë, më shumë se 8000 burra dhe djem myslimanë, të cilët kishin kërkuar siguri në këtë zonë nën mbrojtjen e Forcave Mbrojtëse të Kombeve të Bashkuara (UNPROFOR), u ekzekutuan barbarisht nga forcat serbe të Bosnjës të komanduara nga gjenerali Mlladiç dhe nga njësitë paraushtarake që vepronin nën autoritetin e Presidentit të atëhershëm të Republikës Srpska, Radovan Karaxhiç.

Rreth 30,000 gra, fëmijë dhe të moshuar u dhunuan dhe u dëbuan me forcë në një fushatë masive të spastrimit etnik. Në vitin 1999 Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në raportin e tij për rënien e Srebrenicës do të deklaronte se OKB-ja dështoi në zbatimin e mandatit të saj, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të ashtuquajturave ‘zona të sigurta’, dhe kështu ndan përgjegjësinë. Histori tragjike por dhe e turpshme e kohëve moderne mu në zemër të Europës së vlerave të larta njerzore e parimeve demokratike, e cila duhet të shërbente si një këmbanë alarmi ndaj rreziqeve të formave ekstreme të nacionalizmit dhe intolerancës, dhunës dhe tmerreve të luftës që shkaktojnë ato.

Por, fatkeqësisht, gjenocidi i Srebrenicës rezultoi të ishte vetëm uvertura e një genocidi edhe më të gjerë, i cili u shtri pak më pas edhe në Kosovë. Fatkeqësisht gjenocidi u ringjall së fundmi edhe në Ukrahinë, ku forcat pushtuese ruse kanë kryer dhe po kryejnë krime tepër të rënda kundër civilëve të pambrojtur ukrahinas.

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur datën 11 korrik si Ditën e Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Sot perkujtojme dhe nderojme viktimat genocidit në Srebenicë, duke shprehur më së pari dhimbjen e thellë për viktimat dhe traumat njerëzore të shkaktuara nga genocidi serb si dhe përkrahjen e plotë dhe solidaritetin e sinqertë, siç e ka dhe zakoni i shqipatarit, për tërë të lënduarit, të mbijetuarit gjatë luftës së përgjakshme në Bosnjë – Hercegovinë”, shkruan Balla./m.j

Next Post
Meta kujton masakrën e Srebrenicës: Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, e vetmja rrugë për të ecur përpara

Meta kujton masakrën e Srebrenicës: Dënimi i çdo përpjekjeje për mohimin e këtij gjenocidi, e vetmja rrugë për të ecur përpara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

Incidenti me dronët në Gjermani, Finlanda thërret ambasadorin rus për sqarime

September 2, 2026
Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

Ersekë/ I vuri zjarrin tokave përreth, arrestohet 75-vjeçari

September 2, 2026
Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

Kriza për presidentin në Kosovë/ Gazetari nxjerr prapaskenat: Vetëvendosje synon zgjedhjet më 27 dhjetor

September 2, 2026
Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

Tajfuni “Saudel” godet Kinën, stuhi të fuqishme dhe përmbytje, alarmohen autoritetet

September 2, 2026
Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

Krisafi: Presioni ekonomik ndaj Iranit është i jashtëzakonshëm, pyetja është sa do të mund të rezistojë Teherani

September 2, 2026
“Duhet ta ndalin atë luftë idiote”, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) -

Duhet ta ndalin atë luftë idiote, Trump kërkon fundin e përplasjes Rusi-Ukrainë (VIDEO) –

September 2, 2026
Flakët e zjarrit rrezikojnë edhe fshatin Lundrë të Matit, i afrohen banesave!

Alarmi i zjarreve në Shqipëri, 4 vatra ende aktive! Flakët përfshijnë Dajtin, Bulqizën dhe Matin

September 2, 2026
Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik -

Macron dhe Charles III vizitojnë Tapicerinë e Bayeux në Muzeun Britanik –

September 2, 2026
Rregullorja e re e GJKKO, SafeJournalists: Të rishikohet! Kufizohen gazetarët dhe informimi publik

GJKKO nën akuzë për censurë ndaj medias, Kikia: Rregullorja e re cenon lirinë e medias dhe të drejtën e mbrojtjes

September 2, 2026
Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

Sulm në Hormuz, Arabia Saudite akuzon Iranin: Goditet supertankeri “Sidr”, humbin jetën dy marinarë filipinas

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com