• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Mediat: Videoja e përfolur, ofertë 2 milionë euro nga një ministër për të mos e publikuar

by Aalison Pearse Stevens
03/06/2016 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Teksa prej disa kohësh po qarkullojnë zërat për një video-seksi ku është i përfshirë një ministër shiptar, Boldnews.al mëson detaje ekskluzive të kësaj historie por duke rezervuar publikimin e emrit të ministrit.

Në fakt bëhen fjalë për një seri xhirimesh të fshehta të nisura rreth 1 vit më parë dhe që një prej tyre përmban skena të forta erotike.

Ministri i qeverisë aktuale ka kërkuar rreth verës së 2015 një shërbim masazhi në zyrë. Ai ka kontaktuar me një qëndër masazhi dhe është abonuar për këtë shërbim 2 herë në javë.

Qendra e masazhit ka “ofruar” një vajzë e cila është tranportuar për në zyrë e ministrit. Burime për Boldnews.al bëjnë me dije se vajza është transportuar gjithmon me makinën e ministrit.

Takimet e shpeshta të vajzës tepër simpatike me ministrin për shërbimin e masazhit, u kthyen në një lidhje pasionante mes zyrtarit të lartë dhe masazhatores.

Skandali thellohet edhe më tej ku dyshimet të çojnë se vajza që ofronte masazhin ishte rekrutuar nga shërbimet sekrete të një vendi partner.

Pas rekrutimit nga institucionet e huaja të shërbimit sekret, vajza masazhatore mendohet të ketë nisur përgjimet dhe filmimet ndaj Ministrit. Në pjesën më të madhe të filmimive, bisedat mes ministrit dhe vajzës janë intime por ka disa raste ku biseda është fokusuar tek çështjet e ministrisë.

Ky është skandali i dytë më i madh seksual i një zyrtari të kësaj mazhorance,shkruan Boldnews.al. Më herët ishte Kryetari i Bashkisë së Dibrës Shukri Xhelili i cili u filmua duke kërkuar favore seksuale ndaj një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

2 milionë euro

“Do dalin skandale të reja dhe nuk janë thashetheme më.” Kështu është shprehur gazetari Artur Zheji në lidhje me video-skandalet seksuale.

Flitet për ekzistencën e dy video, ku janë përfshirë dy ministra, ku njëri është regjistruar me kamera në zyrën e tij kurse një tjetër në Amerikën Latine.

Personi që është i interesuar për të bllokuar këtë video ka ofruar dy milion euro për bllokimin e saj, tha Zheji.

“Nga informacionet e publikuara në rrjetet sociale, si dhe nga të dhënat paraprake që po vinë nga burime konfidenciale, video, deri në këto çaste ka kapur shumë e dy milionë euro”, tha Zheji në “Opinion”.

Zheji flet për videon e politikanit që kryen seks me një mashkull

Artur Zheji ka folur në “Opinion” në lidhje me një video që po përflitet në media, se një politikan shqiptar, deputet ose kryetar bashkie, është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një mashkull.

Zheji tha se Mentor Kikia i kishte dërguar disa foto të shkëputura nga videoja në fjalë, por ai nuk e kishte parë atë.

“Unë kam parë vetëm disa frame që mi dërgoi Mentor Kikia. Videon nuk e kam parë. Ajo që kam parë është se në video ishin dy meshkuj, një me pak flokë dhe një me flokë të gjatë duke kryer seks”, tha Zheji.

Ai gjithashtu theksoi se video nuk po publikohet ende sepse po ofrohen shuma të mëdha për të mos e publikuar, po aq sa edhe për ta publikuar.

“Po hidhen shuma të mëdha parash për ta blerë videon dhe në fund do të vendosë ‘bursa’ nëse publikohet ose jo. Pra varet kush do ofrojë më shumë”, tha Zheji.

Panorama/d.i.

Next Post

Shqipëria, vlerësim nga DASH për luftën kundër terrorizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

Lufta në Lindjen e Mesme, lajme të mira për çmimin e naftës pas deklaratës së Donald Trump për fundin e luftës

April 1, 2026
Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Holta Zaçaj zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

April 1, 2026
Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

Petro Koçi: Ambicia e Braçes për Bashkinë e Tiranës, risi pozitive

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In