• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 31, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2025: Anatomia e përplasjes së madhe SPAK-mazhorancë

by Ylli Pata
25/12/2025 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Sipas figurës stilistike të Edi Ramës që e ka përdorur rëndom prej dy vitesh tashmë, drejtësia e re, fëmija I ri I shtetit të lindur prej vullnetit të mazhorancës e ka plagosur në shumë vende mazhorancën.

Po sipas Ramës, kjo ka qenë kosto e një procesi shtetformues, një lloj modeli për të treguar se eksperimentet I bjënë në trupin e vet.

Megjithatë, realiteti është përtej metaforave apo edhe stilistikës. Drejtësia e re, përkatësisht SPAK, ka një eskortë politike luxuru, që do të thotë SHBA dhe BE, që I k lejuar të lëvizë fort për ta bërë plagosjen e mazhorancës letale-vdekjeprurëse. Në shkurt, pak muaj para zgjedhjeve parlamentare arrestoi në zyrë kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e ka mbyllur brenda në paraburgim, duke e trajtuar si peng, e pas 11 majit hodhi bombën tjetër të madhe, ku ka hapur një gropë të madhe në mazhorancë. Atë të shpalljes si të pandehur të zv.kryeministres Belinda Balluku, të cilën ka tentuar ta shkarkojë nga funksioni, ka kërkuar të arrestojë, e në publik ka hedhur një sasi masive municioni për ta denigruar.

Në 2025-n, ajo që Edi Rama e quan fëmija më europian I socialistëve-drejtësia e re, e ka qëlluar dy herë fër zemrës trupin e mazhorancës. Synimi nuk ka dyshim që është rrëzimi I trupit të këtij “përbindshi” politik, për të cilin është I shokuar çdo faktor ndërkombëtar që ka lidhje me Shqipërinë, apo merret me të.

Nëse dikush e mban mend Samitin e BE-së në Tiranë pas zgjedhjeve të 11 majit, përkatësisht më 15 maj, skena më epike është kur kancelari I ri gjerman, Friedrich Merz, I drejtoj katër gishtat Edi Ramës, si përkthim i mandatit të katërt.

Pas asaj katërshe të njeriut më të fuqishëm të Europës, shpërthyen teoritë e fantazitë: Katër mandate tiii? Ore si ja bën? Je në metro ti, me katër mandate, ku të çon mushka? Edhe në qofshin thjeshte prodhim fantazie, pyetjet për katrën, Edi Ramës ja kanë bërë të gjithë mediat e rëndësishme që e kanë intervistuar.

Përgjigja ka qenë pikërisht drejtësia, reforma që ka sjellë një revolucion real dhe të vërtetë pas rrëzimit të komunizmit, të cilin edhe pjesëmarrësit e idealeve të dhjetorit e quajnë një lojë pallati.

Nuk ka një rast tjetër ku një institucion shtetformues të godasë kaq fort krijuesin e vet. E kjo goditje nuk ka qenë hapje hetimesh, procese të hapura e një odise gjyqesh, ku politikanët e mazhorancës të përballen me akuzat zyrtare të SPAK.

Jo, kanë qenë masa ekstreme, arreste me burg, regjim I fortë dhe i mbyllur në paraburgosje, situatë jo e barabartë në aksesin e dokumenteve, e mbi të gjitha një process publik denigrimi.

Jemi prej shkurtit të këtij viti e deri më sot, kur mazhoranca është nën rrethim nga SPAK-u i Altin Dumanit.

Përballë kësaj situate, mazhoranca ka fituar zgjedhjet parlamentare pa hedhur asnjë katapultë me zift të nxehtë kundër organit që e lindi, përveç disa shigjetave të shkurtëra në kohë të caktuara.

Ndërkohë që pas sulmit të fundit, përkatësisht rastit Balluku, mazhoranca hapo betejën me SPAK, duke e dërguar në kushtetuese. Por SPAK tentoi t mbyllë betejën brenda vitit, duke hapur fantazmagorinë e AKSH-it, ku bashkë me ramet e kompkjuterave llogariten edhe milionët e çokollatave, apo me tenderat e sfotwereve, qindra mijëra eurot e verave të shtrenjta. Ku apartamentet pësojnë një lëvizje numrash më keq se në krizën e 2008 në Wall Street dhe paratë në bankat e huaja lëvrisin si ari i John Mçgow në vitin 1992.

Së paku deri në ditën e Krishtlindjeve, nga kjo betejë palët mbahen në këmbë, por beteja e fortë pritet pas gjelit t detit.

Ta mendosh, nuk ishte kot ai deliri në panelet e panumërta që thonin se Rama nuk e ha dot gjelin e detit. Betejë që u kthye në epike, po në 2026 ka gjasa të marrë përmasa dramatike.

Next Post
Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Ngjarje tronditëse/ U shtyp nga kali teksa bënte xhiro, ndërron jetë 45-vjeçarja

Comments 2

  1. PROSHI says:
    6 days ago

    Ky lëmsh i ngatëruar nga Spak-istët e drejtësisë do zhdërvillet qetë gjatë muajve në vazhdim. Por do bëhet shëmull një kokë turku që ky spak të rivijë në vendin që i takon. Do pritet koka e saj që kërkon të shkrijë një parti fiuese dhe një qeveri që po bën një Shqipëri dhe një popull të futet në komunitetin europian si i barabartë.

    Reply
  2. Builder says:
    6 days ago

    A thua vallë PROSH ?
    Më duket jo pak si fantashkencë.
    I kanë ardhur ATIJË të gjatit, brenda në shtëpi (zyrë po e po), i kanë vënë çimka e bubuzhela, morra e tartabiqe, bile nuk është çudi, që edhe nga rrethi i ngushtë i ATIJË, të jenë bërë me “pasaportë diplomatike“ apo edhe rekrutim me material shtrengues, vetëm e vetëm të realizojnë kontrollin non stop, për të mbledhur prova paraprake, para se të realizojnë finalizimin.
    Kot nuk ka dalë fjala për,tç patur SPAK DHE FBI,,policinë dhe forcën e vet goditëse. Kot nuk ka dalë fjala që Dumani shkon në Kosovë.
    Diçka po i kurdisin ATIJË të gjatit.
    Gjithsesi, në se i GJATI, do të frenojë këtë pjerdhuri nga trutë të SPAK, personalisht do ti kerkoj vetëm një gjë, të pij një kafe me të,,për qejfin tim.

    Reply

Leave a Reply to Builder Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

Iraku merr bazën “Ain al-Asad” pas tërheqjes së koalicionit nën drejtimin amerikan

December 31, 2025
VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

VIDEO / “Sot s’kemi lidhje me Shqipërinë e damkosur të…”, Rama uron Vitin e Ri 2026 dhe premton BE-në

December 31, 2025
Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

Urimi i Osmanit për Vitin e Ri: Kosova të ecë përpara me unitet, siguri dhe zhvillim

December 31, 2025
Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

Tajlanda liron 18 ushtarë kamboxhianë pas armëpushimit në kufi

December 31, 2025
Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

Ministri Salla uron fermerët dhe qytetarët për Vitin e Ri: Mbështetje dhe zhvillim!

December 31, 2025
Këtyre shenjave të horoskopit u duhet një përjetësi për të harruar ish-in

Nata e ndërrimit të viteve, çfarë urren secila shenjë e horoskopit gjatë Vitit të Ri

December 31, 2025
“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

“Paçi një copë bukë në tavolinë, por shpirtin dhe zemrën plot”, urimi i Agron Llakajt për fundvit

December 31, 2025
Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

Pas 9 largimeve, Tirana prezanton një mesfushor sllovak

December 31, 2025
Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

December 31, 2025
Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

Ndryshojnë shpërblimet në sport, rregulla të forta për peshëngritjen dhe dopingun

December 31, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com