• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

17-vjeçarja në Vlorë tentoi t’i jepte fund jetës, arrestohet babai, procedohet gjyshi

by A R
15/07/2025 09:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje të reja janë zbardhur nga policia e Vlorës për ngjarjen e ndodhur mesditën e djeshme, ku një 17-vjeçare tentoi të vetëvritej me armë zjarri.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se kanë arrestuar babanë e adoleshentes, pasi dyshohet se ka qenë dhuna psikologjike e ushtruar prej tij, shkaku që ka shtyrë të bijën drejt aktit ekstrem.

“Në vijim të veprimeve hetimore që po kryhen në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mesditën e djeshme, në lagjen “Kushtrimi”, ku një shtetase 17 vjeçe mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë: arrestuan në flagrancë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”, shtetasin S. S., 43 vjeç, banues në fshatin Romës, Vlorë, pasi dyshohet se, për shkak të dhunës së ushtruar ndaj vajzës së tij të mitur, ajo ka tentuar të vetëvritet, në gjendje të rënduar psikologjike, me armë zjarri të dyshuar pistoletë”, informon policia.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë gjyshi i 17-vjeçares pasi dyshohet se pistoleta që ajo përdori për të kryer vetëvrasje, posedohej prej tij në mënyrë të paligjshme.

“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 76 vjeç, gjyshi i të miturës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi dyshohet se posedonte në mënyrë të paligjshme armën e zjarrit me të cilën ka tentuar të vetëvritet mbesa e tij”, sqaron më tej policia.

Po ashtu bëhet me dije se vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga familjarët pas ngjarjes, si dhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim dokumentimin e plotë të mekanizmit dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Sakaq 17-vjeçarja, e cila mori një plumb në kokë ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Ditën e djeshme, A2 CNN mësoi nga burime pranë spitalit të Vlorës se adoleshentja ka qenë e vetëdijshme kur ka mbërritur aty, por në momentin e parë ajo ka humbur ndjenjat dhe ka rënë në koma. Sipas mjekëve, ajo ka dy dëmtime në kokë, një në pjesën e syrit, afër tëmthit, dhe një tjetër në pjesën e sipërme të kokës, ku edhe plumbi fatmirësisht ka dalë duke shmangur një hemorragji që do të kishte rezultuar fatale për të.

Next Post
E kallëzoi Fredi Beleri, GJKKO kalon për gjykim dosjen e dytë të ish-kryebashkiakut Jorgo Goro

SPAK jep pretencën, kërkon dy vite burg për ish-kreun e Bashkisë Himarë, Jorgo Goro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

Lëkundjet e Vuçiçit në politikën e jashtme/ Ekspertët serbë: Çon në improvizime dhe rezultate të kufizuara

March 28, 2026
“Si strategu i Hasit apo doktori i pesës”/ Evi Kokalari tallet me Berishën: Kështu është kur dëgjon injorantët që e rrethojnë

“Shfrytëzuan prezencën time”, Evi Kokalari zbulon bisedën me Berishën dhe djalin e tij: I kërkova që të…

March 28, 2026
Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

Buxheti i mbrojtjes së NATO-s rritet me 20%, Mark Rutte: Kthesë historike për Aleancën

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In