• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tirana pa makina, Mazniku: Filozofia jonë, hapësirë për këmbësorët e biçikletat

by Java News
22/05/2016 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qindra qytetarë i janë bashkuar gjate ditës së sotme një sërë aktivitetesh të organizuara nga Bashkia e Tiranës në pjesën sheshit “Skënderbej dhe atë të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke shijuar kështu mungesën e makinave dhe të trafikut, si lojërat dhe koncertet e ndryshme. Pjesë e këtyre aktiviteteve u bë edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili e cilësoi “Ditën pa makina” si një ndër traditat e reja që Bashkia kërkon të sjelle në qytet, por edhe si një prelud i faktit që së shpejti sheshi “Skënderbej” do të kthehet në një shesh tërësisht pedonal.

Mazniku ne Diten pa Makina (3)

“Kjo është një pjesë e filozofisë së Bashkisë së Tiranës për t’u dhënë gjithnjë e më shumë hapësira qytetarëve, këmbësorëve, biçikletave, në mënyrë që qyteti të jetë i të gjithëve. Kur dikush është në makinë, në një mënyrë apo në një tjetër, ai është i ndarë nga të jetuarit së bashku, është në një hapësirë të vogël dhe zë hapësirën që u përket të gjithë qytetarëve. Filozofia e Bashkisë eshte që qyteti duhet të jetë i të gjithëve dhe në mënyrë që të përdoret sa më shumë nga të gjithë”, tha Mazniku. Ai shtoi se kjo është një filozofi, e cila po përqafohet në mënyrë të vazhdueshme nga shumë kryeqytete të Evropës, për t’u dhënë gjithnjë e më shumë hapësirë qytetarëve, biçikletave këmbësorëve dhe për ta bërë jetën pak më sociale, për të qëndruar më shumë pranë me njeri tjetrin.

Mazniku ne Diten pa Makina (1)

Gjithashtu ai bëri të ditur se deri në momentin që do të fillojnë punimet në sheshin “Skënderbej” Bashkia e Tiranës ka vendosur që çdo ditë e diele të jetë pa makina për qendrën e qytetit përfshi sheshin “Skënderbej” dhe një pjesë e bulevardit. “Siç e shohim nga pjesëmarrja e njerëzve është një ndjesi e bukur që të kemi mundësi që qytetin ta shijojmë në këmbë, pa makina dhe është një mënyrë interesante dhe e re e të jetuarit së bashku”, shtoi nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku.

Ai theksoi se Bashkia e Tiranës është në fazën e fundit të përcaktimit të detajeve për projektin e sheshit “Skënderbej” dhe se shumë shpejt do të fillojmë punimet që pritet të zgjasin rreth një vit. Interesit të gazetarëve në lidhje me ecurinë e projektit të “Unazës së Vogël” ai iu përgjigj se pavarësisht pengesave që i janë bërë zbatimit të tij, Bashkia e Tiranës është e vendosur që të gjeje zgjidhjet e duhura në mënyrë që edhe ky segment i Unazës të hapet për makina dhe të mundësohet kështu nisja e punimeve të sheshit “Skënderbej”.

Mazniku ne Diten pa Makina (4)

“Ne besojmë se në ditët në vijim, kjo çështje gjithashtu do të mbyllet dhe do të kemi mundësi që Unazën ta përfundojmë së shpejti. Pjesë e aspiratës sonë ka qenë që të hapim fillimisht plotësisht Unazën dhe vetëm pasi ta kemi hapur plotësisht Unazën, të kemi mundësi që të hapnim më pas punimet në shesh për ta bërë atë pedonal. Besoj se ky nuk do të jetë një problem madhor dhe do kemi mundësi ta zgjidhim shumë shpejt dhe ta vendosim sheshin në punë”, u shpreh Mazniku.

Duke filluar që në orët e para të ditës së sotme qytetarët e Tiranës kanë pasur mundesi të ndjekin panairin e produkteve bio dhe atë të turizmit të aventurës, projektimin e fotove të kalave në rrethina, si dhe monumenteve të natyrës, stendën e profesionistëve që punojnë me materiale të riciklueshme ose panairin e organizatave mjedisore. Gjithashtu më të vegjlit kanë pasur mundësi të bëhen pjesë e festivalit të balonave, të luajnë në mini fushat e basketbolli, tenisit, futbollit, si dhe të ndjekin koncertet e ndryshme të organizuara nga “Tirana Art Fest”, Qendra për fëmijë “Bujar Alliu”, “Bras Band Uart, grupet “All Band”, “Latin Beat”.

Ndërkohë që një grup i piktorëve të vegjël kanë kanë pikturuar sheshin “Skënderbej” dhe godinat përreth. Gjithashtu, Bashkia e Tiranës kishte bërë të mundur që këtë ditë ta shfrytëzojë edhe për t’i prezantuar qytetarëve projektin e transformimit të sheshit “Skënderbej”. Ata kanë pasur mundësi që nëpërmjet syzeve VR të shikojnë në dimensionin 3D se si sheshi “Skënderbej” do jetë pas një viti kur edhe të kenë përfunduar punimet.

D.i.

Next Post

Bayern-Borussia, spektakël tifozësh në... lumin Spree (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

Frika nga hakmarrja pas referendumit, Islanda kërkon marrëveshje sigurie me BE

September 1, 2026
Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

Incidenti me dronë në aeroportin e Leipzig, mediat: Qeveria pritet të akuzojë drejtpërdrejt Moskën

September 1, 2026
Fluks turistësh të huaj në Gjirokastër/ 500 mijë vizitorë në 7 muaj, vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen

Turizmi në vjeshtë, mediat italiane: Vizitoni Shqipërinë!

September 1, 2026
Aksident fatal në Mitrovicë–Prishtinë, humbin jetën 2 të rinj

U plagos një ditë më parë në aksident, 19-vjeçari ndërron jetë në Spitalin e Traumës

September 1, 2026
“Fundjava sjell rritje të temperaturave”, Ja deri në çfarë date do të vazhdojë ‘i nxehti i ferrit’

Temperaturat e larta, mjekja psikiatre: Ndikim te personat me çrregullime të humorit dhe bipolaritet

September 1, 2026
Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

Begaj uron Briken Caljan për medaljen e artë në Taranto 2026: Një rekord i ri që na bën krenarë

September 1, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

AGSH kundërshton rregulloren e GJKKO-së: Do ta sulmojmë me çdo mjet

September 1, 2026
Luftë me flakët në Dibër, Dajt, Vlorë e Librazhd, Ministria e Mbrojtjes: Situata drejt normalizimit, vetëm 5 vatra aktive! S’ka rrezik për banesat

Zjarri në Lundër del jashtë kontrollit, nis ndërhyrja nga ajri, rrezikohen banesat

September 1, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja kandidat për Bashkinë e Tiranës? Ministri: Krenari, por s’është ambicia ime

September 1, 2026
“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

“Kërkova pagën, më dhunuan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin”, dëshmia e 18-vjeçarit për dhunën në Golem

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com