Tre ditë më parë policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 181 rrënjë kanabis sativa të mbjella në vazo në 5 dhoma gjumi në katin e tretë të vilës së Marinit në Dërmënas.
Gjatë seancës u pohua se sipas ligjit dhe detyrës kur krahasonte harxhimin e energjisë elektrike nga banorët në matësat e tyre me matësin kryesor të gabinës qendrore faturisti duhet ta kishte vënë re diferencën që vidhej dhe së bashku me elektricistin e zonës duhet të kishin njoftuar shefat e tyre për këtë vjedhje që të kryenin kontrolle.
Gjyqtarja e çështjes Sonila Hoxha pasi dëgjoi palët, prokurorin Dorian Tafili dhe avokatët Petrit Morina dhe Sefret Hoxha vendosi arrest me burg për Erion Marinin dhe Klaidi Grëmin, si dhe detyrim paraqitje për Behar Fatën.