• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2-vjetori i luftës në Ukrainë; Veliaj: Gjithmonë pranë popullit ukrainas; Javën tjetër mikpresim Zelensky-n

by Java News
24/02/2024 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy vite nga fillimi i sulmit rus ndaj Ukrainës, qytetarët e Tiranës zhvilluan këtë të shtunë një manifestim në kryeqytet, pas ftesës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas. Manifestimit iu bashkuan ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, ambasadori i Ukrainës, Volodymyr Shkurov, i ngarkuari me punë i ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, David Wisner, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, etj.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se shpreson që ky të jetë përvjetori i fundit që qytetarët takohen në këto rrethana dhe që lufta në Ukrainë të marrë fund sa më parë. Ai theksoi se është i lumtur që Bashkia e Tiranës po ndihmon në rindërtimin e shkollave në Ukrainë.

“Jam krenar që sot BE, SHBA, vendet anëtare të NATO-s, gjithë kolegët që janë këtu, i është bashkuar edhe një pjesë e jashtëzakonshme e komunitetit të qytetarëve të Tiranës, për të cilët jam shumë mirënjohës. Sepse besoj që kjo nuk është një punë e atyre që merren me politikë dhe diplomaci. Kjo është puna dhe një detyrim moral e çdo qytetari evropian. E çdo njeriu që nuk i ka të largëta kujtimet kur ne kemi qenë në një agresion të tillë, as të kohës së komunizmit, as të luftës në Kosovë. Faleminderit të gjithë qytetarëve që janë këtu sot edhe pavarësisht motit. Kombi për secilin prej nesh fillon te shtëpia e vet. Ndaj, më vjen mirë që e ne e kemi bërë atë tonën modeste. Jam i lumtur që Bashkia e Tiranës ndërton shkollën nr 5 në Kharkiv dhe jam i sigurt që do të bëjmë më shumë në një rrjet qytetesh EuroCity, për të çiftuar sa më shumë qytete të Europës me qytete të Ukrainës ashtu siç ishte edhe porosia e zotit Zelensky kur ishim në Ukrainë në gusht 2022 për të gjetur sa më shumë qytete që mund të bëheshin binjake, por për të bërë një punë konkrete sidomos për rindërtimin. Më vjen mirë që jemi duke punuar në Irpin dhe Bucha për atë aftësi që ne kemi, të paktën në arkitekturë dhe urbanistikë për rindërtimin. Të ndërtojmë më mirë dhe më fort, jo për inat të pushtuesit, por për nder dhe respekt të betejës dhe për t’u siguruar që ngrihemi shumë më të fortë se sa u rrëzuan para dy vitesh.”

Veliaj bëri me dije se javën tjetër Tirana do të mikpresë presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kur tha se bujaria shqiptare do të reflektohet në pritjen e organizuar për të.

“Tirana do të përgatitet për të mikpritur presidentin, Volodymyr Zelensky, që do të jetë këtu për samitin javën tjetër. Kështu që jo vetëm një rrugë që quhet nga Bashkia e Tiranës “Ukraina e lirë”, por e gjithë Tirana do të ndihet si ky toponim, një Ukrainë e Lirë. Shpresoj që të jetë një vizitë e suksesshme. Bujaria shqiptare të reflektohet edhe në pritjen që kemi rezervuar për presidentin Zelenskyy”, tha Veliaj.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato falenderoi Shqipërinë dhe qytetarët e saj që kanë qëndruar pranë Ukrainës.

Nga ana e tij ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov shprehu falënderimet e tij për kryebashkiakun e Tiranës, i cili nuk harron të solidarizohet me popullin ukrainas.

“Falenderoj Bashkinë e Tiranës për ndihmën që kanë dhënë në rindërtimin e shkollës nr. 5 në Kharkiv. Ne po mbrojmë popullin ukrainas falë sistemit të mbrojtjes ajrore dhe ndihmës së dhënë nga partnerët tanë. Uroj dhe ukrainasit që jetojnë në Shqipërinë. Jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që ka zgjatur rezidencën e tyre dhe mbrojtjen për këta qytetarë që ishin të detyruar për të lënë atdheun e tyre. Falenderoj popullin shqiptar për ndihmën e madhe që kanë dhënë për popullin ukrainas. Falenderoj nga zemra Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj për ndihmën e vazhdueshme”, tha ambasadori Shkurov.

/f.s

Next Post
VIDEO/ “Nga vjen kjo erë e keqe, mbylleni banjon!”, Ilnisa i ulët afër, Sara e ofendon keq

VIDEO/ "Nga vjen kjo erë e keqe, mbylleni banjon!", Ilnisa i ulët afër, Sara e ofendon keq

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

“Molla e sherrit” vjehrra? Prapaskenat e vdekjes së Xhuana Nikollajt: Fjalët e fundit dhe letra e lamtumirës

March 13, 2026
Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

Caktohet masa e paraburgimit për Gjestin: Ka rrezik të arratiset dhe…

March 13, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In