• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ristrukturimi, shtohet numri i linjave urbane në Tiranë

by Java News
24/05/2016 08:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana do të ketë një ristrukturim të linjave urbane; nga 14 që janë aktualisht, do të ketë 15 linja urbane dhe 25 linja rrethqytetase. Disa linja janë zgjatur ndërsa në disa të tjera ka ndryshime të stacioneve. Ndryshim të stacioneve kanë pothuajse të gjitha linjat, duke përfshirë linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë “Unaza”, “Tirana e Re” dhe “Kombinat-Kinostudio”. Në rend dite në mbledhjen e djeshme si rrallëherë kanë qenë plot 21 projektvendime. Niveli i pagave të punonjësve të administratës së bashkisë, të njësive administrative dhe ndërmarrjeve në varësi kanë qenë disa prej tyre.

Dy vendime kanë qenë për familjet për përfitojnë dëmshpërblim për shkak të përmbytjeve, si dhe lista e re e familjeve që përfitojnë bonus strehimi. Po ashtu, parkimit publik me pagesë do t’i shtohen edhe 7 rrugë e sheshe të reja. Në mbledhjen e djeshme të këshillit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka thënë se Tirana është kthyer në kantier ndërtimi, dhe ka konfirmuar faktin se në qershor do përurohet këndi i lojërave te Liqeni. Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar debatet dhe tensioni mes këshilltarëve të opozitës dhe mazhorancës.

PAGAT

Erjon Veliaj rrit pagat e punonjësve të Bashkisë së Tiranës dhe Policisë Bashkiake, ndërsa deklaroi se vetëpërjashtohet nga indeksimi i pagës. Edhe pse dje, Këshilli Bashkiak miratoi rritjen e pagave, e gjithë administrata do e ndjejë ndryshimin që këtë muaj, pasi efekti financiar do të nisë nga 1 maji dhe do të përballohet nga buxheti i institucionit. Rritje pësojnë dhe ndarjet e kategorive si dhe vjetërsia në punë, kryesisht me 2 për qind. Nga rritja e pagave përveç drejtuesve të shefave përfitojnë edhe punonjësit e thjeshtë, nga specialistët, deri te shoferët dhe pastrueset.

LINJAT URBANE

Studimi JICA në qytetin e Tiranës nxori se varësia e qytetarëve ndaj sistemit të transportit publik është 36% (27% përdorin automjete private). Sipas anketimit, 75% e banorëve lëvizin në orarin 6:00-9:00, ndërsa 25% në orare të tjera.

Popullsia e Bashkisë së madhe të Tiranës, ku i janë shtuar edhe 13 njësi administrative, është vlerësuar të jetë 880.409 banorë, ndaj ndryshimi i linjave urbane është domosdoshmëri. Sipas relacionit të bashkisë, në kushtet kur popullsia e qytetit të Tiranës tregon një rritje të shpejtë, u pa e domosdoshme të bëhej një ndërhyrje e linjave, duke ofruar shërbime aty ku mungojnë. Disa linja të shkurtra janë zgjatur, për të ofruar shërbim në komunitetet e reja të krijuara, si janë zonat përtej Tufinës, Allias, Linzë. Përparësi u është dhënë edhe zonave si te Kopshti Zoologjik, ku mungon shërbimi, dhe qendrat tregtare përgjatë autostradës Tiranë- Durrës.

Linja “Porcelan” do të zgjatet deri në zonën e Linzës, stacioni i fundit do të jetë në rrugën “Muhamed Deliu” te Thesari, ndërkohë që përgjatë kësaj rruge do të ketë katër stacione të reja. Zgjatet linja ‘Ish-Kombinati i Autotraktorëve- Institut”, duke u dhënë mundësinë qytetarëve të përdorin vetëm një autobus. Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore, duke mbuluar një zonë më të gjerë deri në zonën në afërsi të urës së Institutit Bujqësor.

Linja “Tufina” do zgjerohet më shumë, deri në afërsi të Rrugës së Arbrit. Linja ‘Ish-Stacioni i Trenit- Qendër-Senatorium-TEG” zgjatet në të dyja drejtimet. Disa linja do kenë vetëm ndryshime në stacione, si “Unaza”, “Tirana e Re”, e cila do shkojë deri te mbikalimi. Po ashtu, edhe “Kombinat-Kinostudio” ka ndryshime në stacione, ku stacioni i fundit do jetë te rruga “Ura” dhe jo më te ISHP-ja. Në linjat mes fshatrave lejohet përdorimi i mjeteve (8+1). Në vendimin e djeshëm i cili u miratua në këshill bashkiak, janë në total 15 linja qytetase dhe 25 linja rrethqytetëse. Sipas bashkisë, ky ndryshim i linjave synon rritjen e cilësisë.

PARKIMI ME PAGESË

Shtatë sheshe e rrugë publike do i kalojnë në përdorim ndërmarrjes “Tirana Parking” dhe do të menaxhohen prej saj, duke u kthyer në parkime me pagesë. Mes tyre përmendim Rrugën e Elbasanit, “Dora D’Istria”, “Skerdilajt Llagami” dhe “Lekë Dukagjini”. Duke qenë se situata e parkimit në Tiranë është thuajse në kaos, bashkia e nisi punën e saj me hapjen e dy shesheve, atë “Italia” dhe te stadiumi “Selman Stërmasi”, ndërsa tani Tiranës do i shtohen më shumë vende parkimi, që do të mundësohen po nga bashkia.

BW/d.i.

Next Post

DAP shpall 1121 vende pune dhe procedurat që ndiqen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com