• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita sot në protestë! Blindohet Kryeministria dhe kryesia e Kuvendit, bllokohen akset drejt bulevardit

by A R
11/02/2023 09:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita ka thirrur sot një protestë masive në bulevardin Dëshmorët e Kombit, pas përmendjes së emrit të kryeministrit Edi Rama në çështjen McGonigal, për të cilin demokratët thonë se është përfshirë në një aferë korruptive me qëllim shkatërrimin e opozitës.

Në këtë protestë, e cila është parashikuar në mesditë demokratët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Nëse në tubimet e mëparshme kryefjalë kundër Qeverisë ka qenë keqmenaxhimi i taksave të qytetarëve dhe varfëria, këtë herë kauza ka ardhur nga përtej Atlantikut dhe protesta sipas opozitës është tërësisht politike.

Për organizimin e protestës është njoftuar edhe Policia e Shtetit, e cila ka marrë masat për mbarëvajtjen e saj dhe bllokimin e disa rrugëve. Një ditë më parë Berisha e paralajmëroi policinë të mbaj qëndrimin korrekt.

“Çdo protestues i lënduar do të konsiderohet i persekutuar politik. Madje të mos futen fare në turmë”, tha ai.

Nga ora 12:00 që nis protesta, do të jetë i bllokuar Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe të gjitha drejtimet që lidhen me bllokun e rrugës së Elbasanit.

Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi “Skënderbej” dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë. Sipas organizatorëve, në shesh do të jenë rreth 100 mijë qytetarë. Ndërkohë një ditë më parë u blindua godina e kryeministrisë dhe Kryesia e Kuvendit.

/a.r

Next Post
Tërmeti zgjon Greqinë, lëkundjet ndjehen dhe në jug të Shqipërisë

Lëkundje tërmeti në Shqipërti, ja ku ishte epiqendra

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

Protestë masive në Madrid, kërkohen zgjedhje të parakohshme pas krizës së migrantëve në Ceuta

September 26, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 27 Shtator 2026

September 26, 2026
Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja

September 26, 2026
Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

September 26, 2026
Durrës/ Gripi i merr jetën 7-vjeçares, mbërriti në spital me temperaturë të ulët

U dërgua në spitalin e Durrësit pas rënies në kontakt me rrymën elektrike kur punonte në varkë, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet!

September 26, 2026
Formacionet: Klopp i beson surprizës së sezonit, Simeone i përgjigjet me një “asist nën mëngë”

Klopp i gëzuar për dënimin e Manchester City, Liverpool mund të fitojë dy tituj në Angli nga vendimi!

September 26, 2026
Nga 450 euro për çdo klandestin, si i rrezikoi durrsaku 10 sirianët gjatë manovrave me policinë

Po trafikonin 15 emigrantë me “Q7” drejt vendeve të BE, përplasen me makinat e Policisë në ndjekje! 2 në kërkim dhe një i proceduar, klandestinët u fshehën në…

September 26, 2026
VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

VIDEO/ Ambasadori amerikan Eric Wendt nis zyrtarisht detyrën në Tiranë! Pas takimit me Begajn, të mërkurën me ministrin e Jashtëm dhe të premten ceremonia e prezantimit

September 26, 2026
Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

Manchester City pret sanksionet, klubet e mëdha evropiane vënë në shënjestër Haaland

September 26, 2026
Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

Ish-agjenti i CIA u sugjeron amerikanëve të jetojnë në Shqipëri, Bustamante: Nëse do të doja të zhvendosesha në Evropë…

September 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com