• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“200 euro pension bazë me 20% rritje në vit”, Ministrja Ibrahimaj rrëzon propozimin e PD

by S T
02/11/2024 10:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga qeveria, e cila po merr më shumë kohë për të llogaritur dhe deklaruar shifra konkrete në lidhje me rritjen e pensioneve, opozita e ka bërë të qartë qendrimin e saj. Kreu i PD-së Sali Berisha ka propozuar që çdo I moshuar, përfshirë ata që nuk kanë paguar asnjëherë sigurime, të ketë pension bazë sa minimum jetik 200 euro dhe, mbi këtë bazë, të gjithë pensionistët e tjerë do të kenë një rritje të pensioneve prej 20%.

Por për Ministren e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ky është një premtim elektoral që kërcënon dhe vë në rrezik skemën e pensioneve. “Është shumë e thjeshtë të bësh premtime, kur je në opozitë, sepse nuk ke asnjë përgjegjësi për mbajtjen e premtimeve. Që të rrisësh pensionin minimal në 200 mijë lekë dhe pastaj ta rrisësh 20% çdo vit, veçanërisht ky i dyti, është një premtim shumë i vështirë që të mbahet. 20% është shumë,” tha zonja Ibrahimaj, e cila nuk preferon që t’i hyjë llogarive të detajuara për propozimin e opozitës, por beson se kjo nuk është një skemë e qendrueshme.

“Buxheti nuk është matematikë, por duhet llogaritur 200 mijë lekëshi, duhet llogaritur 20%-shi i rritjes, duhet llogaritur indeksimi dhe këtu skema e pensioneve fillon e shpërthen nga këto premtime, të cilat janë të pamatura. Pra, 20% rritje në vit e pensioneve dhe rritje edhe e bazës, do të çonte në një ngushtim të masave të pensioneve dhe mendoj që do të çonte në një shpërthim të skemës së pensioneve,” tha për emisionin “Pa Censurë” Delina Ibrahimaj.

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen bëri të qartë pozicionin e qeverisë se çështja e pensioneve nuk duhet parë si një çështje elektorale afatshkurtër. Për këtë arsye, ajo tha se qeveria Rama po përpiqet të sjellë një propozim afatgjatë që nuk e dëmton ekonominë dhe ndihmon realisht pensionistët.

Next Post
Avancimi i negociatave për anëtarësimin në BE, prioritet i pr/buxhetit 2025 për politikën e jashtme

Avancimi i negociatave për anëtarësimin në BE, prioritet i pr/buxhetit 2025 për politikën e jashtme

Comments 1

  1. Lili says:
    1 year ago

    Zonja ministre…si nuk të vjen turp dhe flet.Harrove moj e pafytyrë kur ishe ministre e financave the me zë dhe figurë se:Nuk je i varfër po të marrësh 100 € (euro)…Moj shëmtim fizik që me mjerimin shpirtëror që ke,duhet të japësh urgjentisht dorëheqjen …Qeverisja mos harro : Është dinjitet kombëtar.Turp të kesh…hajdute .Ty 100 € nuk të dalin për të krehur dy qimet e flokëve që ke dhe jo më pastaj luksi i shfrenuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë..
    Ti dhe Babloki yt…Turp të keni që keni 12 vjet në pushtet dhe mund të kishit menaxhuar rregullat e lojës dhe mund të kishit përmirësuar sado pak jetën e qytetarëve shqiptarë…Turp…një mijë herë Turp

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

Praktika e re e Gjykatës së Lartë, Ndreca: Si mund ta fitojnë tani lirinë Veliaj dhe Meta

March 11, 2026
Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

Detaje nga sherri i dhunshëm në Bulqizë, tre të rinj përfundojnë tek Trauma

March 11, 2026
SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

SHBA-të ‘frenojnë’ Izraelin: Stop me sulmet mbi naftën iraniane!

March 11, 2026
Sot mblidhet qeveria, takimi i parë i kabinetit pas pushimeve

Dy ditë pas raportit për Ballukun, Rama mbledh Kryesinë e PS në selinë rozë

March 11, 2026
Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

Emiratet Arabe dhe Irani, ‘lufta e fshehtë’ për tre ishujt që sa vjen e intensifikohet

March 11, 2026
Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

Këshilli i Sigurimit të OKB voton sot për rezolutën kundër sulmeve të Iranit ndaj shteteve arabe

March 11, 2026
Zgjedhjet në PD/ Bejko: Nuk mund të pengohet kandidimi i Bashës, kandidatët të garojnë dhe ta mundin

“Berisha do sejmenë në parti”, Bejko: Tensionet e brendshme në PD janë të larta!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In