• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

2/3 të kënaqur me Reformën në Drejtësi, por…

by Eduard Zaloshnja
03/06/2026 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analizë e bazuar në një vrojtim statistikor kombëtar

Nga Eduard Zaloshnja, PhD

Në prill drejtova një vrojtim statistikor të CSDG-së mbi perceptimet, përvojat dhe njohuritë e publikut për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri. Studimi u financua nga Ambasada Gjermane dhe u bazua në një kampion të rastësishëm e të shtresëzuar prej 1111 të rriturish në të 12 qarqet, duke siguruar përfaqësim demografik, gjeografik dhe politik me një marzh gabimi statistikor nën 2.9%. Të anketuarve iu bënë 48 pyetje përmbajtësore dhe 18 statistikore. (Studimin e plotë mund ta lexoni në linkun: https://csdgalbania.org/publications/Opinionet_e_Shqiptareve_per_Sistemin_e_Drejtesise.pdf ).

Perceptimi i përgjithshëm për Reformën në Drejtësi
Mbi dy të tretat e shqiptareve kanë opinion pozitiv ose relativisht pozitiv për Reformën në Drejtësi, teksa pothuaj të gjithë të anketuarit pajtohen me idenë se një reformë e tillë ishte e nevojshme. Sidoqoftë, kjo mbështetje e përgjithshme nuk përputhet me perceptimin rreth ndikimit të reformës në nivel personal: vetëm një e katërta e të anketuarve raportojnë se reforma ka ndikuar në jetën e tyre të përditshme.

Shqetësimet për korrupsionin dhe efektivitetin vazhdojnë
Pavarësisht procesit të Vetingut dhe ristrukturimit institucional, perceptimet për korrupsionin mbeten të përhapura. Më shumë se katër në pesë të anketuar hamendësojnë se korrupsioni në Sistemin e Drejtësisë vazhdon. Lufta kundër korrupsionit identifikohet nga të anketuarit si prioriteti kryesor për pesë vitet e ardhshme, pasuar kjo nga mbrojtja e të drejtave të qytetarëve dhe nga përmirësimi i profesionalizmit.

Besimi i publikut në efektivitetin e sistemit është i kufizuar. Një shumicë e konsiderueshme janë të mendimit se Sistemi i Drejtësisë nuk i mbron të drejtat e qytetarëve siç duhet dhe të shumtë janë ata që i perceptojnë institucionet gjyqësore vetëm pjesërisht të paanshme apo transparente.

Vlerësimet institucionale

Opinioni i publikut është i ndryshëm për institucione të ndryshme:
• SPAK gëzon mbështetje të fortë në përgjithësi, me pothuaj 72% që shprehin për të një opinion pozitiv ose relativisht pozitiv. Megjithatë, përgjigjet pozitive janë më të pakta në vlerësimin e luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë.
• Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Posaçme për Korrupsionin/Krimin e Organizuar marrin vlerësime pozitive, megjithëse një pjesë e konsiderueshme e popullsisë mbetet skeptike për pavarësinë e tyre nga ndikimet politike dhe nga të tjera ndikime të jashtme.
• Gjykata e Lartë shihet më pozitivisht, sidomos në lidhje me rolin e saj në reduktimin e pritshëm të paraburgimit, por një pjesë e konsiderueshme e të anketuarve raportojnë njohje të kufizuar të veprimtarisë së saj në pëgjithësi.
• Institucionet e tjera të drejtësisë, përfshirë gjykatat lokale dhe prokuroritë, marrin vlerësime kryesisht negative, ndërkohë që njohuritë për organet e reja mbikëqyrëse të Sistemit të Drejtësisë mbeten shumë të ulëta.

Aksesi në drejtësi dhe rezultatet e çështjeve gjyqësore
Rreth një e katërta e të anketuarve raportojnë se familja e tyre ka qenë e përfshirë në çështje gjyqësore gjatë dekadës së fundit, gjë që shënon një rënie në krahasim me gjetjet e një studimi të para një dekade. Përqindja e zgjidhjes së çështjeve gjyqësore mbetet e ulët, me vetëm dy nga pesë të përfunduara. Çështjet shpeshherë zgjasin shumë dhe kënaqësia nga vendimet gjyqësore është e moderuar, me afërsisht tre në pesë të anketuar që shprehin kënaqësi për to.

Harta gjyqësore dhe mundësia e aksesit në sistem
Ndonëse shumë nga të anketuarit nuk raportojnë ndryshime të drejtpërdrejta në vendndodhjen e gjykatave apo të prokurorive të rretheve të tyre, shumica besojnë se harta e re gjyqësore ka ndikuar në krijimin e vonesave për zgjidhjen e çështjeve. Kjo na shtyn të mendojmë se reformat strukturore mund të kenë sjellë pasoja anësore negative për aksesin dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

Qëndrimet ndaj korrupsionit

Toleranca ndaj korrupsionit mbetet shqetësim i rëndësishëm. Shumica e të anketuarve e konsiderojnë të pranueshme që, në rrethana të caktuara, të ofrojnë pagesa nën dorë për gjyqtarët ose prokurorët, dhe më shumë se gjysma raportojnë se praktika të tilla janë përdorur konkretisht në rrethin e tyre familjar/shoqëror. Këto gjetje nxjerrin në pah sfidën e vazhdueshme për nxitjen e një kulture të sundimit të ligjit.

Njohuritë gjyqësore dhe ndërgjegjësimi ligjor
Nivelet e ndërgjegjësimit ligjor në publik janë të ulëta. Një e katërta e të anketuarve nuk arritën të përmendnin as edhe një të drejtë të vetme kushtetuese. Dhe mbi një e treta e atyre që pëmendën një, nuk arritën të përmendnin një të dytë. Në mënyrë të ngjashme, shumica e të anketuarve nuk kanë kërkuar në mënyrë aktive informacion për ligjet e vendit. Njohuritë për procedura themelore ligjore, të tilla si afatet kohore për të çuar një person të arrestuar para gjyqtarit, janë gjithashtu të ulëta.

Konkluzion

Teksa Reforma në Drejtësi, në parim, mbështetet gjerësisht nga qytetarët shqiptarë, dhe teksa institucionet kryesore kanë fituar një shkallë të konsiderueshme besimi ndër ta, ende mbeten sfida të rëndësishme. Ndër to, përfshihen perceptimet e vazhdueshme të korrupsionit, besimi i kufizuar në efektivitetin institucional, pengesat për akses dhe efikasitet, si dhe niveli i ulët i ndërgjegjësimit ligjor të popullatës.

Adresimi i këtyre çështjeve do të jetë kritik për forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e besimit të publikut në Sistemin e Drejtësisë gjatë viteve në vijim.

Next Post
Me kë po tallet Kryeministri?

Pritja si fat i një shoqërie – Maqedonia e Veriut mes të ardhmes së premtuar dhe të tashmes së ngrirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In