Policia e Shtetit ka bllokuar 70 predha në tunelet e Qafë-Shtamës. Mësohet se predhat ishin përgatitur nga banmorët për t’u demontuar në mënyrë që të tregtoheshin për skrap.
Pas sinjalizimeve të marra, policia bëri bllokimin e predhave të vjetra të cilat përbëjnë rrezik të lartë.
Mësohet se drejt Matit janë nisur ekspertë xhenierë nga Tirana./a.m.









