• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

1700 raste të infektuar nga virusi i frikshëm në Kinë, nisin kontrollet në aeroporte

by Java News
18/01/2020 15:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër person vdiq në Wuhan, në Kinë, këtë javë nga koronavirusi i ri që shkaktoi një epidemi të pneumonisë në rajon.

Ai është një 69-vjeçar dhe ishte konstatuar i prekur me virusin vrastar më 31 dhjetor kurse gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar dy javë më parë, me tuberkuloz pulmonar dhe dëmtim të funksioneve të organeve të ndryshme.

Ndërsa deri tani janë infektuar 1700 persona, autoritetet kineze të shëndetësisë kanë bërë të ditur epidemia ka goditur edhe përtej kufijve, në veçanti në Tajlandë dhe Japoni.

Alarmi tashmë është i lartë. Disa aeroporte nëpër botë kanë filluar kontrollimin e pasagjerëve me frikën e shpërthimit të epidemisë.

Rreth njëqind ekspertë nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve janë dërguar në aeroportin JFK në New York dhe në aeroportet e Los Angeles dhe San Francisco.

Më 30 dhjetor, Kina raportoi për koronavirusin e ri dhe shqetësimi është rritur ndjeshëm pasi është një koronavirus i ri dhe një sëmundje që nuk është parë kurrë më parë.

Shumica e personave të prekur mendohet se janë infektuar nga virusi në një treg me shumicë peshku në Kinë.

Virusi i frikshëm

Koronaviruset mund të shkaktojnë ftohje të zakonshme, por edhe sëmundje serioze të frymëmarrjes, siç janë sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS) dhe sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme (MERS).

SARS – që ka origjinën në Foshan, Kinë, në fund të 2002 transmetohet si nga ajri ashtu edhe nga kontakti dhe ka një periudhë inkubacioni nga dy deri në dhjetë ditë; në raste të rënda mund të jetë vdekjeprurëse. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), midis 2002 dhe 2003, ajo shkaktoi 813 vdekje dhe 8,437 infeksione në tridhjetë vende, midis tyre edhe në Europë. /e.s/

Next Post
“Detyrim informimi për noterët”, Gjermania ashpërson rregullat kundër pastrimit të parave

“Detyrim informimi për noterët”, Gjermania ashpërson rregullat kundër pastrimit të parave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In