• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25-vjetori i Batalionit të Forcave Speciale, Begaj: I dhatë dinjitet Shqipërisë në NATO

by Java News
17/10/2023 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë sot në ceremoninë e kremtimit të 25-vjetorit të krijimit të Batalionit të Forcave Speciale. Presidenti vleresoi kontributin e dhënë ndër vite nga efektivët e e njësisë elitë e Forcave të Armatosura.

“Krijimi i kësaj strukture 25 vjet më parë erdhi jo vetëm si domosdoshmëri e kohës por edhe si rrjedhojë e natyrshme e vizionit tonë euro-atlantik. Batalioni juaj ishte përpjekja jonë e parë për t’u bërë asokohe pjesë e aleancës më e suksesshme ushtarake në botë.”

Në cilësinë e Komandatit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Presidenti Begaj shprehu mirënjohje ndaj këtij batalioni për përfshirjen në misione dhe operacione nga ato luftarake paqeruajtëse deri tek ato humanitare. Efektivat e këtij batalioni kanë shërbyer me sukses në Afganistan, Irak, Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë, duke i dhënë Shqipërisë dinjitet si anëtare e NATO-s.

“Natyrisht, përpjekjet tona do të ishin pa vlerë nëse ju nuk do të tregonit këmbëngulje, përkushtim, profesionalizëm dhe atdhedashuri në misionet tuaja të vështira. Kudo ku keni shërbyer jashtë vendit, në Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Irak dhe Afganistan, apo brenda vendit në ndihmë të popullsisë gjatë emergjencave civile, ju e keni lartësuar emrin e Shqipërisë si anëtare e denjë e NATO-s dhe emrat tuaj si profesionistë në vijën e parë të sigurisë.”

Presidenti falenderoi partnerët strategjikë për modernizimin e Batalionit të Forcave Speciale, ndërsa theksoi se trajtimi për efektivët do jetë në qendër të vëmendjes për të garantuar një strukurë të aftë, profesioniste të ndërveprueshme me aleatët dhe të përkushtuar ndaj detyrës dhe atdheut.

Duke iu referuar zhvillimeve më të fundme në fushën e sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare, Presidenti u shpreh se pasojat e këtyre konflikteve mbartin potencialin e përhapjes edhe në rajone të tjera. Kreu i shtetit vlerësoi kontributin që NATO jep nëpërmjet misionit KFOR për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në rajon.

“Ne do të vijojmë të ndërtojmë marrëdhënie multilaterale, të zhvillojmë partneritete strategjike brenda kornizës euro-atlantike dhe të ruajmë sovranitetin tonë, duke promovuar paqe dhe harmoni. Roli dhe kontributi i forcave të armatosura në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Prandaj investimi te ju, është investim direkt te siguria e vendit, tek e ardhmja jonë e përbashkët.”

Presidenti Begaj përforcoi qëndrimin se Shqipëria mbetet kontributor i paqes dhe sigurisë në rajon me orientim të pakontestuar në linjëzimin euro-atlantik.

Next Post
Franca pezulloi liberalizimin e vizave për Kosovën, gabim në përkthim?! Reagon zyra e Macron: Mbetet e hapur…!

Franca pezulloi liberalizimin e vizave për Kosovën, gabim në përkthim?! Reagon zyra e Macron: Mbetet e hapur…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

Polarizohet konsumi në Shqipëri, Tirana i vetmi qark mbi mesataren kombëtare në 2025

October 7, 2026
Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

Tre vjet nga 7 Tetori! Izraeli përkujton viktimat, vendi zhvendoset djathtas

October 7, 2026
Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

October 7, 2026
Pas vizitës në SHBA, Rama u drejtohet sot shqiptarëve nga aeroporti “Nënë Tereza”

Rama uron Justina Shiroka-Pulën: Zgjedhja si presidente, në një fazë sfiduese për Kosovën

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com