Dy persona janë vënë në prangat e Policisë Kufitare në Shkodër. Bëhet fjalë për kontrabandën e plot 1900 llampave që vinin nga Mali i Zi në drejtim të vendit tonë.
Policia tha se në flagrancë u ndaluan Ardit Kalldrica dhe Melazim Vishi, ndërsa malli ndodhej brenda një fugoni.
Ata janë kapur në doganën e Murriqanit.