Dje u mbushen 10 vjet nga ngjarja e rëndë e protestës së “21 janarit”, ku katër persona të pafajshëm u vranë në bulevard, teksa opozita e asaj kohe protestonte kundër qeverisë Berisha.
Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin “Repolitix” në Report Tv duke akuzuar ish-kryeministrinb Slai Berisha për këtë ngjarje tha se gjithçka ka qenë me skenar. Sipas tij pas vrasjes skenari ishte që qeveria e asaj kohe prodhonte skenarin që njerëz brenda turmës bënë vrasjen duke ia hedhur fajin opozitës.
“Me 21 janar kam qenë në një lokal pranë kryeministrisë në kat të 2 me një grup gazetarësh dhe kam parë gjithë skenën. Duke njohur skemen si fuksionin Berisha caktova 3 skenaret. Emrat që do arrestoheshin u shpallen. Skenari i dytë filloi kur policia bëri rapezalen ku filluan të dilnin elementët e parë. Skenari vazhdoi me deklarata politike të cilët thoshnin se të shtënat kanë ardhur nga turma. Ishte një senar i qartë që do të prodhonte skenarin që njerëz brenda turmës bënë vrasjen që tja hidhte shtetit“, tha Meçe.
g.kosovari