• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kapitulli i ri” i Eric Wendt? Ka ardhur një sherif i ri në qytet!

by A. Q
29/09/2026 18:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Ambasadori i ri amerikan në Tiranë ka shpallur se misioni i tij është një kapitull i ri politik në vend. Ambasada e SHBA, duke publikuar një postim në lidhje me aktin e ngritjes së flamurit në selinë diplomatike ka shkruar:

“Një kapitull i ri nis në Shqipëri! Trupa e Marinsave e Shteteve të Bashkuara ngriti flamurin amerikan në rezidencën zyrtare, teksa Ambasadori Wendt nis detyrën e tij.

Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, aleancat tona janë më të forta kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësitë dhe punojmë për një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dy vendet tona”.

Përtej aktit protokollar dhe ceremonial, që për vende të mëdha si SHBA kanë peshën e tyre politike, fraza “kapitull i ri” është thelbi i sinjalit politik që paraprin gjenerali gjigand që ka marrë në dorë ambasadën amerikane.

Pasi ka dorëzuar letrat kredenciale tek Presidenti Bajram Begaj, ambasadori Eric Wendt nuk ka mbajtur asnjë takim tjetër, së paku publik.

Për ta lënë shpërndarjen e mesazhit të tij publik në suspance në ceremoninë që ambasada do të zhvillojë më 2 tetor.

Megjithatë “kapitull i ri” thotë diçka, edhe pse jo shumë për rolin amerikan në Tiranë. Këtu, deri më 2 tetor nuk do të mungojnë fantazitë e konspiracionet, megjithatë “kapitulli i ri” duhet të thotë shumë. SHBA me Shqipërinë kanë një marrëdhënie që nuk ka rënë që prej 1991 dhe ka pasur fazat e veta në çdo cikël emërimi ambasadori. i cili natyrisht ka pasur një mision të caktuar në harkun kohor të mandatit të tij.

Për ta ilustruar këtë mjafton të kujtojmë periudhat diplomatike të ambasadorëve amerikanë. Nëse William Ryerson kishte mission rrëzimin e pushtetit të PPSH-së, pasuesi i tij Josef Lake kishte ekuilibrimin e pushtetit të bërë spatë me viagrën e pushtetit absolut të Berisha-Gazidede.

Mariza Lino në 1997 kishte një mision që të shpëtonte një vend aleat nga kolapsi dhe e bëri. Madje edhe më shumë; ambasadorja Lino, makina e të cilës u qëllua në sheshin para Universitetit në katrahurën e 1997, bëri çmos për të zbutur euforinë e pushtetit socialist. Ajo nuk ka pasur marrëdhënie grurë me Fatos Nanon, pasi kërkonte një balancim pushteti.

Ndoshta ambasadorja Lino u tregua më shumë se ç’duhet e ashpër me Nanon e ndjerë, ç’ka u tregua gjatë zhvillimeve në vazhdim, por qëllimi kishte një tjetër vision; që SHBA nuk do një Shqipëri të polarizuar por të pajtuar.

Pas Ambasadores Lino, në Tiranë erdhi një ambasador që për Shqipërinë është shumë i rëndësishëm, pasi ishte një vizionar i Shqipërisë turistike.

Josef Limpreht, i cili ishte shumë aktiv në opinion për të promovuar ringritjen e shtetit pas shkërmoqjes së 1997, ishte gjithashtu një adhurues i bukurive të natyrës shqiptare. Ku dhe humbi jetën pas një ataku kardiak në malësitë e Lurës, që nuk pushonte ta promovonte në një kohë kur nuk flitej për turizëm.

Pas ambasadorit Limpreht, i cili është një dëshmi e dashurisë për këtë vend, erdhi gjenerali James Jaffrey. Një nga emrat e mëdhenj të diplomacisë amerikane, që e tregon edhe sot në artikujt fantastikë në Foreign Policy.

Ambasadori James Jaffrey, një diplomat shumë i rëndësishëm i DASH erdhi në Tiranë për ta nisur hyrjen e rajonit tonë në NATO. E nga Tirana, nisi Karta e Adriatikut dhe erdhi Sekretari i Shtetit, gjenerali tjetër i madh, Colin Powell.

Në atë kohë ndodhi edhe operacioni amerikan i Irakut, ku vendet e Ballkanit, Shqipëria padyshim, nuk patën fare hezitim për t’ju bashkëngjitur koalicionit amerikan, i cili edhe pse u tall në Europë prej qarqeve anti-Bush për Shqipërinë krijoi një realitet politik. Ku edhe e majta socialiste shqiptare është përfundimisht proamerikane.

Më pas erdhi ambasadorja Marsie Rice, e cila ishte një diplomate klasike që solli një frymë institucionale të Amerikës që po ndryshonte nën projektorëve të senatorit Barak Obama. I cili u bë president dhe solli një Amerikë të re, e cila ndryshoi shumë, duke pasur edhe një kosto jo të vogël për marrëdhëniet me shqiptarët, sipas traditës së shënuar nga presidencat Clinton dhe Bush junior.

Pas Marcie Rise, në Tiranë erdhi një diplomat atipik në Tiranë. Një diplomat më shumë human se burokrat. Një afro-amerikan i nivelit të lartë, i cili jo vetëm për traditë të familjes, por si pasojë e punës së tij konsiderohej si “intelektuali i Departamentit të Shtetit”.

Ambasadori John Withers, i cili mbahet mend për oratorinë e tij fantastike, por mbi të gjitha pasi dolën dokumentet Wikileaks për kabllogramet e tij brilante, që mund të shërbejnë si një arkivë më e mirë e zhvillimeve të atëhershme. Ishte një kronikan i sërës së lartë të zhvillimeve në Tiranë, ku në aktivitetet publike sillte një frymë pozitive.

Sipas meje, ambasadori Withers është më i miri që ka përfaqësuar Amerikën në Tiranë, ishte orator, i kulturuar, i dashuruar me njerëzit e këtij vendi që e tregoi edhe kur u largua. Edhe pse u largua me një pabesi lobimi nga Podesta e paguar nga PD dhe me bashkëfajësinë e sekretares Hillary Clinton.

Por nuk ka dyshim që ky aspekt, edhe pse mund ta ketë mërzitur në fillim ambasadorin Withers, koha i dha të drejtë. Të lexosh sot kabllogramet e tij është një mrekulli; janë aktuale në çdo moment. Ai ishte ambasadori i së vërtetës. Plus, që si i ndjeri Limpreht vdiste për Shqipërinë turistike e nuk e ndante nga goja tavën e kosit e të tjera receta tradicionale.

Rritja e turizmit shqiptar nuk erdhi papritur, ka pasur kontributin e këtyre njerëzve të rëndësishëm e me influencë të madhe në botë.

Pas ambasadorit Withers erdhi Alexander Arvizu. Diplomati që u tha atëherë se e solli Podesta Goup, njeriu që i tha Sali Berishës “burrë shteti” pas vrasjes së katër qytetarëve më 21 janar 2011.

Megjithatë, ambasadori Arvizu ka meritën e sjelljes së FBI në Tiranë që të hetojë dhe të gjejë fajtorin e vrasjeve. Pa kontributin e tij ne nuk do të kishim prova se kush ka qitur kundër 4 qytetarëve.

Pas ambasadorit Arvizu erdhi Donald Lu-ja. Ambasadori i pandëshkushmërisë, i cili bëri një luftë titanike me ata aktorë që e bllokuan krijim e SPAK dhe gjykatës Speciale. Mllefi ndaj tij, prej Sali Berishës dhe Ilir Metës u kthye në sport popullor, sa e sulmuan edhe kur shkoi në mission në Kirgistan e Pakistan. Edhe Lu-ja ishte një diplomat klasi që e tregoi në vende të mëdha e të rëndësishme.

Yuri Kim ishte pasuesja e Lu-së, e cila gjithashtu bëri një epokë të veçantë, të shënuar me instalimin e reformës në drejtësi e me përpjekjen normale e logjike të mbështetjes së një klase të re politike që të përballë mazhorancën e Edi Ramës.

E mallkuan, e shanë, jo Kimetja, jo e lidhur me atë e me këtë, sot Yuri Kim është një zyrtare e nivelit të lartë e një prej “shtatë motrave” të naftës botërore, pikërisht prej aftësive të saj individuale.

Ama sot duket se ka realisht një “kapitull të ri”. Shprehja metaforike e J.D Vance në Munich në vitin 2024 se “tani ka një sherif të ri në qytet”, e cila po vërtetohet totalisht me Presidencën e Donald Trump, me ardhjen e një gjenerali si ambassador, i cili kur takoi Presidentin Begaj dukej si Herkuli, është literale për Tiranën. Duket vërtetë se ka ardhur një sherif i ri në qytet.

Next Post
“Non-grata e Berishës nuk është hequr, lajmi i gazetarit amerikan për efekt fushate”

Ambasadori i ri i SHBA, non grata e Berishës dhe keqkuptimi i madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

Siguria në shkolla bën bashkë katër ministri, prezantohet dhe paketa: Implementim në të gjithë vendin, vija e kuqe…

September 29, 2026
“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

“SPAK gaboi me Vlora Hysenin”- Martin Leka: Kreu i SHISH arrestohet vetëm në raste flagrante!

September 29, 2026
Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

Estonia akuzon Rusinë për zjarrvënien ndaj kompanisë së mbrojtjes që furnizon Ukrainën: E bëre ti, akt sabotimi!

September 29, 2026
Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

Al-Khelaifi i hap luftë FIFA-s dhe planifikon revolucion e madh

September 29, 2026
Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

Alarmi për sulm në bazën RAF Fairford në Angli, pesë të arrestuarit dyshohen se ishin thjesht hajdutë karburanti

September 29, 2026
Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe akuzon: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri!

Berisha në Strasburg, takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës dhe akuzon: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri!

September 29, 2026
Ministrja Spahiu: Shërbimet sociale duhet të jenë aty ku janë nevojat e qytetarëve!

Spahiu: Paketa e re në shkolla lehtëson prindërit nga shqetësimi për sigurinë e fëmijëve!

September 29, 2026
Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

Miratohet unanimisht propozimi i Veliajt, Këshilli Bashkiak shpall “Qytetarë Nderi” të Tiranës 4 ish-drejtuesit e UÇK-së!

September 29, 2026
Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

Rruga drejt BE-së, ministri Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave, do vazhdojmë të sjellim rezultate!

September 29, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Protesta si qar i Ramës dhe Berishës

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com