• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

25 këshilla për t’iu ndihmuar të arrini qëllimet tuaja

by Java News
15/10/2016 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ne të gjithë duam të jetojmë një jetë të lumtur dhe të suksesshme. Dhe për ta bërë këtë, shumica prej nesh vendosim edhe qëllime që duam t’i arrijmë shpejt ose vonë në jetën tonë. Pavarësisht nëse këto synime të dëshiruara janë të lidhura me jetën tonë familjare, karrierën, studimet, jetën sportive, apo ndonjë çfarëdolloj vetë-përmirësimi, arritja e tyre është një nga çelësat e jetës së lumtur që duam të kemi.

Mjerisht, ka shumë njerëz të cilët për arsye të ndryshme, dështojnë në mënyrë të vazhdueshme të pëmbushin qëllimet e tyre. Në fakt, ka edhe shumë të tjerë që s’kanë asnjë aspiratë apo vizion. Këta të fundit zakonisht jetojnë pa ndonjë pretendim, duke kryer një punë pa ndonjë perspektivë dhe përsëritur saktësisht çdo ditë rutinat e tyre të mërzitshme.

Për të shmangur këtë shpërdorim të tmerrshëm të kohës së çmuar që ju është dhënë, është e rëndësishme të keni disa ëndrra dhe qëllime në jetën tuaj, dhe më e rëndësishme akoma t’i ndiqni ato. Nëse jeni një nga ata që hasin vështirësi në realizimin e qëllimeve që i keni vendosur vetes, atëherë lexoni më poshtë 25 këshilla që do t’iu ndihmojnë në arritjen e synimeve tuaja.

25. Merrni një angazhim. Arritja e çdo objektivi kërkon një angazhim të madh. Nëse ju mungon angazhimi për qëllimet që i keni vendosur vetes, s’do të arrini kurrë t’i realizoni ato. Ju duhet ta filloni procesin nga e para ose të vendosni një objektiv tjetër.

24. Shfrytëzoni pjesën më të madhe të kohës tuaj. Koha është një nga të paktat gjëra në jetën tonë që s’mund të kthehet pas, dhe kjo është arsyeja pse është e domosdoshme ta shfrytëzojmë pjesën më të madhe të saj, duke u përqëndruar tek gjërat që na çojnë më afër qëllimeve tona.

23. Thjeshtojini qëllimet tuaja. Është diçka e mirë të keni synime të mëdha, por ndonjëherë është më mirë t’i ndani ato në grupe synimesh të vogla, të cilat do të jenë më të lehta për t’u përmbushur.

22. Jini të dobishëm për të tjerët. Është mëse e vërtete ajo thënia e vjetër “Jepni dhe do të merrni”. Nëse ndihmoni njerëzit e tjerë të arrijnë qëllimet e tyre, ata mund t’iu ndihmojnë të arrini tuajat.

21. Mendo pozitivisht. Kjo tingëllon si një klishe, por të qënit pozitiv mund t’iu ndihmojë vërtet të mbërrini qëllimet tuaja. Pesimizmi dhe të menduarit negativisht, mund të sabotojnë të gjithë proçesin.

20. Motivimi mund të ketë më shumë rëndësi se talenti. Talenti shpesh mbivlerësohet. Njerëz të talentuar nuk do të ketë sukses në jetën e tyre, nëse s’kanë motiv dhe vendosmëri të mjaftueshme në çdo gjë që bëjnë.

19. Ndiqni gjurmët e progresit tuaj. Kjo shumë e rëndësishme, pasi ju kujton përherë se përpjekja juaj s’ka qenë e kotë dhe ju motivon për të vazhduar më tej.

18. Mundohuni të merreni në fillim me detyrën më të vështirë. Nëse e pëballoni atë me sukses, çdo gjë tjetër do të jetë shumë më e lehtë.

17. Mos ua vini veshin mohuesve. Nëse ju tregoni njerëzve mbi ambicjet dhe planet tuaja, shumë prej tyre me siguri do të përpiqen t’iu largojnë nga ndjekja e ëndrrave tuaja. Injorojini ata, dhe dëgjoni zërin tuaj të brendshëm që thotë se mund ta bëni këtë.

16. Mos kini turp të kërkoni ndihmë. Qëllimet tuaja mund të jetë personale, por kjo s’do të thotë që duhet të mbështeteni vetëm tek vetja ndërsa punoni për arritjen e tyre. Kërkimi i ndihmës apo mbështetjes nga dikush që ju i besoni është absolutisht diçka normale.

15. Tregoni miqve dhe familjes tuaj. Llogaridhënia para miqve dhe familjes tuaj, do t’ju motivojë të përmbushni atë që keni vendosur të bëni.

14. Shkruajeni në kalendarin tuaj. Nëse caktoni një datë të caktuar për qëllimin tuaj, keni më shumë gjasa për të arritur atë, ndërsa do t’iu nxisë të bëni diçka tjetër.

13. Jini realistë. Mos u detyroni që pas një dështimi të vendosni qëllime, të cilat janë padyshim përtej aftësive tuaja. Është diçka normale të keni ëndrra të mëdha, por ato duhet të jenë të arritshme për ju.

12. Mos kini frikë të rishqyrtoni dhe rishikoni planet tuaja. Është normale të bëni ndryshime dhe modifikime të qëllimeve tuaja, për sa kohë që ato mbështesin atë që kërkonit fillimisht të bënit.

11. Sigurohuni të kremtoni çdo sukses. Festimi i çdo suksesi që arrini gjatë rrugës drejt qëllimit përfundimtar, do ta bëjë më të lehtë e më të këndshëm ecjen përpara drejt tij.

10. Mos u sforconi të jeni normalë. Vetëm ata që janë të vendosur për të qenë mbi mesataren, mund të arrijnë gjëra mbi mesataren në jetën e tyre.

9. Mësoni nga gabimet tuaja. Nëse keni bërë një gabim gjatë përpjekjes për të arritur qëllimin tuaj, mësoni prej tij dhe bëni më mirë herën tjetër. Mos u dekurajoni nga dështimi.

8. Sigurohuni të njihni realisht anët e forta dhe dobësitë tuaja. Kjo është thelbësore kur vendoset një qëllim.

7. Mos u shpërqëndroni nga idetë e reja. Qëndrojini qëllimit tuaj original, dhe ndiqni vetëm një rrugë deri në fund.

6. Jini këmbëngulës. Mundohuni të bëni të paktën një hap të vogël drejt secilit nga qëllimet tuaja, çdo ditë apo javë.

5. Njihni qëllimin tuaj. Vendosja e një qëllimi është një gjë, por njohja se pse vërtet doni ta arrini atë është gjithashtu shumë e rëndësishme, pasi do t’iu motivojë të vazhdoni të ecni përpara në momentet më të vështira.

4. Identifikoni pengesat e mundshme. Mendimi paraprak mbi pengesat e mundshme, iu jep mundësi për të dalë me disa ide mbi atë sesi do t’i përballoni ato.

3. Imagjinoni për një moment çdo ditë çfarë ndjesie e shkëlqyer do të jetë pasi të keni mbërritur qëllimet tuaja. Kjo mund të rrisë ndjeshëm motivimin dhe vendosmërinë tuaj për të mos hequr dorë dhe vazhduar deri në fund.

2. Vendosni qëllimet tuaja në një mënyrë të tillë, që të mund të lidhen drejtpërdrejti me besimet dhe pasionet e jetës tuaj. Kjo do t’i bëjë ato më të arritshme për ju.

1. Mbani një foto të asaj që dëshironi. Parja e fotoje që tregon atë që përpiqeni të arrini (qoftë kjo një një makinë të re apo një trup muskukoz) do t’iu ndihmojë të qëndroni të fokusuar tek qëllimi.

Next Post
Aksident i tmerrshëm në MotoGP, Lorenzo bëhet për spital

Aksident i tmerrshëm në MotoGP, Lorenzo bëhet për spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

September 28, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

September 28, 2026
Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

Alarm për bombë në Harvard, evakuohet zona pranë “Memorial Hall” dhe pezullohen linjat e autobusëve

September 28, 2026
Shkarkimi i Ristanit, Spaho: Tirana është e qelbur nga plehrat më shumë se kurrë!

“Mazhoranca nuk është lëkundur”- Edmond Spaho: Opozita di të bëjë vetëm zhurmë në Kuvend! Kryeministri dorëhiqet vetëm nëse…

September 28, 2026
“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

“Shqipëria s’është i vetmi vend i NATO-s që ka ndodhur”- Skandali me SHISH, ekspertja kanadeze e sigurisë: Zbuloni nëse ka të bëjë me një individ, apo me…

September 28, 2026
Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

Makina ‘përpihet’ nga flakët në mes të Elbasanit, qytetarët vrapojnë nën panik! S’ka të lënduar, ja për çfarë dyshohet

September 28, 2026
Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

Lidhja e bregdetit me zonat e brendshme, ministri Gonxhja shpalos planin për zhvillimin e turizmit! BB dhe BERZH japin grant 3 mln USD

September 28, 2026
Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për  zjarrvënie të qëllimshme

Zjarr i madh në pyjet e Matit, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin dhjetëra hektarë! Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Drejtësia e re si sindikatë e vjetër

September 28, 2026
Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

Tragjedi në Angli, nëna dhe 3 fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë!

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com