Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, nëpërmjet një interpelance në seancë plenare iu përgjigj pyetjeve të bëra nga deputeti Artur Roshi.
Gjatë fjalës së saj, në këtë interpelance, bëri një përmbledhje të situatës makro-ekonomike në vend, ku vlerësoi se rritja e ekonomisë globale është tkurrur në -3.5% për vitin 2020, dhe se parashikohet të rritet 5.5% në 2021 dhe 4.2% në 2022. Vendi ynë nuk është jashtë ndikimeve të efekteve të pandemisë, dhe se Qeveria reagoi në mënyrë të menjëhershme për të ndihmuar bizneset e vogla, ato që ishin më të prekshme në valën e parë të goditjes.
Gjithashtu, ministrja Denaj iu përgjigj edhe pyetjeve mbi numrin e bizneseve të mbyllura gjatë pandemisë, pagesës së tatimeve nga ana e sipërmarrjes, punësimit, rritjes së pagave dhe për draftin e amnistisë fiskale.
Sipas ministres, konsultimi me të gjitha institucionet ndërkombëtare të specializuara dhe mbështetja e tyre për vendin tonë në fushën ekonomike dhe financiare është e vazhdueshme.
“Kemi marrë përsipër të sigurojmë një rimëkëmbje të ekonomisë, duke nxitur punësimin dhe investimet në vend dhe kjo po realizohet tashmë me Buxhetin e vitit 2021, i cili është jo vetëm Buxheti i Rimëkëmbjes së Ekonomisë, por është mbi të gjitha një Buxhet për Rindërtimin, një Buxhet për Qytetarët, një Buxhet që po i siguron shqiptarëve një rikthim të shpejtë në streha të ngrohta të shtëpive të tyre të reja”, u shpreh ministrja në mbyllje të interpelancës së kërkuar nga deputeti Roshi.
INTERPELANCA E MINISTRES SË FINANCAVE DHE EKONOMISË
Të Nderuar Deputetë,
I Nderuar z. Roshi,
Meqenëse e nisët me sensivitetin shumë të lartë që ju keni si deputet, por dhe si qytetar ndaj formalizmit të ekonomisë, e përgëzoj këtë dhe shpresoj që ju ta kërkoni kuponin në çdo njësi shërbimi që merrni shërbime. Kështu duhet të jetë për gjithë deputetët, për gjithë qytetarët, në mënyrë që këtë punë të përbashkët, jo vetëm të ministrit apo Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë ta bëjmë të gjithë, sepse ekonomia informale është një plagë e vjetër e Shqipërisë përtej bindjeve të majta apo të djathta dhe për këtë të gjithë duhet të kontribuojmë.
Ju keni depozituar disa pyetje, në fakt janë pyetje të rëndësishme, disa prej të cilave mund t’iu kishim dhënë përgjigje duke u kthyer pas procesin e disa akteve që ju vetë keni aprovuar, megjithatë në respekt të të gjitha pyetjeve unë do të japë përgjigje.
Bizneset e vogla në Shqipëri në vitin 2020 ishin në valën e parë të përballjes me vështirësitë e falimentit. Dhe nuk ishte rastësi që këto ishin dhe fokusi i qeverisë shqiptare që në javën e parë të mbylljes së ekonomisë. Një mbyllje nuk është se ndodhi vetëm në Shqipëri, ndodhi në të gjithë botën dhe recesioni ekonomik në gjithë botën parashikohet në nivelin minus 3.5%. Megjithatë meqenëse flasim në kontekstin lokal me lejoni të theksojë që edhe pse përmbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit në përgjegjësi u ballafaquan me situatën e vështirë të pandemisë dhe jo vetëm, dhe të tërmetit në zonat e goditura prej tij, unë them dhe vazhdojë të këmbëngul të them që ne ja dolëm në një vit të vështirë. Pasi biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë, jo vetëm por edhe me ndihmën e qeverisë. Janë akorduar në mënyrë të drejtpërdrejtë paga për 300 mijë individë, sikurse janë marrë masa fiskale për të lehtësuar dhe barrën fiskale vitin e kaluar. Në buxhetin e shtetit vitin e kaluar kanë munguar 19.1 miliardë lekë dhe kjo sigurisht për të gjitha bizneset, por sigurisht për ato të vogla.
Nuk dua të mbetem vetëm te masat e mbylljes së ekonomisë, por edhe masat për rimëkëmbjen. Ato që në biznesin me qarkullim deri në 14 milionë lekë, ku parlament i aprovojë me tatimfitim zero dhe rritje të pragut të TVSH-së për të siguruar që 90 % e bizneseve të mos paguajnë fitim për vitet që vijnë, duke filluar që nga ky vit dhe sigurisht do ti mungojnë buxhetit të shtetit 50 milionë dollarë, por për ti kthyer përgjigje pyetjes suaj se në cilën anë qëndron qeveria, qëndron në anën e bizneseve, duke eliminuar disa barriera fiskale, qoftë në atë që lidhen me shtyrjen qoftë në eliminimin e tatimeve dhe pagesave fiskale, duke i munguar në buxhetin e shtetit por duke lenë në konsumin e biznesit të vogël në veçanti.
Ju theksoni në pyetjet tuaja që keni depozituar se si është situata me regjistrimin dhe çregjistrimin e bizneseve dhe kërkoni llogari në raport me shifrat.
Shifrat e vitit që shkoi tregojnë që për gjithë vitin janar-dhjetor në të gjithë vlerën neto të regjistrin-çregjistrim, pezullim ne kemi një situatë e cila shkon me një efekt neto pozitiv me 203 biznese, konkretisht për periudhën janar – dhjetor 2020 efekti neto i gjithë këtyre veprimeve është 5704, dhe për 2019 është 5501. Kjo nuk do të thotë që biznesi e ka patur të vështirë situatën, por tregon që masat e marra për biznesin e vogël kanë parandaluar një mbyllje të bizneseve dhe kanë ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë këtë biznes që e thash pak më parë, në numër përbën pjesën më të madhe të strukturës ekonomike të biznesit në Shqipëri dhe tregon që masat e qeverisë ato të menjëhershme kanë dhënë efekt.
Së dyti në raport me likuiditetin dhe jo vetëm për biznesin e vogël dua të theksojë që ne kemi marrë masa në këtë Parlament së bashku me ratifikimin e akteve juridike për riskedulimin e tatimfitimit për gjithë biznesin e vogël nën 14 milionë lekë dhe nuk ka asnjë detyrim parapagese të tatimit të thjeshtuar, sikurse kemi bërë riskedulim/shtyrje për këstet e bizneseve të çfarëdo madhësie në sektorin e turizmit, fason, call center për vitin që lamë pas. Pikërisht për ti ardhur në ndihmë me likuiditet dhe për të mos vendosur këtë barrierë fiskale për t’u paguar menjëherë. Sikurse dhamë një ndihmë me likuiditet nëpërmjet garancive sovrane, të cilat si ajo e para me fokus pagën për punonjësit, për tu mos u larguar nga puna ashtu edhe pjesën e garancisë së dytë sovrane, e cila shkon për të riorganizuar njësitë e çdo sektori në një frymë afat mesme të zhvillimit të tyre ekonomik.
Sikurse dhamë një ndihmë në likuiditet nëpërmjet garancive sovrane të cilat si ajo e para me fokus pagën për punonjësit për të mos larguar njerëz nga puna ashtu edhe pjesën e garancisë së dytë sovrane e cila shkon për të riroganizuar njësitë e çdo sektori në një frymë afatmesme të zhvillimit të tyre ekonomik. Kemi vendosur në dispozicion 26 miliardë lekë.
-Janë 8.8 miliardë lekë nga garancia e dytë sovrane e cila është 15 miliardë lekë të përdorura deri në fund të vitit, gati 60%
Siç edhe kam anonçuar më parë, si Ministre e Financave dhe të Ekonomisë, shtyrjen deri në qershor të çdo afati në lidhje me afatin e përdorimit të Garancisë Sovrane II, në mënyrë që ky instrument të përdoret efektivisht meqenëse kërkesa nga bankat vjen dhe rritet.
Ku do ti gjejë paratë biznesi për tatim fitimin e mbartur gjatë muajve që nuk punoni me atë të krijuar gjatë muajve që do të punojë me efiçencë jo të plotë? Kjo është pyetja juaj.
Në fakt, ju keni shume pyetje të cilat përgjigjet i ka edhe vetë biznesi. Për meritë të përgjigjes dhe kërkesës suaj, më lejoni të hy pak në teknikaliteti meqenëse kjo mund të jetë e munguar në fushën e njohurisë suaj. Bizneset vetëdeklarojnë, përgatisin, dorëzojnë deklaratën e fitimit të tatueshëm. Kjo do të thotë se ata çdo vit përfundojnë një vit, i cili vendos bazën për një vit pasardhës. Për çdo biznes, viti pasardhës parashikohet si një vit më i mirë, në më të mirën e mundshme dhe në bazë të një viti paraardhës parashikohen vlerësime për t’u parapaguar. Kjo për rutinë por sigurisht për një vit si 2020 që nuk ishte një vit normal, ne realizuam eliminimin e këtij funksioni dhe kjo duhet theksuar Z.Roshi, pasi është bërë.
Ndërkohë, në procedurat administrative të administratës tatimore njihet rivlerësimi që ka qenë dhe mbetet një element shumë i rëndësishëm për bizneset, si në një vit jo normal si 2020 por edhe për vite të tjera normale. Këto nuk janë shpikje shqiptare por procedura të cilat janë marrë nga praktikat më të mira ndërkombëtare siç janë të gjitha procedurat dhe të gjithë sistemet që ne po punojmë për të rritur miradministrimin fiskal.
Nëse do të ishit pak më të vëmendshëm ndaj faqes së Ministrisë së Financave si institucion, do të informoheshit që fiskalizimi ka filluar, janë 7 sisteme në totalitet që do të mundësojnë miradministrimin fiskal duke zbuluar ndoshta edhe një kontribut ndonjërit qoftë edhe këtu për të mos ta luftuar totalisht. Ftesa vlen edhe për ju, Z.Roshi, të merrni kuponin dhe të punoni së bashku me të gjithë administratën tatimore në raport me sistemet dhe jo me njerëzit.
Në raport me pyetjet e shtruara për punësim, më lejoni të theksoj që:
Sigurisht, po ti kthehemi vitit 2020, është një vit i vështirë dhe me numër të papunësh të cilët regjistrohen sidomos në muajin prill, në muajin më të vështirë për personelin që del nga tregu i punës në të paktën 46 mijë persona por ne duhet ta shikojmë të gjithë procesin si ka evoluar gjatë vitit 2020 dhe sigurisht për këtë grafiket gjithmonë ndihmojnë ashti sikurse edhe shifrat të cilat janë komforte dhe nuk bëjmë fjalë këtu për shifra të sjella nga një individ por nga institucione. Shifrat tregojnë se në dhjetor të vitit 2020 numri i të punësuarve është 689,648 ndërkohë që në dhjetor të vitit 2019 është 688,393.
Sikurse edhe me numrin e bizneseve të regjistruara apo në efekt neto, efekt që vjen në regjistrim-çregjistrim, ka një trend pozitiv. Edhe një herë, kjo nuk thekson faktin që nuk kanë vështirësi bizneset. Unë jam çdo ditë në takim me bizneset, me përfaqësues të bizneseve të vogla dhe të mëdha sidomos me ato në sektorin fason, të cilët nuk e kanë të lehtë dhe për një arsye tjetër sepse ekonomia jonë është shumë e varur dhe nga ekonomitë e vendeve të tjera si Italia apo Greqia për të cilët masat janë edhe më të shtrënguara sesa vitet e kaluara.
Sa i takon taksës së arsimit, Z.Roshi dua t’ju sqaroj se kjo nuk quhet taksë arsimi në terminologji, por taksë e përkohshme për infrastrukturën arsimore. Kjo është një taksë e vendosur nga pushteti vendor, e aplikuar nga Bashkia Tiranë. Sipas nenit 13 te ligjit nr.68, date 27.04.2017 dhe është e drejta sipas ligjit “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, ku këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore ka të drejtë të vendosë këtë taksë dhe të japi në këmbim një infrastrukturë arsimore në nivelin i cili prekshëm dhe dukshëm është më i lartë.
Në raport me draftin e amnistisë të cilin ju keni depozituar si një pyetje në shkresën tuaj, drafti ka synuar sigurisht formalizimin e ekonomisë në nivelet më të larta dhe kryesisht në qarkullimin e ekonomisë të të ardhurave të pa deklaruara nga punë të ndershme si nga biznesi dhe nga individët. Drafti është në komisione të cilat janë duke marrë të gjitha komentet për të përmirësuar nene të caktuara të tij sidomos ato që vijnë nga institucione të rëndësishme ligjzbatuese, por mbi të gjitha edhe nga faktori ndërkombëtar i cili ka dhe do të japi kontributin e tij.
Për sa i takoj faljes së gjobave dhe penaliteteve, në këtë parlament kemi aprovuar aktin normativ për faljen e masave administrative dhe besoj se po t’i ktheheni historisë së vitit kaluar megjithëse ka pasur shumë akte edhe ju e keni aprovuar atë.
Faleminderit !