• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

20-vjeçari që shtypi nënën e dy fëmijëve me 200 km/orë, i droguar dhe me precedentë

by Aalison Pearse Stevens
13/07/2016 22:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Andrea Memollari, i riu 20-vjeçar që i mori jetën Dhurata Priftit duke i kaluar sipër me makinë, u vu në pranga sot nga Policia, disa orë pas ngjarjes tragjike. Fatmirësisht dy fëmijët e mitur të Dhurata Priftit shpëtuan dhe po mjekohen për plagë të lehta në spital. I riu me automjetin ‘Mercedes Benz’ 220, ngjyrë gri me targa AA476GL u largua nga vendngjarja dhe nuk ndaloi as për ndihmë. Skena e aksidentit ishte e tmerrshme. Një video e një biznesi aty pranë ka regjistruar çastin fatal teksa Memollari jo vetëm i kaloi përsipër me benz, Dhurata Priftit, por as nuk ndaloi automjetin duke shtypur trupin e gruas. Deshmitaret vune duart ne koke. Nuk dinin kujt t’i vinin ne ndihme me pare, nenes apo femijeve.

Pas ngjarjes se rende, policia u vu ne ndjekje te autorit, i cili u largua nga vendgjarja. Pas disa oresh ai u identifikua si i riu nga Tirana, Andrea Memollari, 20 vjec. Ne castet e aksidentit ai drejtonte makinen tip benz te kusheririt. Disa media shkruan se i riu ishte nen efektin e droges ose alkoolit ne momentin qe shkaktoi aksidentin e rende. Kurioziteti te shtyn te hapesh profilin e te riut ne rrjetin social, Facebook. Në profilin e tij mes shume postimeve te tjera, djaloshi shfaq pasionin për makinat dhe shpejtësitë e esktreme. Madje ka publikuar dhe një video ku dëshmon se me makinën e tij ka qarkulluar me 200 km në orë.

memollari andreaPor, duket se problemin per qarkullimin me shpejtesi te madhe e ka pasur me heret. Mediat kane nje lajm te nje viti me pare, kur Andrea 19 vjec u ndalua per shpejtesi te larte dhe tentoi te korruptonte nje polic.

“News24” e BalkanWeb disponojne videon e muajit Mars te vitit 2015, ku 19-vjeçari, Andrea Memollari, është ndaluar nga Policia pasi tentoi të korruptojë punonjësin e Policisë me 500 lekë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.

Ministria e Brendshme njoftoi se rreth ores 18:35 minuta u ndalua automjeti Mercedez-Benx 190 me targa “TR 7049 I” sepse ishte duke lëvizur me shpejtësi nga Farmacia 10 në drejtim të rrugës “5 Maj”.

Drejtuesi i mjetit, Andrea Memollari, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë, ka tentuar që të korruptojë punonjesin e Policisë, duke i dhënë një kartmonedhë me prerje 500 (pesëqind) lekëshe, të cilën e ka futur brenda lejes së qarkullimit, duke i thënë “Merri dhe më lër që të vazhdoj.”

Menjëherë punonjësi i Policisë ka reaguar dhe ka bërë bllokimin e këtij personi, duke e shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë si autor i dyshuar për vepren penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas ketij episodi, djali kreu denimin me rehabilitim, me pune te detyruar ne Muze.

“Po ecja shpejt me makinë dhe u mundova t’i jepja lekë policit. Më futën brenda. Më dënuan me 48 orë pune në muze. Punoj 4 orë në ditë këtu. Orientoj njerëzit që të mos shkelin mozaikun e kështu gjërash. Ky dënim më bën të kuptoj që nuk i duhet dhënë më lekë policit sepse për të ecur shpejt, ne të rinjtë e kemi këtë problem”, thotë Andrea nje vit me pare.

Por, nje vit me pas, Andrea Memollari, 20 vjec behet protagonist i nje ngjarje shume te rende. Me makine perplas dhe i kalon siper nje gruaje, e cila shtyn femijet, per ti shpetuar nga gomat e Benzit qe drejtonte i riu.

VENDIMI I GJYKATES PER ANDREA MEMOLLARIN

Sipas vendimit te dhënë nga gjyqtari Martin Deda ne Gjykaten e Rrethit Tirane që mban daten 24 qershor 2015 për Andrean Memollarin, i cili akuzohet per ‘korrupsion aktiv’, i riu u denua me 9 muaj burgim. Por perfitoi ulje te 1/3 te denimit, (pasi pranoi fajin) duke u denuar perfundimisht me 6 muaj heqje lirie. Ndërkohe, nje tjeter pike e vendimit e pezullon ekzekutimin e vendimit te denimit me burgim dhe e detyron Andera Memollarin te permbush nje pune ne interes publik, sipas caktimit te Njesise Bashkiake ku ai banon. Pra ai do te kryente 40 ore pune pa shperblim, nderkohe qe detyrohej te mbante konktakte edhe me zyren vedore te Sherbimit te Proves.

“Gjykata ne caktimin e llojit dhe mases se denimit, per te permbushur qellimet per te cilat denimi penal jepet, duke bere te nevojshme qe nepermjet denimeve penale, te behet e mundur lufta parandaluese, mban parasysh rrezikshmerine e vepres, te autorit, shkallen e fajit. Gjykata vlereson rrezikshmerine shoqerore, duke ju referuar marredhenieve qe ajo cenon.”, citohet ne vendimin e gjykates. Argumenti se pse u dha kjo mase denimi ishte duke iu refereuar ketyre arsyeve: “Gjykata bazuar në nenet 47, 48,49, të K.Penal merr parasysh, shkallen dhe formen e fajit te te pandehurit ne kryerjen e vepres penale (dashje direkte), rrezikshmerine shoqerore te te pandehurit i cili rezultoi te jete i pa denuar, qëndrimin pendues të të pandehurit për vepren penale te kryer te mbajtur ne hetim, moshen e tij te re.”.

Next Post

Al Jazeera: Bar dhe baltë, terreni stërvitor i Luiza Gegës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

Rusia intensifikon sulmet ndaj Kievit, 10 viktima dhe mbi 50 të plagosur

July 6, 2026
Nga sot, temperatura përvëluese në Shqipëri: Si të parandaloni emergjencat e lidhura me nxehtësinë

Rikthehet vala e të nxehtit afrikan, ditët dhe zonat më të nxehta në vend

July 6, 2026
Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

Haaland eliminon Brazilin nga Botërori, Anglia kalon Meksikën mes spektaklit

July 6, 2026
“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

“Protesta me arkivol na kujton 1997-ën”, socialisti: Ka individë të paguar nga klanet e luftës hibride

July 5, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Është vonë…

July 5, 2026
Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

Fier/ Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit në Peshtan

July 5, 2026
Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

Protestuesja në tubimin para Kryeministrisë: Sali Berisha vrau miliona bijë nënash!

July 5, 2026
VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

VIDEOLAJM/ Pamjet me dron! Ja sa është pjesëmarrja në protestën përpara Kryeministrisë

July 5, 2026
Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

Qëndrestarët e protestës dhe anti-kultura e urrejtjes

July 5, 2026
Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

Kina dhe Suedia bien dakord të forcojnë bashkëpunimin dhe të mbështesin multilateralizmin

July 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In