• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

19-vjeçari shqiptar që kandidon për deputet në Zvicër

by
06/08/2015 17:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

19-vjeçari shqiptar që kandidon për deputet në Zvicër

Koha kur shqiptarët në shtetet evropiane janë përmendur vetëm për të keq, duket se ka shkuar përfundimisht. Shumë raste kemi parë që shqiptarët në këto shtetet janë treguar punëtorë të zellshëm e biznesmenë të suksesshëm. Kultura e tyre dhe sjellja shembullore, ka ndikuar që ata të integrohen edhe më shumë në vendet ku jetojnë.

Por, një risi që ka filluar të jetë prezent viteve të fundit, në veçanti tek gjeneratat e reja është angazhimi politik dhe atë në nivele të larta në shtetet ku jetojnë.

auto_Vetoni_21438868683

Një rast i tillë, i cili është bërë shembull jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vendasit, është ai i 19 vjeçarit Veton Rasaj, i cili ka lindur dhe jeton në Zvicër, ndërsa familja e tij është me prejardhje nga Kosova.

Ai aktualisht është kryetar i Forumit Rinor në kantonin e Sangalit i Partisë Demokristiane e njohur me akronimin CVP. Por, ky është vetëm suksesi i pari i tij, pasi në tetor të këtij viti, Rasaj do t’i hyjë një sfide mjaft të guximshme për moshën dhe pozicionin e tij.

Ai do të jetë kandidat i CVP-së për postin e deputetit të parlamentit të Zvicrës. “Ka disa vjet që jam anëtar i Forumit Rinor të CVP-së dhe kryetar i këtij subjekti në kantonin e Sangalit. Këtë vit partia më ka zgjedhur në mesin e 24 kandidatëve të kantonit tonë për të garuar për njërin prej 200 vendeve të parlamentit federal”, nis tregimin e tij Vetoni, teksa me vështirësi arrinë të gjejë fjalët e duhura në gjuhen shqipe.

auto_Vetoni_31438868684

Por, çfarë në fakt e nxiti këtë djalosh që t’i hyjë një sfide kaq të vështirë siç është politika, duke e pasur parasysh edhe faktin që këtë “zeje” po e ushtron në një vend ku ende llogaritet si “mysafir”.

“Shqiptarët janë një komunitet i madh në Zvicër dhe do më pëlqente shumë që të ndihmoja në integrimin e tyre në shoqërinë zvicërane. Kjo është njëra ndër arsyet kryesore që më ka shtyrë të mirrem me politikë”, ka treguar Vetoni, teksa ka shtuar se mënyra më e mirë për integrimin në shtetin helvetik është përmes arsimit. “Unë fokusin kryesor e kam tek arsimi, sepse vetëm përmes arsimit të rinjtë mund të ndikojnë pozitivisht në të ardhmen e tyre. Në kuadër të partisë unë prej fillimit jam angazhuar në sektorin e arsimit dhe ky sektor madje është edhe priortieti kryesor i partisë. Jam i bindur se me një sukses eventual të kësaj partie, arsimi do të ketë prioritet shumë më shumë sesa ka aktualisht”, ka shtuar ai.

auto_Vetoni_41438868686

Vetoni e di se në këtë moshe zgjedhjet nacionale të 18 tetorit janë një sfidë mjaft e rëndë për të, por ai thotë të ketë hyrë në këtë garë më shumë për tu forcuar sesa për të fituar. “Dëshiroj ta sprovoj vetën edhe pse kjo garë është shumë e fortë. Më mjafton të marr disa vota dhe me to të ngritem më lartë në nivel të partisë”, thotë Vetoni, teksa në këtë mendim përkrahet edhe nga babai i tij Antoni, i cili edhe është mbështetësi më i madh i të riut. “Nuk ka problem edhe nëse nuk fiton, sepse ky është në fillim të karrierës. Në fakt, edhe qëllimi i partisë që e ka kandiduar është që Vetoni të pjeket politikisht me qëllim që ta ketë një të ardhme të sigurt”, ka thënë Antoni.

Ndryshe, si një djalosh me familje kosovare Vetoni thotë se nuk ka shumë njohuri për politikën në Kosovë, por nga ajo pak njohuri që ka e ka kuptuar se gjendja politike në vendin tonë nuk është edhe aq e mirë. Ai shton se nuk e mendon aktivizimin e tij në politiken kosovare, por gjithsesi nuk e përjashton idenë që të ofrojë ndihmë për vendin që ende e cilëson si të tijin.

E përpos Vetonit, në shtetin zvicran por edhe në shtetet tjera të Evropes mendohet se ka plot të rijnë të cilët tashmë kanë hyrë në ujërat e suksesshëm të politikës. Këtë janë kryesisht të rijnë që kanë lindur në këto shtete, ndërsa shpërthimi i tyre politik, jo pa të drejtë llogaritet edhe si krah i fuqishëm për shtetin e tyre amë, Kosovën, e cila kurrë më shumë se sot nuk ka nevojë për politikanë të këtij kalibri.

Next Post

14 foto të çifteve që do t’ju bëjnë të qeshni me lot

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

Eksperti: Tensionet në Lindjen e Mesme po rrisin panikun në tregje, ja çfarë po ndodh me çmimet

March 6, 2026
Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

Zhvillime të reja në Lindjen e Mesme, Putin telefonon presidentin e Iranit për armëpushim

March 6, 2026
SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

SHBA përdor për herë të parë raketat PrSM në Lindjen e Mesme

March 6, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nuk u mjafton pushteti!?

March 6, 2026
“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

“Turp të të kesh ty shoqe”/ Selin debaton me Juelën, banorja: Puthe Gimbon duke menduar për Mirin

March 6, 2026
‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

‘Blindohet’ Mesdheu pas sulmit në Akrotiri, Helikopterët britanikë “Wildcat” dhe fregata italiane “Martinengo” përforcojnë mburojën kundërajrore në Qipro

March 6, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Ish-ambasadori: Irani po kërcënonte sigurinë në rajon. Ja 4 kushtet për arritjen e paqes!

March 6, 2026
Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

Kriza e re në Kosovë, Hasimja: Përplasje egosh, Kurti do që të ketë në dorë edhe Presidentin

March 6, 2026
Ushtria amerikane po përgatitet për luftë, sulmi në Iran do zgjasë disa javë

Lufta në Iran, eksperti: Presion në rritjen e çmimeve. Shqipëria pësoi dy goditje që rënduan buxhetin e shtetit

March 6, 2026
Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

March 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In