• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

21 Janari, Braçe: Ne e bëmë tonën me Reformën në Drejtësi, kjo nuk është çështje për prokurorinë e Tiranës

by A R
11/02/2023 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Rama nuk arriti të gjej prova konkrete për 21 janarin, dhe SPAK ia dorëzoi çështjen për ngjarjet e 21 janarit të vitit 2011 para kryeministrisë, sërish prokurorisë së Tiranës.

Sipas deputetit të PS Erion Braçe, pala që përfaqëson nuk mund të bënte më shumë. “Unë nuk mendoj që është detyra e qeverisë për të gjetur prova për një ngjarje kriminale. Nuk dua të shmangem por them se maksimumi i asaj që mund të bënim ishte Reforma e Drejtësisë. Kemi bërë edhe ne gabime, gjatë qeverisjeve të ndryshme, të Nanos, Metës, Majkos, të të gjithëve. Një pjesë e gjyqtarëve që po hetohen nga SPAK janë të asaj kohe, por detyra jone ishte të pastronim sistemin, për t’i dhënë mundësinë çdo shtetasi, qoftë politikan ose biznesmen, që të ketë vetëm aq sa i jep Kushtetuta, pra avokatin, dhe jo prokurorin e gjykatësin”, thotë ai i ftuar në ”Intervistë” me Merita Haklaj.

Sipas ish-zëvendëskryeministrit, “në 21 janar ndodhi që drejtësia nuk funksionoi, u pengua të funksiononte. Për sa kohë që urdhër arrestet nga prokuroria u penguan, atëherë aty nuk kemi vetëm vrasjen e katër personave dhe plagosja e 12 të tjerëve, por edhe akti i pengimit të drejtësisë, si dhe zhdukja e provave dhe prishja e vendngjarjes, bashkë me kamerat. Ne këtë kontekst, ne kaq mund të bënim”.

Sipas tij, ajo që ka funksionuar ka qenë kodi i heshtjes për 12 vjet radhazi, dhe për këtë bën një shembull të bujshëm të javëve të fundit, kapja e kreut të Cosa Nostra në Sicili.

“Ku ishte prokuroria, policia italiane këto 30 vite për Matteo Messina Denaro? Kodi i heshtjes mbron keqbërësit, dhe në një shoqëri me kode nderi që nuk duhet të ndajnë shqiptarinë sa kohë që është e vërteta e njerëzve në mes, jeta e njerëzve dhe korrupsioni, sepse këtu përfshihen të gjithë, qepin gojën pastaj. Për këtë kod duhet një instrument të duhur për ta luftuar. Prokurorët kanë filluar ta gjejnë duke goditur grupet kriminale, por nuk e kanë gjetur ende te korrupsioni”, thotë ai.

Për Bracën, çështja e 21 janarit “nuk është më çështje e prokurorisë së Tiranës, ka patur 12 vite kohe, ka bërë si të ishte përmbaruese, çdo gjë për ta mbyllur çështjen. Ka dy kallëzime, dhe ka një ngërç. E dini pse, sepse xhaxhai i Aleks Nikës nuk i jep provat sepse nuk ka besim te ajo prokurori, ka thënë publikisht dhe ka të drejtë se pret prej 12 vitesh, ndërkohë që ato kanë hetuar vetë, kanë pyetur dëshmitarë, dhe janë të habitur që prokuroria nuk ka bërë edhe aq sa kanë bërë ata”.

/a.r

Next Post
Opozita sot në protestë! Blindohet Kryeministria dhe kryesia e Kuvendit, bllokohen akset drejt bulevardit

Opozita sot në protestë! Blindohet Kryeministria dhe kryesia e Kuvendit, bllokohen akset drejt bulevardit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In