• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Detyrim informimi për noterët”, Gjermania ashpërson rregullat kundër pastrimit të parave

by Java News
18/01/2020 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjermania do t’i koordinojë më mirë aktivitet në luftën kundër pastrimit të parasë dhe terrorizmit financiar. Për këtë Ministria e Financave për herë të parë ka paraqitur një katalog masash.

Në fillim të vitit në Gjermani hyri në fuqi direktiva e rishqyrtuar kundër parave ilegale. Megjithatë në shumë hallka puna çalon. Në nivelin ligjor dhe në sektorin e përmbarimit duhet bërë më shumë, thuhet në qarqet e qeverisë federale. Ndaj Ministria e Financave do të angazhohet në nivelin e BE-së, që të vendosen rregulla të njësuara për luftën kundër pastrimit të parasë.

Direktiva për luftimin e parave ilegale parashikon ndër të tjera një bashkëpunim më të ngushtë me autoritetet në Gjermani në mënyrë që përndjekja penale të jetë më efikase. Ministria e Financave mendon se ka „nevojë për përmirësime”. Njësia kundër pastrimit të parave Financial Intelligence Unit duhet të ketë një akses më të mirë ndaj të dhënave të autoriteteve të tjera hetimore. Gjatë blerjes së arit me para në dorë do të pakësohen kriteret që e kufizojnë identifikimin e blerësit.

Detyrim informimi për noterët

Veçanërisht dega e imobiliareve do të kontrollohet më rreptësisht. Eshtë planiifkuar që në kuadër të një udhëzimi ligjor, që do të hyjë në fuqi në gjysmën e parë të vitit, në të ardhmen noterët duhet të denoncojnë transaksionet e dyshimta financiare. Sfondi i këtij rregulli ka të bëjë me faktin, se që pas krizës mbarëbotërore financiare më 2008 tregu i imobiljeve në shumë shtete pësoi një bum, po kështu edhe në Gjermani. Edhe transaksionet me shuma të mëdha vazhdimisht realizohen me para në dorë, e megjithatë noterët pothuajse nuk i denoncojnë kontratat e dyshimta.

Ministria e Financave nuk donte të përmendte vlerësime të sakta mbi përmasat e problemit. Por meqënëse është e nevojshme të veprohet, qeveria tani ua ka kaluar veprimtarinë ministrive të ndryshme – asaj të Financave, të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë, Ekonomisë dhe Ministrisë së Jashtme – puna mes tyre duhet bashkërenduar edhe me punën e landeve dhe të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare BaFin, Entit Federal të Kriminalistikës dhe Shërbimit Informativ Federal. Po ashtu është angazhuar një bord koordinues, i cili duhet të mblidhet dy herë në vit.

Bafin do një autoritet europian kontroll

Ndërkohë Enti Federal për Mbikqyrjen Financiare (Bafin) është angazhuar fort për krijimin e një autoriteti më vete të BE-së për luftën kundër pastrimit të parasë. “Për ta bllokuar aktivitetin e atyre që pastrojnë paratë ilegale, është e domosdoshme të krijohet një mbikqyrje e pastrimit të parasë në nviel europian”, tha shefi i Bafin Felix Hufeld të enjten (16.01) gjatë pritjes së fillimit të vitit në Frankfurt mbi Main. “Një autoiritet më vete europian, i koordinuar me autoritete kombëtare, do të ishte në këndvështrimin tim zgjidhja më ë mirë për luftimin e pastrimit të parasë në sektroin financiar – e ndoshta kjo mund të ishte edhe mënyra më e mirë për ta luftuar atë me efikasitet.”

Sipas mendimit të mbikqyrësit suprem të financave në Gjermani, do të ishte gabim, që kontrolli t’i delegohej Autoritetit Europian të Mbikqyrjes Bankare EBA me seli në Paris. “Kjo është në kundërshtim me primatin e ndarjes së pushteteve, si dhe kalimin në një dorë të kompetencës së vendosjes së normave dhe zbatimit të normave.” As Banka Qendrore Europiane (EZB) nuk është e përshtatshme për këtë. Ajo ka mandatin vetëm nga 19 vende të Euro-Zonës. Pas skandaleve të pastrimit të parasë në shuma miliardëshe si në Danske Bank apo në Maltë, vitin e kaluar EBA-s iu kaluan më shumë kompetenca. Por ajo është në radhë të parë një përcaktuese e rregullave dhe jo kontrolluese. Kontrolli vazhdon të jetë në përgjegjësinë e autoriteteve kombëtare të mbikqyrjes, që sipas mendimit të kritikëve, jo gjithmonë bashkëpunojnë sa duhet. Ndaj ministrat e Financave i kanë bërë thirrje Komisionit të ri të BE-së që të verifikojnë rrugët për harmonizimin e funksioneve kontrolluese brenda një autoriteti të BE-së. /DW/

Next Post
Aksion si nëpër filma/ Kush është Xhevahir Jonuzi i arrestuar nga policia, një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës, i dënuar për…

Mbeti i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, RENEA sjell në Tiranë të dënuarin për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

Shpërthim me lëndë plasëse në Bathore, dëmtohet banesa e një 55-vjeçari dhe një automjet

October 9, 2026
Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

Prag skandali në SHBA? Ambasadorja në Greqi kërkoi 100 mijë dollarë për borxhin e kartës së kreditit

October 9, 2026
Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

Vrau 13 ushtarë në vitin 2009, SHBA planifikon transmetimin live të ekzekutimit të ish-majorit

October 9, 2026
VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

VIDEO / “Jashtë o të korruptuar”, momenti kur Bardhi “çmendet” dhe hedh sende në Kuvend

October 9, 2026
Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

Hyrja që lidh Veriun me Unazën e Tiranës, tender 1.4 mln euro për projektin e rrugës së re

October 9, 2026
Bashkia e Lezhës paralajmëron qytetarët për mot të keq më 22 gusht

Dita e sotme me vranësira, reshje shiu dhe shtrëngata

October 9, 2026
“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

“Do ju sqaroj nesër pse…”, Braçe voton PRO Reformës Territoriale, “dorëzohet” edhe Spiropali

October 9, 2026
Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com