• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

24 orë nga jeta e Berishës që tregojnë gjithë jetën e tij

by Mero Baze
03/05/2022 20:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka tre ngjarje brenda 24 orësh, të cilat e vendosin Sali Berishën në pozita poshtëruese dhe shpjegojnë gjithë jetën politike të tij, institucionin e “kryetarokratit”, të anti-amerikanit dhe dhunuesit të lirisë së shtypit.

E para dhe më e rënda, është se pas  31 vitesh në krye të Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se  i ka shpallur luftë “kryetarokracisë”, duke kandiduar përsëri për kryetar. Nëse ka një rast ku “kryetarokracia” duhet të jepet si leksion në literaturën botërore të shkencave politike është rasti i Sali Berishës, i cili pas shkatërron një parti duke qenë 31 vjet tutor i saj, rikandidon për ta drejtuar përsëri në emër të luftës kundër “kryetarokracisë”.

Por duke qenë një histori që tenton të përsëritet si farsë,  Sali Berisha ka ndjerë se të vetmin “kryetarokrat” që po refuzon opozita, është ai. Shumica e deputetëve i bojkotuan mitingun e 30 prillit dhe shumica e atyre që shkuan po ankohen se u ka vjedhur votat “fisi Berisha”, që ka përfunduar një e treta si anëtar i Këshillit Kombëtar të tij.

Ai është po ashtu i refuzuar nga shumica e mbështetësve në shtyp që pati deri më 30 prill dhe nga gjithë bota perëndimore dhe aleatët historik të PD, përjashto një emigrante shqiptare në SHBA dhe Tritanin që flet në emër të disa shteteve fqinje.

Dhe pikërisht pse të gjitha këto i kanë ndodhur ngaqë atë e konsiderojnë një “kryetarokrat”, ai vendos që sot ta quajë ditën kundër kryetarokracisë. Në fakt kjo ditë duhet shpallur “Festa e Kryetarokracisë”.

E dyta, ishte ajo që ndodhi sot në Kuvend pas fjalës së presidentit ukrainas Zelenski. I kompleksuar nga lufta me SHBA dhe në aleancë të hapur me autokratët pro rus të rajonit dhe Lindjes, Sali Berisha vendosi të bëhej radikal dhe të kërkonte largim të ambasadorit rus nga Shqipëria, ndërprerje marredhëniesh e marrëzi të tjera.

Shqipëria ka një politikë të jashtme të koordinuar me SHBA dhe vendet e Bashkimit Europian dhe nuk është as pararoja e tyre dhe as plangprishësja e tyre.

Nëse ata i shpallin luftë Rusisë, i shpall dhe Shqipëria, nëse ata vendosin sanksione, vendos dhe Shqipëria, nëse ata ndihmojnë, ndihmon dhe Shqipëria. I vetmi problem që ka Shqipëria në lidhje me Perëndimin, është Sali Berisha.

Përpjekja e tij e sforcuar që të mos ngjante në sallë si problem i Perëndimit, tregon së paku se e di çfarë njolle turpi është për Shqipërinë. Por kur shikon se nga ky kompleks që ka, ai sillet sikur po mbron Perëndimin nga Edi Rama, e kupton çdo të thotë të mos kesh turp nga asgjë.

E treta, meqë ka lidhje dhe me lirinë e shtypit, është mbrëmja e djeshme. Sali Berisha ka sulmuar me egërsi dy publicistë popullorë shqiptarë, Preç Zogaj dhe Baton Haxhiun.

I pari, Zogaj, është një publicist veteran, nga më të lexuarit në vend, që ka bashkëjetuar me politikën në karrierën e tij 40- vjeçare si publicist, poet dhe politikan. Dhe në këtë bashkëjetesë ai ka paguar çmim të hidhur më shumë se nga kushdo tjetër, nga vet Sali Berisha.

Dje ai ju turr përsëri si bisha, vetëm pse Zogaj ishte koherent në qëndrimet e veta, ndaj gabimeve që ka bërë PD nën diktatin e Berishës.

E njëjta gjë dhe me Baton Haxhiun, ndaj të cilit përdor edhe një gjuhë raciste. Askush nuk reagon për këtë dhunim publik që ai i bën kujtdoi që flet kundër tij.

Ky njeri që u gdhi sot duke mallkuar gazetarë, në drekë sulmon pushtetin për indeksin e lirisë së shtypit që paska pësuar rënie. Por përderisa në këtë vend quhet shtyp televizioni i djalit të Sali Berishës dhe portali i tij, jo 20, por 120 vende duhet të zbresësh Shqipërinë nga indeksi botëror i lirisë së shtypit, pasi është modeli se si një media e financuar nga paratë e vjedhura të shqiptarëve, tërësisht jo profesionale dhe gjobëvënëse, përpiqet të krijojë modelin e shtypit shqiptar.

Ka 31 vjet kryetar partie, rikandidon për kryetar dhe thotë që po lufton kryetarokracinë.

Ka 31 vjet në luftë me çdo ambasador amerikan në Shqipëri duke kërkuar t’i shpallë “non grata” duke u identifikuar me anti-amerikanët e globit, dhe sot kërkon të duket pro amerikan duke sulmuar ambasadorin rus.

Ka 31 vjet që dhunon gazetarë, kryen sulme asgjesuese ndaj redaksive të gazetave kritike, burgos gazetarë dhe është i vetmi politikan i rajonit, i gjallë (pasi Milosheviqi ka vdekur) që është shpallur “Armik botëror i shtypit” dhe sot vajton për lirinë e shtypit duke qenë dhe pronar shtypi.

Mjafton 24 orë nga jeta e këtij njeriu për të kuptuar gjithë hipokrizinë e jetës së tij.

Next Post
Rithemelimi nis zgjedhjet për kreun e degës në Fier, Selenicë dhe Fushë-Krujë. Ja kandidatët

E paprecedentë/ PD me dy Këshilla Kombëtare, deputetët pjesë e të dy strukturave, partia së shpejti me 2 kryetarë, 2 kryesi e 2 sekretariate

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

E pazakontë, vidhen 30 mijë shishe verë ne Itali, vlera 5 milionë euro!

October 9, 2026
Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

Vizita e ish-kancelarit Schroder për ditëlindjen e Putin në Rusi, kancelari Merz me akuza të forta: Absolutisht imorale, jam i indinjuar!

October 9, 2026
Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

October 9, 2026
EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

EMRAT/ Nga Pisa në SHBA, arrestohen 2 të shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, akuzohen për vrasje dhe grup kriminal! Pritet dhe ekstradimi

October 9, 2026
“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

“Karriera do varet nga performanca”- Rama prezanton “Shkallën e Meritës” dhe paralajmëron “ata që nuk punojnë”: Transformim i Administratës

October 9, 2026
“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Qëllim merita dhe performanca

“Javën e ardhshme krijojmë Ministrinë e Administratës Publike”- Kryeministri Rama njofton portofolin e ri në Qeveri: Qëllim merita dhe performanca

October 9, 2026
Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

Ish-ministri Hasani: Beogradi prej 6 muajsh pa ambasador, të forcohet diplomacia shqiptare në rajon

October 9, 2026
“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

“E kam nusen e vëllait”- Dhoma e Avokatisë ‘fal’ juristin që theu bojkotin për të mbrojtur nënën me fëmijën 4 muajshe!

October 9, 2026
Vaksina e personalizuar kundër kancerit jep rezultate pozitive në “Fazën 3” -

Alarm për virozat dhe gripin! Nis aplikimi i vaksinës, 280 mijë doza për të shmangur komplikacionet

October 9, 2026
Sulmuan me ujë e vezë drejt Ramës gjatë votimit për Territorialen në Kuvend, grupi i PS kërkon përjashtimin e Bardhit dhe Balliut me 60 ditë (FOTO)

PS kërkon përjashtimin për sulmin në Parlament, reagon Bardhi: Jo 60 ditë, por bëjeni 4 vjet! Frikën e Ramës nuk keni për ta zhdukur dot!

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com