• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

225 mijë $ për McGonigal? Ndreca: Nëse do kishte korrupsion, do arrestohej edhe shqiptaro-amerikani

by A R
26/01/2023 22:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Juristi Plarent Ndreca thotë se nuk ka korrupsion në dosjen për ish-zyrtarin e lartë të FBI, McGonigal, ku përmendet se ka marrë 225 mijë Dollarë nga shqiptaro-amerikan Agron Nezaj. Aludimet në media se paratë janë dhënë për të hetuar opozitën shqiptare pas takimit që McGonigal pati me Kryeministrin Rama, Plarent Ndreca thekson se këto akuza nuk qëndrojnë.

I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, Ndreca theksoi se në dosjen e McGonigal ka vetëm 3 akuza, që janë falsifikim dokumenti, mosdeklarime dhe deklarime të rreme.

Sipas tij, FBI ka hetuar dhe nuk ka dalë në konkluzione për korrupsion nëse paratë do të ishin përdorur për çështje lobimi nga Shqipëria.

Plarent Ndreca: Akuzat janë vetëm 3 që kanë të bëjnë me falsifikim domumenti, mosdeklarime dhe deklarime të rreme. Këto janë 3 akuzat që bëhen për zyrtarin e FBI-së. Faktet që ka përmendur janë në funksion të akuzave që kanë lidhje me mosdeklarimin. Ka takuar këtë nuk e ka deklaruar, ka marrë ca para dhe nuk i ka deklaruar, ka shkuar dhe bërë një takim për çështje të caktuara dhe nuk i ka deklaruar. Kanë lidhje me pozicionin e një funksionari shtetëror, si në Shqipëri. Ky e ka thyer këtë raport me shtetin e tij dhe me funksionin që ka mbajtur dhe për këë arsye është akuzuar.

Blendi Fevziu: Neza që jep 225 mijë Dollarë, pse nuk hetohet?

Plarent Ndreca: Është hetuar, sepse FBI ka hetuar paranë, FBI është shumë e qartë për paratë, për shumë e parave, dhe madje është e qartë se ku janë dhënë. Ka filluar hetimi në 2017, ka hetuar për një periudhë kaq të gjatë kohe, prezumon ligjërisht që ata e kanë ezauruar edhe këtë moment në lidhje me korrupsionin. Sepse ata janë shumë të qartë që thonë se Kryeministri i Shqipërisë është takuar, është marrë informacion nga Shqipëria për një lobim në Amerikë, çështje lidhur me një parti që s’është e Kryeministrit të Shqipërisë, pra janë të qartë si pozicione politike, dhe kjo nëse do ishte korrupsion ata nuk do mbeteshin më tek deklarimet e rreme, do shkonin tek korrupsioni sepse të marrësh para për të bërë një detyrë shtetërore është korrupsion. Është dhe aktiv, është dhe pasiv. Çka domethënë nëse paratë do ishin për të ushtruar një detyrë apo për ta bërë detyrën siç kërkohet nga ai që jep paratë, do dënoheshin të dy, si A-ja, si funksionari.

/a.r

Next Post
Zgjedhja e Dumanit, ambasadorja e BE në Tiranë: E mirëpresim, duhet efektivitet nga SPAK për suksesin e Reformës në Drejtësi

A do të ketë “non grata” nga BE për politikanë shqiptarë? Ambasadorja shpjegon rregullat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Bitcoin në rënie, pasiguria gjeopolitike godet tregjet e kriptomonedhave

March 1, 2026
VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

VIDEO / Sulmi ndaj Vilës 31, Rama: Turp i madh, mund të kishte sjellë edhe tragjedi

March 1, 2026
Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

Muaji kuqezi! Sfida historike për ekipet kombëtare, kalendari i ndeshjeve

March 1, 2026
Bollino apelon: Italia t’ia rikthejë solidaritetin me disa nga vaksinat e saj Shqipërisë

E frikshme kur Sali Berisha koncepton edhe vrasjen për të rimarrë pushtetin

March 1, 2026
Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

Preket edhe Shqipëria, nga nafta te tregjet e kapitalit, efektet domino nga konflikti në Lindje

March 1, 2026
Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

Rama shkarkon Ilir Prodën! Ja kush e merr drejtimin e Policisë së Shtetit

March 1, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Mbi islamofobinë si sëmundje

March 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 2 Mars 2026

March 1, 2026
Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

Alireza Arafi zgjidhet udhëheqës i Përkohshëm i Iranit

March 1, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Putin: Vrasja e Khameneit, cinike! Shkel ligjin ndërkombëtar

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In