• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

’21 janari’/ E drejta për jetë dhe hetim, Strasburgu kërkon zbardhjen e vrasjes së Aleks Nikës

by Java News
14/11/2023 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut njoftoi të martën se një dhomë e saj kishte gjetur unanimisht fajtor shtetin shqiptar për “shkelje të të drejtës së jetës” dhe “të hetimit“, parashikuar në nenin dy të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në lidhje me vrasjen e protestuesit Aleks Nika.

Padia ndaj Shqipërisë u bë nga bashkëshortja dhe fëmijët e Nikës ndërsa vendimi u dha nga një trupë prej 7 gjyqtarësh e përbërë nga  Pere Pastor Vilanova (Andora), President, Jolien Schukking (Holandë),  Georgios A. Serghides (Qipro), Darian Pavli (Shqipëri), Peeter Roosma (Estoni), Andreas Zünd (Zvicër), Oddný Mjöll Arnardóttir (Islandë) me kancelar Milan Blaško.

Në vendim, GjEDNJ i kërkon Shqipërisë që “të identifikojë dhe ndëshkojë përgjegjësit për vrasjen e të afërmit të kërkueseve gjatë protestës së vitit 2011 përpara Kryeministrisë”.

Gjykata shprehet në vendim se shteti shqiptar kishte cënuar të drejtën e jetës dhe Nika ishte vrarë edhe pse nuk ishte përfshirë në ndonjë veprim të dhunshëm kundër Gardës së Republikës dhe as përbënte rrezikshmëri. “Gjykata nuk mund të pranojë argumentin se mbrojtja e një ndërtese në vetvete përbënte bazë legjitime për përdorimin e forcës vdekjeprurëse,” thuhet në përmbledhjen e vendimit të ndarë për mediat, ku listohen edhe një sërë shkeljesh të tjera dhe vihet në dukje se as policia dhe as garda nuk ishin përgatitur si duhet për të shmangur e ndaluar dhunën.

Veç kësaj, GjEDNJ gjeti si shkelje të konventës edhe mos zbardhjen e ngjarjes dhe lënin e vrasjes së Nikës pa përgjegjës. Gjykata shprehet në vendim se kërkesa e familjarëve të viktimave për përgjegjësi të “zinxhirit komandues” ishte e drejtë. “Dhoma gjeti se çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, gjykata ka gjetur si shkelje edhe përfshirjen e autoriteteve dhe ish-kryeministrit Sali Berisha në pengimin e hetimeve. Duke vënë theksin te deklaratat e Berishës në atë periudhë dhe sulmin ndaj Prokurorisë së Përgjithshme GjEDNJ shprehet: “Së pari, zyrtarë të lartë kishin bërë disa deklarata publike të nxituara menjëherë pas incidentit, duke thënë se viktimat ishin qëlluar në distancë të afërt dhe me lloje armësh të ndryshme nga ato në përdorim nga Garda dhe policia. Prokurorja e Përgjithshme i ishte nënshtruar kritikave të ashpra nga Kryeministri i atëhershëm dhe nga një komision hetimor parlamentar i cili kishte nisur punën paralelisht me hetimin penal. Një qasje e tillë pati një ndikim negativ në efektivitetin e hetimit, në veçanti për shkak të potencialit për t’i dekurajuar dëshmitarët për të bashkëpunuar me hetimin”.

Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një videoje, ku ministri i Jashtëm i kohës, Ilir Meta, akuzohej se po diskutonte një aferë korruptive.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe  Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën 10 protestues të tjerë.

Për vrasjen e Dedës, Myrtajt dhe Veizit, Prokuroria procedoi penalisht ish komandantin e Gardës Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo, duke kërkuar dënimin e tyre me 23 vjet dhe 25 vjet burgim respektivisht.  Me 18 shtator 2013, Gjykata e Apelit në Tiranë e dënoi Prendin me 1 vit heqje lirie dhe Llupon me 3 vjet, duke arsyetuar se vrasjet ishin bërë nga pakujdesia. Gjykata e Lartë refuzoi ta pranonte apelin e Prokurorisë mbi çështjen. Ndryshe nga tre viktimat e tjera, arma nga është qëlluar plumbi që vrau Aleks Nikën nuk është identifikuar, pasi predha ishte dëmtuar dhe hetimet për çështjen vijojnë edhe pas 12 vjetësh. Familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që hetimet të kalojn në SPAK dhe kërkojnë hetimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha./BIRN

Next Post
Strasburgu për ’21 Janarin’/ Avokati: Nëse shteti s’i qëndron marrëveshjes, hapa ligjorë edhe për 3 viktimat e tjera

Strasburgu për '21 Janarin'/ Avokati: Nëse shteti s'i qëndron marrëveshjes, hapa ligjorë edhe për 3 viktimat e tjera

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

Në objektin ku mirëmbahen sistemet Patriot/ Dy dronë mbi bazën e Bundeswehr-it në Gjermani, alarmohet ushtria

August 10, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Letër e hapur Ambasadës së Ukrainës në Tiranë

August 10, 2026
Reforma në Drejtësi, a po na përshfaq si vend “kolonial”!

‘Tepria’ e Vuçiq për Lepencin duhet ta trandë BE

August 10, 2026
Si të mbroheni nga i nxehti i verës…

Qershori dhe korriku, muajt më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë në Evropë

August 10, 2026
Midis heshtjes së politikës dhe zërit të një brezi të ri

Shkupi pas 114 vjetëve, nga kryeqendra historike te horizonti evropian

August 10, 2026
Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

Ukraina sulme me dronë ndaj Rusisë, vriten 12 persona, plagosen dhjetëra të tjerë

August 10, 2026
Mjekët të kënaqur me rritjen e pagës 15 mijë lekë: Tërhiqen nga peticioni për Ramën

Hapet thirrja për teknikët e shkencave mjekësore, aplikimet deri më 24 gusht

August 10, 2026
Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

Nga Dubai në Dublin, “bosi” i kartelit përballet me drejtësinë

August 10, 2026
Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

Bilanci i Ministrisë së Mbrojtjes: Si paraqitet situata me zjarret në 24 orët e fundit

August 10, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

A mund t’i priten pemët Lulit të Pukës nëse ‘a tu rrejtë’ katundin

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com