• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

21-vjeçari humbi jetën në aksidentin tragjik në Greqi, motra: Do ta sjellim në Shqipëri të prehet pranë babait!

by
21/09/2021 10:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së hënës në ishullin e Kretës pas një aksidenti tragjik me motor. Mediat në Greqi kanë marrë tashmë detaje nga familjarët e Erdi Rushitajt.

I riu shqiptar ndërroi jetë bashkë me një shokun e tij 17-vjeçar pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një shtyllë dritash në rrugë. Sipas raportimeve, Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë.

Motra e të riut është shprehur: “Nuk dua të besoj se nuk do ta shoh më kurrë vëllain tonë të vogël…Është shumë e vështirë për të gjithë ne. Mësuam se çfarë kishte ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit kur disa nga miqtë e tij erdhën këtu për të na informuar. Na kishin fikur celularët dhe ata erdhën këtu. Kjo që ndodhi është tragjike.”

Po ashtu, motra e të riut ka treguar se kur i vëllai e solli për herë të parë motorin në shtëpi, ajo u shqetësua dhe i mori çelësat. Por ai këmbëngulte, derisa në një moment i gjeti dhe i mori.

“Erdi e kishte blerë motorin pesë muaj më parë. I pëlqente shumë. Kur e solli unë u shqetësova aq shumë sa i mora çelësat…Ne i thoshim vazhdimisht që të ishte i kujdesshëm. Ai gjithashtu ka një makinë, por motori i pëlqente më shumë. Po thonë që nuk kishte leje drejtimi, po ne e dimë që e kishte.”

Sipas deklaratave të të afërmve, trupi i pajetë i Erdit mund të sillet që të pushojë përgjithmonë në Shqipëri.

 “Me siguri do të shkojmë në Shqipëri për funeralin e tij që ta ketë pranë babai. Ne jemi katër fëmijë. Këtu jetonte Edi dhe motra ime. Motra tjetër jeton në Shqipëri me nënën, të cilën e kemi pasur me ilaçe që kur e mori vesh. Ne kemi humbur babain në moshë të re. Vëllai jonë ishte shumë punëtor. Nga mëngjesi në darkë punonte se i pëlqente jeta e mirë.”

Ndërkohë, pritet që të sqarohen rrethanat e plota të ngjarjes.

/b.h

Next Post
Lejoi deputeten të bënte politikë në shkollë, KQZ ndëshkon drejtorin në Kukës: 5 mijë lekë gjobë

Lejoi deputeten të bënte politikë në shkollë, KQZ ndëshkon drejtorin në Kukës: 5 mijë lekë gjobë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

Referendumi për reformën në drejtësi në Itali, nis numërimi, 54% votojnë kundër ndryshimeve

March 23, 2026
Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

Krim i rëndë në Podujevë! 31-vjeçarja vret partnerin, nusen e xhaxhait dhe veten

March 23, 2026
50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

50 vjet pa “Monty-n”, gjenerali që mposhti “Dhelprën e Shkretëtirës” dhe irritoi Churchill-in

March 23, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Më mirë të dish, apo të mbetesh i paditur

March 23, 2026
Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

Lufta drejt fundit? Trump: Arritëm një marrëveshje prej 15 pikash me Iranin, Hormuzi drejt hapjes

March 23, 2026
Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

Eurostat: Bien azilkërkuesit, më shumë kontrata pune në Europë për shqiptarët

March 23, 2026
“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

“Shi vdekjeje”/ Bombat thërrmuese iraniane sfidojnë mbrojtjen ajrore izraelite

March 23, 2026
“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

“PD nuk ka strategji dhe objektiv të qartë”, Ben Andoni tregon pse protesta ishte show

March 23, 2026
Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

Kina synon hapjen e tregut dhe zgjerimin e importeve të produkteve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In