• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

23 të vdekur nga tërmeti në Durrës/ Prokuroria: Hetime edhe aty ku nuk pati viktima, përgjegjës janë njerëzit

by Java News
14/12/2019 14:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Durrësit ka lëshuar urdhër arresti për 18 persona, pas hetimeve të kryera nga tërmeti i 26 nëntorit, me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda, ku humbën jetën 51 persona.

Prokuroria e Durrësit bënë me dije se nga hetimet e kryera deri në këtë fazë, ka rezultuar se ndaj 18 personave të urdhëruar për tu ndaluar ekzistojnë prova se kanë konsumuar veprat penale “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”,etj.

Prokuroria konkludon se pasojat e tërmetit, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Lidhur me procedimin penal nr.2466/2019 dhe procedime të tjera që lidhen me dëmet e shkaktuara gjatë lëkundjeve të tërmetit datë 26.11.2019,

Në mëngjesin e datës 29 nëntor, Prokuroria e Durrësit, ka regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.2466, viti 2019, i cili fillimisht bën fjalë për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Shpërdorimi i detyrës” te parashikuara nga nenet 199/a/3 dhe 248 i Kodit Penal.

Më konkretisht, në datë 26.11.2019, ora 03:54, në Durrës dhe rrethinat e tij, ka rënë një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda. Si pasojë e këtij tërmeti janë dëmtuar një numër i konsiderueshëm banesash dhe objektesh të tjera, si dhe kanë gjetur vdekjen 23 persona në zonën e Durrësit.

Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë hetimore ka rezultuar se ndaj 18 personave të urdhëruar për t’u ndaluar ekzistojnë dyshime të bazuara në prova se kanë konsumuar veprat penale të “Vrasjes me dashje”, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, “Shpërdorimit të detyrës”, “Falsifikimit të dokumenteve”, etj, të parashikuara nga nenet 76,79/dh,248,186/3 të Kodit Penal.

– Nga ana e ndërtuesve formal dhe informal të këtyre objekteve ndërtimi, ka rezultuar se në kundërshtim me rregullat dhe normat në fushën e ndërtimit dhe konkretisht ku për shkak të dëmtimit në strukturën e objekteve, ka sjell si pasojë vdekjen e disa personave të ndarë sipas objekteve përkatëse. Për këto veprime dyshohet se këta persona kanë kryer elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, parashikuar nga neni 79 germa “dh” të Kodit Penal.

– Nga ana e funksionarëve publikë në zyrat e Aluiznit, IMT, Shtëpisë së Pushimit, janë kryer veprime në kundërshtim me ligjet përkatëse të fushës që ata mbulojnë duke sjellë për rrjedhojë kryerjen e veprimeve në kundërshtim me ligjin nr.9482 date 03.04.2016 i ndryshuar “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, për regjistrimin e objekteve pa i plotësuar kushtet tekniko ligjore të tij, duke sjellë pasoja në jetët e njerëzve.

– Nga ana e subjekteve projektues, mbikëqyrës punimesh, kolaudues tek ndërtimet me leje janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe aktet nënligjore në fushën e ndërtimit por një pjesë prej tyre nuk jetojnë dhe është e pamundur ligjërisht për të kryer hetime ndaj tyre.

Nga ana e organit të prokurorisë po i kushtohet një kujdes i vazhdueshëm ndjekjes së hetimeve lidhur edhe me objektet e dëmtuara në të cilat kanë ardhur pasoja të lehta për shëndetin e qytetarëve, si dhe në objektet në të cilat janë shkaktuar dëmtime të rënda materiale. Siç jeni në dijeni drejtpërdrejtë nga tërmeti janë shkaktuar 23 viktima, kanë ndodhur dëmtime të rënda të objekteve dhe banesave të një numri të madh qytetarësh dhe nga ana e Organit të Procedimit është ndërhyrë që krahas sigurisë publike për shëndetin e njerëzve të sigurohen edhe provat e nevojshme në vijim të hetimeve që lidhen me provat materiale të elasticitetit të materialeve të hekurit të përdorur, forcës se betonarmeve, si dhe cilësisë së materialeve të tjera të ndërtimit.

g.kosovari

Next Post
Pas Ramës në Laç edhe Basha: Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan, kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve

Pas Ramës në Laç edhe Basha: Tërmeti nuk i ndau njerëzit, por qeveria po i ndan, kriminale që qeveria të rrezikojë jetën e qytetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In