• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“21 Janari” do të rihetohet. Strasburgu zgjidh me marrëveshje padinë e familjarëve të viktimave

by Java News
29/03/2019 20:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Strasburgut shpalli vendimin, duke pranuar marrëveshjen mes 4 familjarëve të protestuesve të vrarë më 21 Janar dhe qeverisë shqiptare, e cila ka marrë përsipër që të rihapë hetimet.

“Paraprakisht ka marrë përsipër të thotë që hetimi dhe gjykimi në këtë çështje nuk është bërë në përputhje me standardet e Konventës. Si rezultat ka marrë përsipër të paguajë një dëmshpërblim shtesë për këto familje, e gjithashtu ka marrë përsipër të rihapë çështjen e 21 Janarit, për t’i dhënë mundësinë edhe familjarëve që të marrin pjesë në gjykim”, tha Dorian Matlia, avokat i familjarëve.

Po me marrëveshje me shtetin shqiptar është zgjidhur në Strasburg edhe padia e disa prej familjarëve të protestuesit të vrarë, Hekuran Deda. Megjithatë, për këtë rast, hetimet prej më shumë se një viti nuk janë hapur ende.

Qeveria shqiptare iu kishte dhënë fjalën familjarëve të demonstruesit të vrarë, Hekuran Deda, duke nënshkruar një marrëveshje. Një marrëveshje e cila u konfirmua nga Gjykata e Strasburgut për të rihapur hetimet për 21 Janarin. Në këtë mënyrë, familjari i Hekuran Dedës, i vëllai Zabit Deda iu drejtua Gjykatës së Tiranës duke kërkuar rihapjen e hetimeve, por ai humbi.

“Është paraqitur një ankim në Gjykatën e Apelit, e cila është ende në proces shqyrtimi dhe nuk është dhënë një përgjigje nga kjo gjykatë. Por kaq! Deri tani, vetëm familjarët kanë bërë veprime, jo organet shtetërore. Unë pres që të paktën me kalimin e pak kohe të bind autoritetet e huaja, komitetin e ministrave, e më tej edhe Gjykatën Europiane që çështjen të vazhdojnë ta zgjidhin ata, sepse ne në Shqipëri nuk paskemi mundësi t’i zgjidhim”, tha më tej Dorian Matlia.

Nga ana tjetër, Gjykata e Strasburgut nuk është shprehur ende për padinë e familjarëve të Aleks Nikës, vrasja e të cilit nuk ka autor, sikurse edhe e Hekuran Dedës. Për protestën e 21 Janarit janë dënuar nën akuzën e “vrasjes nga pakujdesia” Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa të afërmit e tyre prej 10 vitesh vazhdojnë të kërkojnë drejtësi./tch

Next Post
VIDEO/ Barazim i artë për Partizanin, Kukësi i largohet titullit

VIDEO/ Barazim i artë për Partizanin, Kukësi i largohet titullit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Sot mblidhet Bordi i Transparencës, ja sa pritet të shkojë çmimi i naftës

April 3, 2026
Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

Integrimi: Lamallari: Nuk kemi më kohë për të humbur, BE është siguri për Shqipërinë

April 3, 2026
Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

Dado kundër kërkesës për afat nga mbrojtja e Veliajt, pro gjykimit të shkurtuar nga disa të pandehur

April 3, 2026
“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

“Do të përfundojmë me një vend të rrënuar”, iranianët reagojnë ndaj goditjes së urës

April 3, 2026
Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve, çfarë pritet të ndodhë pas dyerve të mbyllura

April 3, 2026
Popullsia e Shqipërisë në 2025 ra me ritmet më të larta në rajon

Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues për një udhëtim pranveror në Evropë

April 3, 2026
Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

Goditet me dronë një nga rafineritë më të mëdha të naftës në Kuvajt

April 3, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

Gjyqi ndaj Veliajt, prokurori përplaset me avokatin Haxhia: Nuk je kryetar i Dhomës këtu…

April 3, 2026
Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

Inteligjenca italiane parashikoi saktë! Pse lufta me Iranin po kthehet në një konflikt të gjatë?

April 3, 2026
Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In