• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

20 fakte se si seksi ndikon në bukurinë dhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve

by
16/09/2015 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

20 fakte se si seksi ndikon në bukurinë dhe në shëndetin e femrave dhe të meshkujve

1-Dashuria e mjaftueshme do të bëjë që femrat të duken në formë të mirë dhe me pamje të shkëlqyeshme. Shkaku kryesor i cili ndikon për kënaqësi në dashuri dhe në seks është të formuarit e sasisë së dyfishtë të hormoneve të osterogjenit.

2- Seksi është më i bukur sesa kremrat e shtrenjta kundër rrudhave. Ai e nxit apo e shpejton qarkullimin e gjakut dhe lëkura bëhet më e lëmueshme dhe më e shtrënguar, më saktë më e nderë (më e shtrirë). Papastërtia dhe puçrrat zhduken.

3- Seksi ndikon edhe në mbajtjen e vijës së trupit bilonjë, domethënë të trupit të bukur, shtathedhur. Gjatë seksit të nxehtë dhe me plot pasion është konstatuar se shpenzohen 560 kalori të tëra, po aq kalori sa shpenzohen për një orë e gjysmë të stërvitjes me biçikletë dhomë. E me këtë, kjo paraqet edhe njëfarë kënaqësie.

4- Në shtrat mund ta zvogëloni rrezikun nga ngushtimi i enëve të gjakut. Gjatë kohës sa keni marrëdhënie seksuale formohet hormoni që e zvogëlon tensionin e gjakut.

5- Edhe disponimi përmirësohet pas seksit, madje zhduket edhe depresioni dhe shfaqet ndjenja e lumturisë dhe e kënaqësisë.

6- Nëse juve ju mundon pagjumësia, seksi para gjumit do t’ju bëjë çudira. Është konstatuar se seksi është dhjetë herë më i mirë se sa ilaçet për gjumë ose për qetësim. Do të çliroheni tërësisht nga brengat dhe do të flini të qetë, sigurisht afro 25% më mirë e më gjatë.

7- Seksi është terapia më e mirë dhe më e fortë kundër flamës dhe gripit. Netët e nxehta të seksit dhe të dashurisë ndihmojnë edhe në shërimin e astmës dhe të alergjisë.

8- Tashmë është konstatuar se edhe paraloja e zjarrtë gjatë seksit dhe dashurisë e shëron dhembjen e kokës. Enët e gjakut në tru, të cilat kanë ngërç, gjithashtu mund të çlirohen.

9- Loja me buzë dhe me gjuhë ndikon gjithsesi në tajitjen e pështymës, e cila i mbron dhëmbët nga kariesi dhe gurëzimi i tyre. Përveç kësaj, edhe puthjet e buta dhe të ndjeshme ndikojnë për të mirë në seks, pasi e stimulojnë atë.

10- Seksi i pakëson fatkeqësitë në rrugë dhe në punë. Pas natës së mrekullueshme të seksit dhe të dashurisë së kaluar, njerëzit janë psikologjikisht më të qëndrueshëm dhe më të kujdesshëm.

11- Në seks më së miri stërviten muskujt e barkut dhe të prapanicës. Për këtë arsye zhduket stomaku, kurse prapanica bëhet edhe më e fortë dhe e ngritur, më saktë më e ndërtuar dhe ka një pamje të mrekullueshme, të cilën e merr pas seksit intensiv. Madje, seksi mundëson edhe që të dobësohemi dhe nuk ka dietë më të mirë se seksi për t’i hequr kilogramët e tepërt dhe të padëshiruar.

12- A bëheni të harrueshëm dhe a plakeni? Seksologët kanë konstatuar se seksi dhe dashuria e ngadalësojnë procesin e mplakjes (të moshuarit) dhe e kthjellojnë mendjen, domethënë nuk bëheni të harrueshëm dhe e ndaloni plakjen e parakohshme.

13- Nëse ju tërheqin dashuria dhe seksi, nuk do t’ju dhembë lukthi aspak, madje as rraskapitjet nuk do t’i njihni (përjetoni).

14- Po ta fitoni vetëbesimin në shtrat, edhe partneri juaj do t’jua pranojë këtë dhe në jetë nuk do të jeni të komplikuar, pra, do të çliroheni nga të gjitha komplekset e mundshme.

15- Seksi u jep një pamje të bukur kofshëve dhe këmbëve. Nga celuliti nuk do të mbetet asnjë gjurmë, sepse sistemi limfatik është mjaft aktiv, e posaçërisht në këmbë.

16- Netët e dashurisë i zgjidhin të gjitha vështirësitë dhe këshillat nga institucionet për këshillime martesore s’do t’ju nevojiten fare. Bisedoni në shtrat me partnerin tuaj për gjithçka.

17- Sportistët e dinë tashmë edhe atë se pas mesnatës së suksesshme të seksit dhe të dashurisë reaksionet janë thjesht më të mira.

18- Seksi është me të vërtetë lloji më i sigurt dhe më i shpeshtë i sportit, i cili e vë në lëvizje çdo muskul të trupit të njeriut, e në anën tjetër në shtrat ka më pak fatkeqësi.

19- Seksi, terapia më e fortë kundër infarktit të zemrës?!

Mjekët kanë konstatuar se infarkti i zemrës i godet në radhë të parë njerëzit që dashurohen shumë pak dhe që jetën seksuale e kanë shumë të varfër (pra ata që merren më pak me seks). Mirëpo, shumica e personave që pësojnë infarkt, pas këtij infarkti e ndërpresin jetën seksuale të rregullt, nga frika më tepër. Por, sipas mjekëve, kjo është plotësisht e gabuar dhe e dëmshme, sepse seksi i rregullt pas infarktit, ndikon dhe e stimulon stabilizimin e imunitetit. Nëse nuk e besoni këtë, para se të provoni, këshillohuni me mjekun.

20- Seksi ju bën shumë tërheqës dhe joshës (ngashënjyes). Kur dashuron shumë, nënkuptohet se bën seks edhe më shumë e më shpesh, dhe me këtë rast krijohen fenomene të një seksi parfumi të butë, me aromë të mirë dhe joshëse, por shumë të rëndësishme. Femrat i bën të dëshirueshme, kurse meshkujt më të furishëm (më agresivë)

Next Post

Kush është brunia seksi që i "mori" punën Marina Vjollcës (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

Zelensky nuk tërhiqet për Donbasin: Nuk është e drejtë që Trump të na bëjë presion neve dhe jo Rusisë

February 17, 2026
“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

“Po gjykohet lufta e drejtë e UÇK-së”, Konjufca nga Haga: Tentativë për të barazuar viktimën me regjimin kriminal të Millosheviçit

February 17, 2026
18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

18-vjetori i Pavarësisë/ Xhufi: Sot në Kosovë ishte festë, por pretenca e Hagës shqetësonte dhe rëndonte shumë

February 17, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pasojat politike të betejës së Edi Ramës me drejtësinë!

February 17, 2026
Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

Kërkoi falje për krimet në Kosovë, flet politikani serb: Jam rrahur për mbi 9 orë nga shërbimet sekrete serbe

February 17, 2026
Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

Beogradi ‘viktimizohet’ në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Petkoviç: Serbët janë populli më i rrezikuar në Europë

February 17, 2026
Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

Ecuria e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, Spiropali mirëpret Komisionin e Punëve të Jashtme të PE

February 17, 2026
Dialogu ka dështuar, kërkohet vetëm fajtori

Deklarata e Pavarësisë 18 vjet më parë nuk ishte e njëanshme

February 17, 2026
“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

“Jeffrey Epstein u vra”/ Akuza e fortë e vëllait të tij: Po mbulohet krimi! Dosja e publikuar është një shpërqendrim

February 17, 2026
“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

“Armatimi erdhi nga Shqipëria”, ish-zv/shefi i shtabit të UÇK përlotet për luftën e Kosovës

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In