• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

1mln USD e PD, heshtja e Prokurorisë/ “Bloomberg” zbuloi megaskandale dhe në Gjermani e SHBA

by Java News
11/12/2017 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javën e shkuar, një prej rrjeteve më të mirënjohura të informacionit në SHBA, , raportoi se “ekzistojnë prova të pakundërshtueshme” për një aferë prej më shumë se 100 milionë dollarësh në Shqipëri.

“Bloomberg”, më tej informoi se të dhënat i përkasin firmës amerikane që fitoi tenderin e skanimit të kontenierëve në prag të zgjedhjeve të 2013-s. Sipas investigimit, pak muaj pasi fitoi këtë tender me vlerë 250 milionë dollarë, kompania i “shiti” për 490 lekë të vjetra 49% të aksioneve tek një kompani e kontrolluar nga njerëzit e Berishës.

Artikulli i publikuar në “Bloomberg” i referohej të dhënave të siguruara nga një kompani investigimi e quajtur “Myddy Waters LCC”. Ndër vite, “Myddy” është shndërruar në një prej denoncuesve kryesore të aferave korruptive në të gjithë botën, përfshi vende me nivel korrupsioni shumë të ulët si SHBA, Gjermania apo Suedi, e gjithashtu vendeve në zhvillim si Brazili apo Kina.

Një prej aferave më të mëdha të denoncuara nga “Myddy” është ajo e kompanisë “Petroleo Brasileiro” (Petrobas), e cila pas denoncimit u provua nga drejtësia braziliane si fajtore për pagim rryshfeti për të siguruar një megakontratë për ndërtimin e një fushe naftënxjerrëse në det. Çështja u gjykua edhe në Holandë, për shkak të kontratave të “Petrobas” në këtë vend. Pas hetimit, drejtësia holandeze vendosi të gjobisë “Petrobas”-in me 240 milionë dollarë.

Në Kinë, hetimi i “Myddy Water”, siç raporton “Financial Times”, solli burgosjen e dy drejtorëve të dy kompanive multimiliardere .

CEO i “Greencool Technology” dhe ai i “Euro Asia” përfunduan të dy në burg, pasi u provua se kishin paguar rryshfet për të falsifikuar parametrat e ndotjes së mjedisit të kompanive të tyre.

Në Suedi, raportimi i “Myddy Waters” goditi një prej rrjeteve më të mëdha telefonike të vendit, “TeliaSonera”, për shkak të pagesave korruptive të bëra nga kjo kompani në vende të treta ku kishte fituar kontrata, përfshi në Nepal dhe në disa vende euroaziatike.

Ky skandal goditi rëndë financiarisht “TeliaSoneran”, e cila humbi brenda ditës 6% të vlerës së aksioneve të saj në bursën e Stokholmit.

Ndërkohë, në Gjermani, “Myddy” shpalli skandalin e firmës “Stroer”, e cila nisi në vitin 2010 si një kompani publicitare pankartash, por brenda pak vitesh njohu një rritje astronomike, duke u shndërruar në një prej klientëve të “Deutsche Bank”.

Pas raportimit të “Myddy”-t, drejtësia gjermane provoi se “Streor” kishte falsifikuar bilancet e saj, me qëllim fitimin e disa kontratave përmes mashtrimit të kompanive partnere.

Në SHBA, “Myddy” ka raportuar disa dhjetëra afera korruptive, të paraqitura edhe në faqen e saj zyrtare, .

Pavarësisht reputacionit të padiskutueshëm të kësaj kompanie, Prokuroria shqiptare ka vazhduar të heshtë, duke mos nisur asnjë hetim zyrtar për zyrtarët e përfshirë në aferën korruptive të tenderit për skanimin e kontenierëve. /lexo.al

ma.me

Next Post
VIDEO/ Shpërthimi në Nju Jork, arrestohet një person me xhup eksploziv

Ngjarja në Manhattan, policia konfirmon: Parandaluam një sulm terrorist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In