• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Gjermania dhe Britania përshëndesin njohjen e Kosovës nga Siria: Inkurajojmë edhe vendet e tjera 

by Os De
30/10/2025 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania dhe Britania kanë mirëpritur vendimin e Damaskut për të njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. 

Një ditë më parë, gjatë qëndrimit në Riad presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se marrëveshja për njohjen e Kosovës nga Siria u arrit me mbështetjen e princit të kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud. 

Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph, e përgëzoi presidenten Osmani dhe popullin e Kosovës për këtë arritje. 

“Më vjen mirë që e shoh këtë dinamikë të re. Gjermania gjithmonë e ka mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, shkroi ai në rrjetet sociale. 

Për ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, njohja e Kosovës nga Siria shënon një “hap të rëndësishëm për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik”. 

“Mbretëria e Bashkuar ka qëndruar me krenari pranë Kosovës që nga dita e parë dhe vazhdojmë të inkurajomë të gjitha vendet që të bashkohen me konsensusin në rritje për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës”, shkroi ai në rrjetet sociale. 

Sipas tij, njohja e pavarësisë së Kosovës ka rëndësi pasi që “forcon paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin në mbarë Ballkanin Perëndimor”. 

Ministria e Jashtme e Sirisë tha se vendimi për njohjen e Kosovës “buron nga bindja e Sirisë në të drejtën e popujve për vetëvendosje dhe nga angazhimi i saj për promovimin e parimeve të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe në botë”. 

Ky shtet në Lindjen e Mesme për më shumë se një dekadë ka qenë ndër vendet më izoluara të botës, e dërrmuar nga lufta civile, dështimi i ekonomisë dhe sanksionet e mëdha ndërkombëtare. 

Nga janari i këtij viti, ky vend udhëhiqet nga Ahmed Al-Sharaa, i cili i kishte udhëhequr luftëtarët e opozitës në rrëzimin e presidentit Bashar al-Assad, duke i dhënë fund sundimit pesëdekadësh të familjes së tij. 

Siria u bë shteti i 120 që e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008. 

Kjo është njohja e tretë brenda këtij viti që ka siguruar Kosova, pasi më herët dy shtete afrikane, Sudani dhe Kenia, e njohën pavarësinë e saj. 

Njohjet nga këto vende vijnë pas një rënie të ritmit të njohjeve të Kosovës në vitet e fundit. Para tyre, shteti i fundit që e njohu atë ishte Izraeli në vitin 2021. 

Serbia kishte reaguar me zemërim ndaj njohjeve të fundit të Kosovës, pasi vazhdon ta cilësojë Kosovës si pjesë të veten./Rel 

 

Next Post
Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut

Balla tallet me kandidatin e opozitës në Tiranë: Morët ‘zarin’ e Zenit e bëtë ‘kukullën’ e Saliut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In