• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2022-i: Viti i Tiranës

by Fatos Çoçoli
04/01/2023 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatos Çoçoli

Një mijë aktivitete si një mijë e një netët arabe

Njëlloj si në Përrallat “Një mijë e një netët” e folklorit të pasur arab të tregimeve fantastike, vitin e kaluar kryeqyteti ynë kaloi një vit ëndrrash dhe aktivitetesh gati magjike në bukurinë dhe veçantinë e tyre. Koncerte pas koncertesh, java kulture e arti italian, gjerman, britanik, spanjoll, francez, etj., ekspozita, përurime, vallëzime në ajër, mbrëmje muzikore, mbrëmje poetike, panaire, tubime, konferenca, seminare dhe takime pune. Një pafundësi aktivitetesh.

Po përse? Historia nis mbi tre vite më parë, në nëndor 2019, në qytetin Amiens të Francës, kur Forumi Rinor Evropian shpalli Tiranën tonë si kryeqytet evropian i rinisë. Ky vlerësim solli përgatitjen e mbi një mijë aktiviteteve. Me një mesatare gati tre aktivitetete në një ditë, gjatë vitit që sapo mbaroi! Në sajë të punës së bashkisë së Tiranës, në kryeqytetin tonë erdhën gjatë vitit të kaluar me mijëra të rinj nga e gjithë Europa, për të marrë pjesë në këto një mijë e një aktivitete rinore. Erdhi Dua Lipa dhe Rita Ora dhe kënduan për ne.

Gati çdo natë në qendër të Tiranës, në sheshin Skënderbej ose përballë me Galerinë Kombëtare të Arteve, pranë strukturës artistike të quajtur “Re-ja”, u zhvilluan spektakle nga grupe folklorike, grupe rinore, grupe xhazi, rroku, etj. Melodite dhe ngjyrat e spektakleve sollën mesazhe shprese dhe optimizmi, duke përmirësuar jetën kulturore e gjendjen shpirtërore jo vetëm të të rinjve në Tiranë dhe në Shqipëri.

Kryeqytet i futbollit evropian për një ditë

Më 24 dhe 25 maj 2022, Bashkia e Tiranës kreu një punë të shkëlqyer përgatitore, për vendosjen e mijëra turistëve italianë dhe hollandezë në zonat e tyre të shikimit të ndeshjes së finales së Ligës së Konferencës, gara e tretë më e madhe e futbollit evropian, pas Kupës së Kampioneve dhe Ligës së Kombeve, e cila u zhvillua më 25 maj në kryeqytetin tonë.

Tabela 1. Nata e magjishme dhe turizmi

Ishte për bashkinë e kryeqytetit një eksperiencë e re, një punë shumë voluminoze dhe me përgjegjësi, e realizuar me përkushtim dhe profesionalizëm. Më 24 dhe 25 maj, Aeroporti i Rinasit u mbush si asnjëherë tjetër në historinë e tij, me afro 260 fluturime në 48 orë! Ai priti mbi 16 mijë tifozë-turistë nga Hollanda dhe Italia. Me mijëra të tjerë iu bashkaun skuadrave të tyre të zemrës në Tiranë nga Mali i Zi dhe Kosova. Gjithsejt rreth 21 mijë tifozë-turistë italianë dhe hollandezë.

Aktiviteti madhor sportiv evropian i 25 majit 2022 në Tiranë duhet të nxisë qeverinë tonë qendrore dhe Bashkinë e Tiranës të gjenerojnë më shumë aktivitete kulturore dhe sportive si turizëm eventesh.

Tabela 2. Turizmi i eventeve
•    Duhet të nxisim turizmin e eventeve (sportive, konferenca biznesi, kongrese kulturore, panaire ndërkombëtare, festivale, shfaqje artistike, etj.).
•    Turizmi i eventeve ende njihet pak tek ne, por pozicioni ynë strategjik na ndihmon ta zhvillojmë.
•    Të krijojmë një Bord Eventesh Turistike shtet-biznes turistik. Bordi të publikojë kalendarin e tij të eventeve kulturore, artistike, sportive, konferenca biznesi, etj.
•    Të marrim shembull nga Kroacia dhe Mali i Zi, që këtë lloj turizmi e kanë në nivele 8-10% të të gjithë vëllimit të të ardhurave turistike të vendit të tyre. Nëse ne e çojmë në këtë nivel, fitojmë 300 mln euro çdo vit! Buxheti i Shtetit të subvencionojë fort Bordin e Eventeve Turistike në 5 vitet e para të aktivitetit të tij 2023-2027.

Kryeqytet evropian i përhershëm i të rinjve!

Gjatë gjithë vitit të kaluar, në të 365 ditët, realisht Tirana u kthye në kryeqendrën e aktiviteteve artistike evropiane, me bazë nismat rinore. Por viti që sapo kaloi nuk ishte thjesht vit feste dhe spektaklesh. U ngjizën projekte nga dhe për të rinjtë, që po vazhdojnë përtej 2022-it. U vendosën marrëdhënie të përhershme bashkëpunimi. Të rinjtë shqiptarë fituan besim në aftësitë e tyre.
U arrit të sigurohej mbështetje financiare nga dhurues të huaj(ambasada, institucione ndërkombëtare, fonde të ndryshme etj.), nga Bashkia Tiranë dhe nga Buxheti i Shtretit tonë për mbi 360 projekte, që u realizuan në fusha tejet të ndryshme nga njëra-tjetra. Duke filluar nga nxitja e punësimit rinor, nga ekonomia dhe inovacioni, nga pjesëmarrja e të rinjve në sipërmarrjen private dhe në vendimmarrjen publike, nga ngritja e kapaciteteve, respektimi i të drejtave të njeriut, shëndeti mendor dhe fizik, sporti, kultura, etj.

Ishin tetë programe kryesore (1. Rinia krijon ekonomi kreative dhe novative; 2. Rinia krijon kulturë; 3. Rinia zhvillon kapacitete, 4. Rinia aktive; 5. Rinia e diversitetit; 6.  Rinia janë Europianët; 7. Rinia për Ekologjinë dhe 8.Rinia për Hapësirat Publike), që prodhuan të njëmijë e një aktivitetet reale, jo imagjinare. Projektet dhe aktivitetet që i realizuan sollën shpresë dhe mundësi të reja për të rinjtë. Prodhuan ndryshime pozitive tek ata. I larguan nga kafenetë dhe jeta boshe, duke i mësuar punëshumë. Nxitën vullnetarizmin tek të rinjtë. Nxitën identitetin evropian të të rinjve tanë. Mbështetën larmishmërinë dhe përfshirjen e të rinjve, duke forcuar organizatat dhe OJF-të rinore, të trefishuara në numër vetëm brenda një viti e gjysëm maj 2021-nëndor 2022. Përforcuan zërin e të rinjve shqiptarë në organizatat rinore evropiane dhe e shndërruan qytetin në një pikë takimesh ndërkombëtare.

Tek e fundit, lidhen fort dhe në mënyrë të pazgjidhshme dhjetëra mijëra të rinj evropianë(gjysma shqiptarë) mes tyre. Aktivitetet e shumta përgjatë vitit kanë tërhequr mjaft vëmendjen e të rinjve europianë dhe jo vetëm. Shumica dërrmuese e aktiviteteve patën në fokus kulturën dhe traditën shqiptare, promovimin e turizmit dhe potencialit turistik kulturor të vendit, bujqesine, zhvillimin rural, kuzhinën tradicionale shqiptare. Të gjithë këta elementë tërhoqën shumë vëmendjen e grupeve dhe delegacioneve të huaja të të rinjve që erdhën, duke ngjallur një interes të shtuar tek ata për Shqipërinë, shqiptarët dhe sidomos të rinjtë shqiptarë.

Fuqizimi i të rinjve është përparësi absolute e Bashkimit Evropian dhe bashkia e Tiranës ndihmoi gjatë gjithë vitit të kaluar që vendi të integrohej më mirë dhe më fort me familjen e madhe evropiane, pikërisht me kordonin ombelikal më të fuqishëm dhe të projektuar drejt së ardhmes: të rinjtë.

Next Post
Mësues, hidraulikë dhe ndërtues mes ushtarëve vullnetarë që po përgatiten për më të keqen në kufirin me Bjellorusinë

Mësues, hidraulikë dhe ndërtues mes ushtarëve vullnetarë që po përgatiten për më të keqen në kufirin me Bjellorusinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

Përmbytjet katastrofike në Nepal, rritet bilanci tragjik: 389 të vdekur dhe 466 të plagosur

August 27, 2026
Pas dështimit të bisedimeve, Trump: Kanadaja kërkon “përfitimet” e të qenit pjesë e SHBA-së -

Trump telefonon Putinin dhe jep garancinë për NATO-n: Nuk do t’i sulmojë, nuk jam i shqetësuar fare

August 27, 2026
Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

Burnham mbyll derën për bashkimin e Irlandës, kryeministri britanik: Referendumi është jashtë diskutimit

August 27, 2026
Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

Kosovë/ Vrau gruan shtatzënë në muajin e 8-të, tragjedia merr tjetër kthesë, vdes edhe 26-vjeçari në spital

August 27, 2026
Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

Djali i Trump në shënjestër? Irani mohon planin për vrasjen e tij dhe nxjerr kushtet për Hormuzin

August 27, 2026
Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

Nga Sarajeva në Srebrenicë, krimet më të rënda të “Kasapit të Bosnjës”

August 27, 2026
Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

Bulqizë/ Zjarri në Vajkal rrezikon banesat, flakët përhapen nga era dhe bimësia e thatë

August 27, 2026
Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

Dramë në Qipro, Dinamo reziston 90 minuta dhe barazon 2-2, por pëson dy gola në shtesë dhe eliminohet nga Pafos

August 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Intelektualët, e çaluara e kombit

August 27, 2026
VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

VIDEO/ Tension në protestë, Sali Lushaj përplaset fizikisht me Dritan Goxhajn, ndërhyjnë protestuesit

August 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com