• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Policia aktivitet me fëmijët për rregullat e qarkullimit, Tahiri: Shqipëria e tyre më e mirë se e të rriturve

by A R
11/05/2016 15:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri mori pjesë në një aktivitet me nxënës të shkollës 9-vjeçare “Qemal Mici” në Durrës, ku specialistët e qarkullimit shpjeguan disa prej rregullave bazë të trafikut dhe përdorimit të rrugës.

Qëllimi i aktivitetit ishte edukimi i fëmijëve të shkollave për të respektuar rregullat e trafikut rrugor si një element kyç për sigurinë e jetës së qytetarëve për një Shqipëri më të sigurt.

Drejtori i Qarkullimit Mitat Tola bëri një prezantim të rregullave të sigurisë rrugore për nxënësit si semafori, kalimi në vijat e bardha, shenjat e policisë rrugore, rripi i sigurimit etj.

Gjatë takimit, Ministri Tahiri u është përgjigjur pyetjeve të nxënësve në lidhje me ndëshkimet për shkelësit e rregullave të qarkullimit, duke theksuar zbatimin e ligjit njëlloj për të gjithë.

Ministri Tahiri: Shqipëria e fëmijëve është gjithmonë më e mirë se Shqipëria e të rriturve dhe detyra jonë më e madhe është të punojmë bashkë me ju, për të investuar bashkarisht në Shqipërinë e të ardhmes, në mënyrë që rregullat e qarkullimit rrugor të respektohen, në mënyrë që jeta të jetë më e sigurt.

Pyetje: Zoti ministër, ne shohim shumë qytetarë të alkoolizuar që ndëshkohen. Po të pushtetshmit ndëshkohen njësoj si ata?

Ministri Tahiri: Në të kaluarën, ligji nuk vlente për të gjithë. Pra ti me të drejtë thua, qytetarët ndëshkohen, – po të pushtetshmit, a ndëshkohen apo jo?! Kjo është pak a shumë si ta ndiesh veten në një klasë, ku për dy nxënës, mësuesja sillet ndryshe, pra nuk sillet njëlloj. Njërit i vë 10 edhe kur s’mëson, tjetrit i vë 4 gjithmonë dhe nuk ia vë 10-ën edhe kur mëson! Ne na duhet që mësuesi t’i trajtojë nxënësit njëlloj të gjithë, apo jo?! Ashtu siç na duhet që ligji në rrugë, të vlejë njëlloj për të gjithë.

Shqipëria është mësuar, dhe për ta krahasuar me një klasë mësimi, – të ketë nxënës që nuk mësojnë vazhdimisht, që ngelin në klasë vazhdimisht dhe nuk ndëshkohen kurrë. Ne duhet të bëjmë ndryshe, dhe ne po mundohemi të bëjmë ndryshe. Prandaj na duhet edhe ndihma juaj”.

Më pas nxënësit kanë marrë pjesë në një demonstrim konkret të zbatimit të rregullave të trafikut, të shoqëruar nga specialistët e policisë rrugore.

Gjatë demonstrimit është theksuar se shkolla “Qemal Mici”,  është përzgjedhur për shkak se nga statistikat rezulton që zona në të cilën gjendet, është një ndër më të prekurat nga aksidentet rrugore.

Fëmijët janë këshilluar t’u kërkojnë prindërve që në mjet të vendosin gjithmonë rripat e sigurimit dhe të mos e tejkalojnë asnjëherë kufirin e shpejtësisë së lejuar. Atyre u është kërkuar që nëse shohin probleme ose diçka që nuk shkon në rrugë, të njoftojnë menjëherë policinë./a.m.

Next Post

Përgjohet Mbretëresha e Britanisë, zbulohen kritikat e saj për kinezët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

VIDEO/ Tërmeti 5.7 ballë që goditi Japoninë la të paktën mbi 20 të plagosur dhe shkatërrim, ja çfarë ndodhi me centralet bërthamore?

November 8, 2026
“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

“E mbivlerësuar, lë për të dëshiruar nga…”- Deklarata e Jonida Maliqit ‘nxeh’ Rozana Radin: Do të ishte film nëse një këngë e saj…

November 8, 2026
Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

Masakra në Poloni/ Oficeri hero i policisë që ndërhyri në Krakov po lufton për jetën, ministri apel për dhurime gjaku

November 8, 2026
EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

EMRI/ I dënuar me 7 vite burg për mashtrim dhe pastrim parash, Spanja sjell në pranga nga Barcelona vlonjatin e kërkuar!

November 8, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

“Jo më tregtim pa detektor”- Shpërthimi tragjik në Elbasan, eksperti paralajmëron: Duhet të ndryshojnë rregullat për përdorimin e gazit!

November 8, 2026
“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

“Zarfin me 4 milionë lekë ma futën në makinë!”- Apeli e la në arrest shtëpie, ish-kreu i “Eco-Elb” rrëfen versionin e tij në GJKKO

November 8, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

Zgjedhjet vendore 2027, Agron Duka: Jam gati që të kandidoj për Bashkinë Durrës nëse opozita nuk del me një alternativë të sajën!

November 8, 2026
Një grup protestuesish në bulevard, reagon Rama: Ai momenti kur përsërit të njëjtën gjë dhe pret një rezultat të ndryshëm

Nuk e kuptoj, çfarë kërkojnë studentët?

November 8, 2026
SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

SHBA zgjeron bllokadën ndaj Iranit, krijon task-forcë për të ndërprerë furnizimet tokësore me armë

November 8, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Nëntor 2026

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In