• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“2023, pa Avokat Populli dhe pa reformë zgjedhore”, Çështjet e mbetura pezull, nga lojrat e fatit deri tek amnistia fiskale

by A R
25/12/2023 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kështu i përmbylli punimet për vitin 2023 Parlamenti i Shqipërisë, teksa një sërë çështjes mbetën në sirtarët e Kuvendit. Një prej tyre reforma zgjedhore.

Gati 2 vite nuk mjaftuan për Komisionin e Posaçëm për ta realizuar. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk i vendosi aspak në presion mazhorancën dhe opozitën, të cilët vijojnë të zvarrisin punën.

Vota e emigrantëve, çështja e herësit, rekomandimet e OSBE ODHIR, janë disa prej çështjeve që presin zgjidhje urgjente.

Edhe 2023, nuk e gjeti institucionin e Avokatit të Popullit me një drejtues të ri. Përpjekjet ndalën që në muajin mars, me përfundimin e dëgjesave të kandidatëve kryesorë. Teksa herë pas herë, palët i pasonin topin njëri tjetrit, viti i mbyll pa e përcaktuar Avokatin e ri të Popullit.

Shqyrtimi në komisionet parlamentare ndryshoi rrjedhën e projektligjit për rikthimin e lojërave të fatit. Sipas mazhorancës, ligji i draftuar nuk është në nivelet e duhura dhe ka shumë mangësi në disa fusha, si kontrolli i basteve online, monitorimi i platformave dhe menaxhimi i tyre nga shteti, jo nga sektori privat. Me argumentin se duhet plotësuar, rikthimi i lojërave të fatit mbeti për vitit 2024.

Ndërsa drafti për amnistinë fiskale ka mbetur në fazën e shqyrtimit me grupet e interesit. Që nga vitit 2019, kur u prezantua për herë të parë nga kryeministri Rama, nuk është hedhur asnjë hap konkret për miratim. Një sërë pengesash u shfaqën rrugës, si kritikat e ndërkombëtarëve apo kundërshtimet e opozitës.

Ndarja e opozitës apo aksioni i mosbindjes civile e penguan opozitën të miratonte rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët, duke mos mundur të sigurojë shumicën e votave. Pavarësisht gatishmërisë së Lulzim Bashës, votat e deputetëve që e mbështesin atë nuk mjaftuan.

Gjithsesi edhe projektligjet e tjera që janë miratuar, nuk janë shoqëruar me një diskutim parlamentar. Në mënyrë të përshpejtuar dhe pa debat, kaloi dhe buxheti i vitit të ardhshëm. Muajt e fundit, edhe diskutimi në komisionet parlamentare u bë online, dhe pa praninë e opozitës, ç’ka e bën punën e parlamentit jo gjithëpërfshirës.

/a.r

Next Post
Hackerat iranianë marrin nën kontroll web-in e Parlamentit: Uzurpuesit e mandateve do të shkatërrohen

Hackerat iranianë marrin nën kontroll web-in e Parlamentit: Uzurpuesit e mandateve do të shkatërrohen

Comments 1

  1. Vasilis. says:
    3 years ago

    Nuk ju duhet avocation popullit.Ne Kevin Qemal Iailin,kryem…. qe I Ben te gjitha.Ci duhet populati avokati?. QEMAL ISMAILI TE RROJE SA MALET E MYZEQESE.o popullmos shkoni ne votive! Ju rroni mire me pensioners qe keni te Marin keta qe ngriten rrogat e Tyre se nuk e nxjerin dot muajin.Ky Qemal Ismaili eshte gjithollog.TRURIN E KA TE LIDHUR ME ZOREN E TRASHE DHE TERE MENDIMET I KA TE DHJERA,ESHTE SI PUNE KALLIRIT PA BUKE I SHKRETI.LERENI TE VEGJETOJE O POPULLI IM “trim”.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In