• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, një nxitje shtesë për konsolidim shtetëror e ekonomik

by Java News
13/06/2024 23:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

25 vjetori i Çlirimit të Kosovës, një nxitje shtesë për konsolidim shtetëror e ekonomik

Me rezistencën e armatosur të viteve 1998/99 dhe sidomos me aktin e sakrificës vetëflijuese të familjes Jashari, e personifikuar përmes figurës titanike të Adem Jasharit, Kosova njëherë e përgjithmonë me ndihmën edhe të aleatëve e miqëve të saj, e mori fatin në duarte veta, duke i shndërruar gabimet historike në favore gjeopolitike për veten dhe për rajonin. Sepse me çlirimin dhe pavarësimin  e Kosovës, jo vetëm që po mbyllej një vrimë e zezë në Ballkanin Jugprendimor, por po rivendosej një balancë e re e faktorëve politik e kombëtar në Ballkan.

Nga Prof.dr. Skender ASANI

Sot kur kujtojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, si historian dhe si intelektual, e kemi të domosdoshme të bëjmë një bilanc të shkurtër vlerësimesh mbi rrugëtimin e kësaj pjese të kombit, që padrejtësisht kishte ngelur jashtë tërësisë etnike dhe për afro gjysëm shekulli kishte bërë jetë paralele në regjime të ndryshme serbo-jugosllave.

Për historinë, 25 vjet janë pak, por për një komb të ndarë, 25 vjet liri janë një infuzion i çmuar për rimëkëmbjen kombëtare, kulturore, ekonomike e shtetërore, siç ndodhi edhe me Kosovën brenda këtij çerek shekulli, një hark kohor ky i nevojshëm për konsolidimin shtetëror dhe për ndërtimin e strategjive mbi të ardhmen në kuadër të proceseve euro-atlantike.
Ditë më parë, konkretisht më 9 qershor në kalendarin e kujtesës sonë kolektive, para plot 25 viteve në një aeroport sportiv në afërsi të Kumanovës, Serbia nënshkroi kapitulimin pas 78 ditësh sa zgjati bombardimi i NATO-s mbi makinerinë luftarake të regjimi të Milloshevitit dhe me këtë iu dha fund aventures hegjemoniste gati një shekullore të Serbisë në Kosovë.

Kumanova në memorien serbe i ka dy kuptime – në njërën anë frymën triumfaliste pas Betejës së Kumanovës në vitin 1912, atëherë kur Serbia përmes ekspansioneve mbi tokat e fqinjëve e ngriti perandorinë e vet pushtuese, dhe në anën tjetër, gjunjëzimin pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Kumanovës më 9 qershor 1999, që solli edhe shkëputjen defintive të lidhjeve shtetërore-adminstrative të Serbisë me Kosovën.
Gjenaralët dhe politikanët serbë, Marrëveshjen e Kumanovës nuk do të donin asnjëherë ta regjistronin në kalendarin e ngjarjeve historike, sepse kjo datë atyre ua kujton humbjen përfundimtare të Kosovës. Kjo datë, për memorien kolektive serbe, është gozhda e fundit me të cilën po mbyllej një histori e errët, e mbushur me vrasje, shpërngulje, djegie e shkatërrime në Kosovë, por në anën tjetër, Marrëveshja e Kumanovës për historinë më të re të Kosovës paraqet ngjarjen më domethënëse që solli kthesën e madhe, duke krijuar një realitet të ri në terren, dhe një perspektivë krejt tjetër për popullin  e Kosovës.

Paqja e munguar dhe liria e shumëpritur, ishte mbi të gjitha faqja e re e këtij realiteti, e cila po shkruhej me ngjyrën e kuqe të dëshmorëve të rënë në luftën heroike të UÇK-së. Pa këtë luftë dhe pa rezistencën afatgjate të popullit të Kosovës, liria jo vetëm që do të vonohej, por ajo ka rrezikuar të zëvendësohej me ndonjë robëri të re.
Tani kur kujtojmë 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, gjeneratat e reja të lindura brenda këtij çerek shekulli, do të duhej ta dinin se rrënjët e kësaj lirie datojnë shumë më herët. Kthesa e madhe që ndodhi në qershor të vitit 1999, ishte rrjedhojë logjike e ngjarjeve e momenteve historike të cilat cilat kishin ndodhur edhe para 25 viteve, madje qysh pas LDB, atëherë kur pakënaqësia e shqiptarëve të Kosovës të tradhëtuar nga klikat shoveniste serbo-jugosllave kishte filluar të kanalizohej në forma ilegale dhe në rrugë alternative, që si pikësynim kishte formimin e një vetëdije të re politike e kombëtare  të shqiptarëve.
Vitet pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë – NDSH, Grupi për bashkim i Adem Demaçit, demonstrat e1981-shit, janë kapituj shumë të rëndësishëm të rrugëtimit tonë si komb, ku dominonte fryma e mobilizimit kombëtar për një kthesë të madhe që duhej të ndodhte në fund  të viteve nëntëdhjetë, atëherë kur gjithë ky rrugëtim u sublimua në tri shkronja – UÇK.
Me rezistencën e armatosur të viteve 1998/99 dhe sidomos me aktin e sakrificës vetëflijuese të familjes Jashari, e personifikuar përmes figurës titanike të Adem Jasharit, Kosova njëherë e përgjithmonë me ndihmën edhe të aleatëve e miqëve të saj, e mori fatin në duarte veta, duke i shndërruar gabimet historike në favore gjeopolitike për veten dhe për rajonin. Sepse me çlirimin dhe pavarësimin  e Kosovës, jo vetëm që po mbyllej një vrimë e zezë në Ballkanin Jugprendimor, por po rivendosej një balancë e re e faktorëve politik e kombëtar në Ballkan.
Përvjetorët si ky, përpos karakterit festiv, do të duhej të kenë në vete edhe dimensionin  e reflektimit mbi hapat e mëtejmë që duhet hedhur. Kosova lirinë e fituar me gjak e sakrifica duhet ta begatojë me politika kreative shtetndërtuese, duke e bazuar gjithë potencialin institucional e shoqëror në tri shtylla: në forcimin dhe rrumbullaksimin e sovranitetit të plotë në gjithë territorin, në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik e social dhe në konsolidimin e aftësive dhe resurseve të sigurisë.
Duke e konsideruar të mirëqenë aleancën strategjike me qendrat e vendosjes ndërkombëtare, Kosova do ta ketë të sigurt rrugëtimin e saj euro-atlantik nëse i qëndron fuqishëm kursit të reformave institucionale e administrative, luftës kundër krimit dhe korrupsionit dhe ngritjes së kapaciteteve zhvillimore-ekonomike e industriale.
Liria e Kosovës ka çmim dhe në 25 vjetorin e çlirimit ky çmim merr një kuptim të plotë, pasi që frytet e sakrificave sublime tani mund t’i shohim të integruara në jetën e përgjithshme institucionale, shoqërore, ekonimie e kulturore.
Lavdi të rënëve dhe patriotëve të shumtë që sakrifikuan për lirinë e Kosovës!
E përjetshme qoftë Kosova!

(Fjalë e mbajtur në Konferencën shkencore “KOSOVA 1989-1999: ORGANIZIMI DHE QËNDRESA PËR ÇLIRIM” në Institutin e Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë)

Prishtinë, 13, 06. 2024
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Karamuço: Kanë dalë dy video erotike të gocave të showbizit nga telefoni i një personi në kërkim

“Meta dhe Kryemadhi janë ndarë”, Karamuço këshillon çiftin të mos flasin në telefon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria 2024, BB: Rritja ekonomike 3.3%, borxhi publik pritet të bjerë në 58.2%

Nga 3,7 në 3,4 për qind, Banka Botërore ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare

October 6, 2026
Von der Leyen, me Ramën: Shqipëria i mbajti premtimet! Ka ardhur koha për hapjen e negociatave

Plani i ri i Zgjerimit të BE, reagon Kryeministria: Shqipëria konsolidon pozicionin mes vendeve udhëheqëse! Konfirmon reformat, ja 3 elementët

October 6, 2026
Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

Akuza për ryshfet, zbardhen detaje nga arrestimi i administratorit të Inceneratorit të Elbasanit! SPAK kishte regjistruar numrat serialë të kartëmonedhave

October 6, 2026
“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

“M’u lutën që të bëhesha zëvendëskryeministër”- Braçe: Nuk e shikoj Bashkinë e Tiranës si ofiq, por si vend pune! S’dua të bëhem Kryeministër

October 6, 2026
Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

Marrëveshje historike në Hollywood: “Paramount” përmbyll blerjen e “Warner Bros” për 110 miliardë dollarë!

October 6, 2026
Futbolli botëror përsëri në kaos, FIFPro dhe Ligat Europiane hedhin në gjyq FIFA-n për Botërorin e Klubeve

Telashe të tjera për Gianni Infantino, Norvegjia denoncon presidentin e FIFA-s!

October 6, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Harta si tenderat e Ramës”- PS përfshiu në rend dite Reformën Territoriale, PD akuzon: Interes elektoral i kryeministrit, jo për nevojat e qytetarëve

October 6, 2026
“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

“As e shmang dhe as e refuzoj, por…”- Braçe reagon për Territorialen: Ju detyrohem një sqarim çfarë ndodhi dje! Reforma nevojë mirëqeverisjeje, jo vizatim harte

October 6, 2026
“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

“Shqipëria, delja e zezë për paraburgimin”- Zv/ministrja e Drejtësisë: Në 2027 duhet të përafrojmë ligjet me direktivat europiane

October 6, 2026
E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

E bujshme nga media portugeze: Cristiano Ronaldo gati të lërë skuadrën kombëtare!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com