• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 janari në SPAK, çfarë deklaronte Lulzim Basha pas distancimit nga Berisha: Jam në dispozicion të drejtësisë, s’kam dhënë asnjë urdhër për..

by Os De
30/10/2025 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për herë të parë, ish-ministri i Brendshëm Lulzim Basha është thirrur në SPAK për tu pyetur si person që ka dijeni për 12 janarin, ku 4 protestues u vranë në mes të bulevardit nga plumbat e shtetit. Por, çfarë deklaronte Lulzim Basha më herët për 21 janarin, pas përplasjes me Berishën dhe distancimit nga ai? 

Shqiptarja.com iu rikthen në vëmendje deklaratat e Bashës të bëra gjatë vitit 2024, kohë kur po luftonte edhe t’i merrte Partinë Demokratike Berishës. Basha në disa dalje të tij publike ka deklaruar se ishte u gatshëm të shkonte në SPAK për 21 janarin dhe se është plotësisht në dispozicion të saj.

Edhe pse kur 4 protestuesit u vranë nga plumbat që u derdhën nga kryeministria në kohën kur Basha mbante postin e ministrit të Brendshëm, ai ka deklaruar se nuk ka dhënë asnjë urdhër që të qëllohet në drejtim të protestuesve dhe i bënte thirrje SPAK për hetim të plotë. 

Pjesë nga një intervistë e dhënë nga Lulzim Basha për Zërin e Amerikës më 14 mars 2024 

Zëri i Amerikës: Të ndalemi tek një zhvillim tjetër i po këtyre ditëve në Shqipëri. Gjykata e Lartë urdhëroi Prokurorinë e Posaçme, që të regjistrojë një proces penal për ngjarjet e 21 janarit dhe na kallëzim është edhe emri juaj. Në atë kohë ju keni ministër i brendshëm. A i druheni hetimeve për këtë rast? 

Lulzim Basha: Aspak. Unë kam kërkuar prej fillimit një hetim të plotë dhe transparent. Sigurisht nuk komentoj asnjë vendim gjykate. Kanë kaluar 13 vite dhe është qartë besoj edhe për familjet e viktimave, që rasti është përdorur për politikë, për përfitime të ngushta politike. Mund të shohim madje edhe njerëz që janë akuzuar natën e 21 janarit, por që pastaj u graduan nga Partia Socialiste si kryetarë degësh apo kryetarë bashkish të Partisë Socialiste. Është një lojë e pistë edhe me gjakun e këtyre katër viktimave të pafajshme. 

Zëri i Amerikës: Megjithatë, viktimat u vranë nga plumbat e ardhur nga ndërtesa e kryeministrisë, në kohën që ju ishit ministër i brendshëm. 

Lulzim Basha: Dhe për këtë kam kërkuar prej ditës së parë një hetim të plotë dhe transparent, sepse unë personalisht nuk kam asgjë për të fshehur, apo për t’iu trembur dhe besoj se në këtë rast, si në çdo rast tjetër, drejtësia duhet të veprojë e papenguar nga politika dhe nga deklaratat politike dhe e pashfrytëzuar nga politika. 

Zëri i Amerikës: Ju e përjashtoni çdo mundësi që një urdhër apo udhëzim të ketë dalë nga ju atë ditë? 

Lulzim Basha: Pa diskutim. 

Pak muaj pas kësaj interviste, edhe Report Tv e pyeti Bashën mbi 21 janarin dhe ai mbajti të njëjtin qëndrim, duke mohuar t’i ketë dhënë urdhër Gardës të qëllojë, si edhe mohoi se ka gisht në fshirjen e serverëve të kryeministrisë. 

Report Tv: A ke urdhëruar gardën të qëllojë dhe a keni lidhje me fshehjen e serverëve? 

Lulzim Basha: Jo dhe jo. 

Report Tv:  Ju shpreheni i pafajshëm me këtë përgjigje “jo dhe Jo”, cili është roli i Sali Berishës? 

Lulzim Basha: Kjo është konferencë për shtyp nuk është GJKKO as SPAK, të lëmë SPAK dhe GJKKO të bëjnë punën e vet. 

 

Next Post
Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria: Inkurajojmë edhe vendet e tjera 

Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria: Inkurajojmë edhe vendet e tjera 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

69-vjeçari nën rrënojat e shpërthimit në Elbasan/ Komandanti i Emergjencave Civile jep detajet, ja çfarë tregojnë kamerat termike

November 4, 2026
“Me Saliun do kishim qëndruar në baltë”- Frrok Çupi: Berisha është vetë dhuna, është specie më vete dhe nuk e pranon tjetrin!

Çupi analizon humbjen e Trump, tregon pse demokratët u rikthyen në avantazh

November 4, 2026
Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

Aksidenti në aksin Levan-Vlorë, humb jetën në spital 75-vjeçari (EMRI)

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In