• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Më 25 gusht Edi Rama mbledh Asamblenë e PS: Administrata në fokus

by Java News
05/08/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste në fund të muajit gusht do të mbledhë Asamblenë, ku do të diskutohet mbi planin katër vjeçar qeverisës. Sipas burimeve të “Gazetës Sot” në selinë rozë, ende nuk ka një datë zyrtare se kur do të mblidhet Asambleja, por bëhet e ditur se 25 gushti është data që po diskutohet dhe që shumë shpejt pritet të vendoset. Përpara se kryeministri të krijojë kabinetin e ri qeveritar, ka vendosur që të diskutojë me deputetët.

Sipas burimeve, aty do diskutohen disa çështje, ku më e rëndësishmja është analiza e zgjedhjeve. Mësohet se 5 grupet e punës të ngritura nga Rama pak ditë më parë po i mbyllin raportet e tyre dhe po ia dorëzojnë kryeministrit. Në korrik, Rama ngriti një grup pune për reformën në administratë, një grup për analizën e rezultatit në zgjedhje, një grup për aktivitetin parlamentar, një grup mbi nevojat ekonomike e sociale dhe mbi burimet njerëzore të PS dhe një grup mbi dokumentet që u kërkohen qytetarëve në zyrat e shtetit.

Secili prej krerëve të këtyre grupeve në Asamble do të prezantojë të dhënat e raportit, ku më i rëndësishmi është ai mbi analizën e rezultatit të zgjedhjeve sepse ka të bëjë me vetë angazhimin e partisë. Po ashtu, aty Rama pritet që të publikojë dhe emrat e parë të ministrave dhe kreun e Kuvendit, apo dhe kreun e grupit parlamentar. Nëse Gramoz Ruçi merr drejtimin e Parlamentit, emri që përflitet si kryetar grupi është ai i Taulant Ballës.

Sa i takon situatës aktuale, të gjithë grupet janë drejt fundit dhe pasi të mbyllin raportet do ia dorëzojnë kryeministrit, i cili do jetë i vetmi në dijeni të tyre. Më pas në Asamble do bëhet një përmbledhje e gjetjeve dhe më pas do ngrihet një grup pune për secilin sektor për të vijuar me hapat e mëtejshëm.

Nëse marrim administratën, në bazë të raportit që do sjellë Niko Peleshi dhe anëtarët e tjerë do hartohet dhe strategjia e reformës. Fillimisht do nisë shpërndarja e formularëve në të gjithë administratën dhe do pyetet secili punonjës. Ndërkohë sa i takon situatës në PS, në bazë të rezultatit të zgjedhjeve do përcaktohet dhe qeveria e re.

Në Asamble, Rama pritet që të bëjë fakt të kryer këtë gjë, duke vendosur të shpërblejë ata që dolën shumë mirë në zgjedhje. Ndërkohë do merret vendimi se çfarë do të ndodhë me zonat ku pati rezultat të dobët. Mbetet të shihet nëse do ketë zgjedhje për kryetarët e degëve, do ketë largime, apo thjesht do kërkohet më shumë vëmendje. Zonat që dolën më dobët janë: Elbasani, Korça, Kavaja dhe Dibra.

Spastrimet në administratë

Çështja më e rëndësishme që po pritet nga qeveria e re është administrata. Në fushatë kryeministri kërkoi mbi 71 vota për të dërguar për skrap tepsinë e pushtetit dhe qytetarët ia besuan dhe për 4 vite të tjera. Për këtë arsye, sinjalet janë dhënë se në shtator do të ketë tërmet në administratën shqiptare. Aktualisht, 3 janë institucionet që ka nisur reforma: hipotekat, spitalet dhe tatimet.

Por në shtator do ketë furtunë në të gjitha nivelet. Pasi të jetë analizuar raporti i hartuar nga grupi për situatën në administratë do ndërtohet dhe strategjia se si do të procedohet. Mësohet se të parët që do e pësojnë do të jenë punonjësit e LSI. Deri më tani ka pasur largime në nivele drejtorësh, por shumë shpejt spastrimet do i përfshijnë të gjitha nivelet, nga punonjësi më i ulët te shefat. Në Asamble do hidhen dhe piketat e para të reformave që do nisë PS.

 

Next Post
Michie gati për plazhin e gushtit

Michie gati për plazhin e gushtit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

Kaosi me fluturimet/ Të pasurit po paguajnë deri në 350,000 dollarë për t’u larguar nga Lindja e Mesme me charter

March 4, 2026
Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

Vetëvendosja propozoi Konjufcën për president, Haxhiu: S’mund të thërras seancë pa dy kandidatë

March 4, 2026
SHBA godet gati 2 mijë objektiva në Iran. Kongresi amerikan vendos sot për luftën

Konflikti në Lindjen e Mesme, eksperti: Lufta është përshkallëzuar. Do të ndikojë në balancat politike

March 4, 2026
Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

Sa po i kushton Izraelit konflikti me Iranin?

March 4, 2026
Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

Përse vendet e NATO-s po distancohen nga lufta e SHBA-ve në Iran, me përjashtimin e Shqipërisë dhe Holandës

March 4, 2026
Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

Gonzato: Krimi i organizuar kërcënon ekonominë dhe besimin tek institucionet në Shqipëri

March 4, 2026
Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

Protestat e dhunshme të Berishës, Lleshaj: Përdorimi i molotovëve shenjë dëshpërimi!

March 4, 2026
Moti për sot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, temperaturat mbeten të pandryshuara

Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

March 4, 2026
LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, vjen reagimi nga LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

March 4, 2026
Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

Shefi i sigurisë iraniane paralajmëron SHBA: Vrasja e Khamenei do ju kushtojë shtrenjtë

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In