• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Saimir Pirgu: Nga kamarier në yll botëror, vendimtare takimi me Pavarotin

by Aalison Pearse Stevens
08/06/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tenori shqiptar, Saimir Pirgu, pasi prezantoi në muajin mars në Firence albumin e tij “Il Mio Canto”, e vijoi turneun e tij botëror për prezantimin e këtij albumi nga Italia, për të vazhduar më pas edhe në  New York, Tokio, Paris, Tiranë, Vjenë e Berlin. Saimir Pirgu ka triumfuar në të gjitha teatrot operistike.

Në Amerikë e konsiderojnë “një prej tenorëve më të rëndësishme të momentit.” Dhe Placido Domingo e vlerëson zërin e tij “të bukur dhe teknikën e shkëlqyer.” Në Vjenë njihet si Der Star-Tenor. Në Itali e krahasojnë me të madhin Luçiano Pavarotin. Me rastin e prezantimit të “Il Mio Canto”, Pirgu i tregoi gazetares të “La Republicca” takimin e tij me Pavarotin.

Pirgu, si filloi marrëdhënia juaj me muzikën?
Krejtësisht si një fëmijë i pafajshëm që ndiqja evenimentet muzikore në Elbasan. Unë kam lindur në ’81 edhe u diplomova për violinë. Por frymëzimi im më i madh ishin tre tenorët:.. Pavarotti, Domingo dhe Carreras. Kur ra ‘perdja së Hekurt’ ne filluam të lejoheshim të shihnim televizionet italiane, unë kam mbetur i shtangur nga koncerti i tyre legjendar.

Si një djalë i ri zgjodhe të studioje në Bolzano?
Shkolla e muzikës ishte i vetmi konservator që i’u përgjigj regjistrimin tim. Unë kam bërë kamerierin dhe pjatalarësin madje kam fjetur tek shoqata Salesiana. Unë kisha një mësues të madh, Brunetti, i cili është ende mësuesi im dhe gjithmonë ai më këshilloi me mençuri. Një takimi vendimtar ishte ai me Pavarottin.

Si e keni takuar atë?
Ai ishte në Merano në periudhën kur unë isha në Bolzano. Ai donte të dëgjonte për studentët më të mirë të Konservatorit dhe më mori nën krahun e tij. Ai ishte një njeri i ‘frikshëm’ dhe bujar. Me studentët nuk kursehej.

Për takimin e tij me Pavarotin Pirgu tregon edhe për  classicfm.com/

“Kur jam takuar për herë të parë me Domingon dhe Pavarotin”, tregon Pirgu, “u kam thënë atyre: “Është faji juaj që jam bërë tenor. Nëse nuk do ta shihja performancën tuaj, unë ndoshta do të isha bërë violinist ose diçka tjetër”.

Si e kujtoni Pavarotin?

Nuk e harroj kurrë ditën kur jam takuar me të. Isha 19 vjeç, Pavaroti ishte në Merano. Ai kishte pyetur nëse a kishte studentë të talentuar që dëshironin të performonin për Maestron. Unë posa kisha mbaruar Konservatorin Monteverdi në Bolzano, jo larg Meranos, dhe mësuesi im Vito Maria Brunetti, përmendi emrin tim dhe u vendos që të këndoja unë për të.Këndova ‘Una Furtiva Lagrima’ nga Eligzir i Dashurisë i Donizettit. Pasi përfundoi aria, Pavaroti më tha mua, “Ciçio, kush të ka mësuar ty të këndosh kështu? E di ti që këndon shumë bukur?”Pastaj më tha që të këndoja për të përsëri. Në atë moment kishte lindur një lidhje shumë e fortë midis Pavarotit dhe meje që qendroi e tillë deri në momentin e fundit kur ai iku nga kjo jetë. Më jepte gjithmonë këshilla që i kam vlerësuar fondamentale për karierën time edhe sot e kësaj dite. Nuk i harroj kurrë shumë e shumë orë leksione që i kushtoheshim shqiptimit dhe diksionit….leksione që janë aq të çmuara për mua…paçka se isha tepër i ri, ato nuk janë vetëm kujtime, por një burim që unë ushqehem edhe sot…

Cila ishte këshilla më e mirë që ju dha Pavaroti?

Ai më mësoi çelësin e bel cantos, dhe tani që jam pjekur disi si këngëtar e kuptoj mençurinë që ai ka përçuar tek unë. Janë pak këngëtarë si Stefano, Gianni Raimondi, Fritz Wunderlich, Franco Corelli, Nicolai Gedda ku unë gjej afërsi… të gjithë këta tenorë kanë një prononcim kristal të pastër që krahasohet me pastërtinë e rrezeve të diellit, me teknikën e duhur që duhet t’i ketë zëri për skenat teatrore. Ishte  Luciano që më “prezantoi” mua tek ata për të kuptuar rëndësinë e kësaj.

ma.me
Next Post

Këto janë shtetet më të korruptuara në botën e zhvilluar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In