• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

20-vjetori i tragjedisë së Otrantos, Rama: Përgjegjësit nuk u ndëshkuan, bunkeri në bulevard pengon reformën

by A R
26/03/2017 12:49
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vlorë, në një aktivitet përkujtimor për 20 vjetorin e tragjedisë së Otrantos, me 81 viktima dhe 24 të zhdukur.

Gjatë fjalës së mbajtur Rama theksoi se ende nuk është bërë drejtësi për jetët e humbura. Kryeministri u ndal te rëndësia e reformës në drejtësi, që sipas tij përcakton të ardhmen e vendit.

“Tragjedia e Otrantos tronditi Shqipërinë. Shumë jetë të humbura në mes të detit. Fajtorët e vërtetë të fatkeqësisë janë të pandëshkuar. Familjarët e viktimave të revoltuar se su bë drejtësi. Asnjë nuk ka vlerën e merituar nëse nuk ka drejtësi. Cinike përpjekja për të penguar zbatimin e reformës. Reforma po pengohet me një bunker në bulevard. Vettingu nuk është çështje politike dhe as partiake. Çadra e opozitës po mban peng të ardhmen e vendit”, deklaroi Rama.

Kryeministri Rama theksoi se kanë kaluar 20 vjet nga tragjedia e Otrantos dhe shumë arsye për të mos harruar.

Sot shtoi Rama, “Përkujtojmë tragjedinë që tronditi Shqipërinë dhe Italinë”.

“Patjetër që 24 të zhdukur dhe 81 viktima të regjisturara janë edhe sot një plagë e pambyllur në kujtesën e këtij qyteti në radhë të parë, por edhe për ata që me këtë qytet kanë një lidhje shpirtërore”.

“Gra dhe fëmijë pjestarë familjesh të mbetura mes dy brigjeve si simbol i një vullneti të madh dëshpërimi dhe shprese, janë sot dhe gjithë ditën një arsye shumë e fortë për të guxuar të besojmë se jo vetëm një traagjedi e tillë nuk do të përsëritet më, por që Shqipëria që duam do të bëhet një vend ku gratë dhe fëmijët të mos kenë nevojën për të rrezikuar jetën dhe ardhmërinë e familjes së tyre, por të gjejnë këtu mundësitë që ju duhen për ta parë të ardhmen me shpresë dhe me besim”, tha Kryeministri Rama.

Tragjedia e rëndë ndodhi në 28 Mars të vitit 1997. Anija shqiptare “Kateri i Rades” me 120 persona në bord kishte arritur të hynte në ujërat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve të Otrantos në Itali, u përplas me anijen luftarake italiane, “Sibilla”. Si pasojë e përplasjes u mbytën 84 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar. Anija e tragjedisë u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashkë me një pjesë të trupave të viktimave, ndërkohë që më pas ajo u vendos në Brindisi.

Next Post
James Rodriguez është në radarin e Liverpoolit

James Rodriguez është në radarin e Liverpoolit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

Deri në 150 $ për fuçi nafte në Azi, a po vjen goditja në Europë?

March 20, 2026
Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

Paraja nuk blen lumturinë, ‘surprizon’ Kosova në indeksin e fundit

March 20, 2026
“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

“Fitër Bajrami”, kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë me një foto të veçantë

March 20, 2026
Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

Rrëfimi i veçantë i Rey Manajt: Kur mora rrogën e parë, hoqa mamin nga puna!

March 20, 2026
Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

Shqiptarët po blejnë makina nga Koreja dhe Kina, çfarë po ndodh me tregun?

March 20, 2026
Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

Përshkallëzon lufta, sulmi në South Pars shtrenjton naftën dhe gazin në mënyrë drastike

March 20, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In