• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21% më i lartë se i vitit të kaluar, miratohet buxheti i Bashkisë së Durrësit

by A M
24/12/2024 21:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Buxheti i Bashkisë Durrës për vitin 2025 kaloi me 29 vota pro dhe 8 abstenime, në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak.

Votave pro të 28 anëtarëve të maxhorancës, iu bashkua edhe vota e njërit prej anëtarëve të opozitës, ndërkohë paketa fiskale kaloi me 28 vota pro dhe 10 abstenime.

Buxheti i vitit të ardhshëm kap vlerën rreth 5.4 miliardë lekë dhe është 21% më i lartë sesa ai i vitit të kaluar. Me këtë buxhet do të financohen 14 projekte të reja të bashkisë, ndërkohë që një pjesë e tij do të shkojë për Rindërtimin, rrugët, arsimin, dhe shërbimet sociale dhe strehimin social.

Për këshilltarin e djathtë Joni Myshketa procesi i rindërtimit duhej të mbyllej nga qeveria shqiptare, sepse kështu një pjesë e fondeve që do të shkonin për projekte për zhvillimin e qytetit shpenzohen për mbylljen e plagëve të tërmetit të vitit 2019. Ky zë në buxhet arrin në 62% të buxhetit total të investimeve. Gjatë mbledhjes, kryebashkiakja Emiriana Sako deklaroi se pallati “Ushina” në lagjen nr.5 të qytetit do të rindërtohet në po të njëjtin vend.

“Këtë vit ne kemi futur si investim të rëndësishëm, të ri të programit të rindërtimit, rindërtimin e pallatit Ushina. Ky është një lajm i mirë që dua t’ja jap banorëve të lagjes nr 5, sepse ka qenë një kërkesë e hershme e tyre që ky objekt të rindërtohej atje, por duke qenë se ne kemi bërë gjithmonë analizën e apartamenteve në lagjen e re të rindërtimit, na rezulton se atje numrat janë duke shkuar drejt fundit. Pra kemi mundësi që me rindërtimin e këtij objekti të akomodojmë banorët e këtij pallati”, tha Sako.

Gjatë mbledhjes, këshilltari i PD Ardian Muka ngriti një sërë pyetjesh lidhur me buxhetin dhe paketën fiskale, por kryebashkiakja Sako u përgjigj se të gjitha këto pyetje duhet të ishin ngritur në mbledhjet e komisioneve dhe jo në mbledhjen e KB-së.

Këshilltari Muka bëri një kërkesë publike lidhur me marrjen e kontratës që bashkia Durrës ka me landfillin e Sharrës për përpunimin e mbetjeve, për të cilin mori garancinë se do t’i vihej në dispozicion.

Të gjitha pikat e tjera të rendit të ditës kaluan me votat pro të 38 këshilltarëve të pranishëm në mbledhje.

Next Post
Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, fillon viti Jubile!

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit, fillon viti Jubile!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

Vrasja e Renee Good, familja padit administratën Trump për shkelje të të drejtave civile

October 1, 2026
Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

Hoxha takim me homologun gjerman: Agjenda ambicioze e reformave, çelësi i së ardhmes evropiane të Shqipërisë

October 1, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 2 Tetor 2026

October 1, 2026
Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

Kapetanović: Ballkani nuk është periferia e sigurisë së Evropës

October 1, 2026
Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

Zjarr në Piraj të Lezhës, era favorizon flakët që i afrohen banesave dhe kishës së fshatit!

October 1, 2026
“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

“Në fokus lufta kundër krimit”- Ministri Demo mbledh drejtorët e Policisë dhe jep porositë: Parandalim dhe rritje e sigurisë

October 1, 2026
“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

“Nxirrni në treg naftën rezervë!”- Trump kërcënon Gjermaninë dhe Francën me ndalim të eksporteve

October 1, 2026
Ylli Manjani: Ore demokratë, po Berishën pse nuk e shani me libër shtëpie tani që mbrojti armikun?

Publik është arti, jo shtrati i tyre

October 1, 2026
A është mirë nga trutë Putin? Zëdhënësi i Kremlinit tregon gjendjen që po kalon presidenti rus

Kremlini paralajmëron NATO-n: Vendosja e armëve bërthamore pranë Rusisë, do të sjellë përshkallëzim!

October 1, 2026
Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, mbështetje për katër ish-liderët e UÇK-së!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com