• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 vite shtëpia e PD, historia e godinës ku Ilir Meta demostroi sot forcën!

by Ardit Rada
12/03/2021 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ish-selia historike e Partisë Demokratike, ku strehohet që nga viti 2016 Partia Fryma e Re Demokratike është kthyer sot në arenë tensioni, përplasjesh fizike dhe kërcënimesh, me protagonist Presidentin Ilir Meta, i cili duke dalë nga roli i kreut të shtetit, është angazhuar për të zgjidhur me dhunë një mosmarrëveshje mes një subjekti politik dhe qeverisjes vendore. Kjo godinë mbahej nga Partia Demokratike nga prilli i vitit 1992 deri në shtator të vitit 2013.

Në verën e vitit 2013, pasi shqiptarët e larguan me votë nga pushteti, Sali Berisha, ende kryeministër në detyrë, në bashkëpunim me ministrin e Mbrojtje Arben Imami dhe Presidentin Bujar Nishani, kaloi në emër të Partisë Demokratike Shtëpinë Qendrore Ushtarake Popullore (SHQUP), sot selia qendrore e PD-së, në Bulevardin Zhan Dark, pranë xhamisë së re të Tiranës.

PD nisi të braktisë selinë e vjetër në rrugën “Abdi Toptani” Tiranë, në shtator të vitit 2013, pasi doli në opozitë.

Godia kaloi në administrim të Bashkisë së Tiranës, në të kohë me në krye Lulzim Bashën. Në këtë godinë kaluan disa drejtori në varësi të Bashkisë së Tiranës, përfshirë edhe Agjencinë për Mbrojtjen e Konsumatorit. Me vendim të Bashës, në këtë godinë u zhvendos edhe drejtoria konvikteve pranë Bashkisë së Tiranës.

Në prill të vitit 2016, Bashkia e Tiranës lidhi një kontratë 2-vjeçare me FRD-në, në atë kohë me në krye të Bamir Topin, duke i dhënë FRD për zyra katin e tretë të godinës, me sipërfaqe 500 m2. Deri në vitin 2007, kur Topi u zgjodh President, kishte një zyrë pikërisht në kat të tretë të kësaj godine, kur ai ishte si nënkryetar i Partisë Demokratike.

Kontrata ka mbaruar që në vitin 2018, kur për rrjedhojë Bashkia e Tiranës i kërkon FRD-së lirimin e një ambienteve, për të zhvendosur aty një pjesë të administratës së bashkisë, siç e kishe parashikuar Lulzim Basha në vitin 2013. Meqenëse kërkesa e bashkisë përkon me situatën parazgjedhore, largimin e Bamir Topit si kryetar i FRD dhe rreshtimin e kësaj partia në krahun e PD-LSI-së, tashmë me në krye Sali Shehun, ky proces rutinë po kthehet në shesh beteje elektorale nga Ilir Meta, Sali Berisha dhe Lulzim Basha.

Fryma e Re Demokratike është themeluar në vitin 2012 dhe ka marrë pjesë në dy palë zgjedhjeve parlamentare. Në zgjedhjet e 2013 ka marrë 1.7 % të votave, ndërsa në zgjedhjet e 2017, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të fundit, të vitit 2017, ka marrë vetëm 0,32 % të votave, duke u konfirmuar një parti fantazmë.

Ligji për partitë politike parashikon që subjektet zgjedhore duhet të përfitojnë ambiente pa shpërblim nga qeverisja vendore, me kushtin që në tre zgjedhjet e fundit parlamentare të kenë marrë më shumë se 1 % të votave në rang kombëtar. FRD ka marrë pjesë vetëm në dy palë zgjedhje parlamentare, duke mos pasur një bilanc për të përfituar seli.

(Shqiptarja.com)

Next Post
Vrau dy vëllezërit në Vlorë, arrestohet pas 23 vitesh në Itali

Vrau dy vëllezërit në Vlorë, arrestohet pas 23 vitesh në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In