• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

21 Janari, xhaxhai i Aleks Nikës: Ja kur do besojmë te drejtësia shqiptare

by A M
16/07/2024 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, i vrarë në demonstratën e 21 janarit 2011, është shprehur se janë të gëzuar që kjo çështje u mor në dorë nga SPAK.

Komentet Nika i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se do të besojnë te drejtësia shqiptare vetëm kur vrasësit e 21 janarit do të dënohen.

Ai tha gjithashtu se nipi i tij, Aleks Nika, u vra me duar në xhepa në mes të bulevardit, pasi sipas tij, ai kishte shkuar për të protestuar paqësisht.

“Ne këtë lajm e konsiderojmë të jashtëzakonshëm, pasi Gjykata e Lartë dhe ajo e Strasburgut hapi derën për drejtësi për 21 janarin. Nuk kemi gjetur drejtësi te drejtësia shqiptare. Është Gjykata e Strasburgut që rrëzoi të gjitha vendimet e gjykatave tonë dhe urdhëroi SPAK të hetojë çështjen nga fillimi. SPAK nuk e ka ndjekur çështjen, por është i detyruar që të zbatojë urdhërat e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë.

Në nuk jemi dorëzuar. Kemi një provë audio, që nuk ia kemi dhënë akoma SPAK. Aty është e regjistruar gjithë veprimtaria e Gardës së Republikës atë ditë, urdhërat që ka dhënë komanda dhe oficerë të tjerë të gardës. Urdhëri i ish-komandantit të Gardës së Republikës, që pasi u kthye nga zyrat e Kryeministrisë dha urdhër që të qëllohet me armë mbi demonstruesit.

Këtë ne e kemi të provuar, kemi provuar se është zëri i Andrea Prendin. Mirë ai që dha urdhërin, po atë kush e urdhëroi? Të gjithë e dinë se policia, ushtria nuk duhet të qëllojnë mbi turma. As fashizmi nuk ka përdorur armë mbi turmat. Ne mendojmë se çështja është sabotuar, është penguar. Po mos të ishte familja e Aleksit dhe të tjerët, ajo çështje do ishte harruar.

Një profesionist thotë kështu: ‘Nëse në një turmë qëllohet nga 23-pushkatarë dhe vriten 10 vetë dhe në trupat e tyre nuk gjendet plumbi, ata duhet të përgjigjen për vrasje në bashkëpunim’. Plumbi në kokën e Aleksit është i deformuar. Kemi informacione ka tentohet deformimi i çështjes së Aleksit. Madje nuk kanë pranuar as të na takojnë nga Prokuroria e Tiranës.

Drejtësinë e kemi kërkuar vetëm nga drejtësia. Jam i bindur se tani SPAK duke qenë profesionalisht të saktë, të pavarur politikisht dhe juridikisht mbi nivelin e të tjerëve, çështjen do e çojnë deri në fund. Duhet të bëhen të gjitha përpjekjet që çështja të hetohet sa më shpejtë, fajtorët të shkojnë në gjyq dhe shqiptarët ta marrin vesh.

Nuk do ketë qetësi pa u dënuar vrasësit e 21 janarit. Ish-kryeministri tha i kemi vrarë ne. Nëse nuk kanë marrë këta pjesë në vrasje, pse i prishën provat? SPAK edhe mund të gabojë, sepse edhe ata prokurorë të zakonshëm janë. Ne besojmë vetëm atëherë që vrasësit do të shkojnë në gjyq. Dhe dihet se kush janë vrasësit. Aleksi u vra me duar në xhepa në mes të bulevardit”, tha Nika.

Next Post
E abuzuar seksualisht prej vitesh, e sëmura mendore jeton në qiell të hapur

E abuzuar seksualisht prej vitesh, e sëmura mendore jeton në qiell të hapur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

Të pathënat e eliminimit të Elton Çiçës në mes të Bllokut, Jani Aliaj iu drejtua me emër

February 18, 2026
4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

4 ish-krerët e UÇK-së mund të shpallen të pafajshëm?! Çfarë pritet në qershor-korrik

February 18, 2026
Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

Bes Kallaku konfirmon zërat për romancën e re, publikon për herë të parë foto me partneren

February 18, 2026
“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

“Kush hyn në PD me mendjen e tij, del me mendtë e Berishës!”, Bejko vlerëson lëvizjen e Salianjit

February 18, 2026
Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

Mostakimi i McAllister me Berishën, mesazh për të gjithë klasën politike

February 18, 2026
Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

Vuçiç: Serbia pranon anëtarësimin në BE pa të drejtë vetoje. Prioritet lëvizja e lirë e mallrave, njerëzve dhe kapitalit

February 18, 2026
“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit  para trupës gjykuese në Hagë

“Liria ka një emër!”/ Kryeministri Rama ndan fjalën e fundit të Hashim Thaçit para trupës gjykuese në Hagë

February 18, 2026
U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

U kapën me 80 kg kokainë nga Ekuadori të fshehur në kontejnerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

February 18, 2026
Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

Rritet skepticizmi global për Samitin e Bordit të Paqes/ Aleatët kryesorë evropianë refuzojnë pjesëmarrjen

February 18, 2026
2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

2026 është viti i Kalit të Zjarrit, njihuni me parashikimin e horoskopit kinez

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In