• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

17-vjeçarja denoncon ish-partnerin për përdhunim por përfundon vet në pranga

by A R
08/08/2016 19:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Më 2 gusht 2016, në Policinë e Tiranës u depozitua një kallëzim për një ngjarje të rëndë.

Një vajzë 17­vjeçare shkoi në Komisariatin nr.4 të Policisë së Tiranës dhe njoftoi Policinë se e kishin përdhunuar.

Ngjarja, siç pretendoi vajza, kishte ndodhur në banesën e saj në rrugën “Halit Bega”, në kryeqytet.

Denoncimi vuri në lëvizje gjithë strukturat e Policisë që mbulonin zonën dhe brenda ditës, autori i krimit u ndalua. Por pas ndalimit, për shkak të akuzës së rëndë, Policia bëri edhe arrestimin e personit që akuzohej nga vajza 17­vjeçarja.

“Më datë 2 gusht 2016, u arrestua në flagrancë shtetasi me iniciale E.D., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘Halit Bega’, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën, vjeç 17, banuese në Tiranë”, thanë atë ditë burimet zyrtare.

Për shkak të afateve brenda të cilave duhej që i prangosuri të dilte në gjykatë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë, çështja iu referua Prokurorisë.

Organi i akuzës, pasi mori materialin nga Policia, vlerësoi ngjarjen e rëndë dhe vendosi që brenda limiteve kohore të kryente hetimet me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

ZBULIMI I NGJARJES

Veprimi i parë që kreu Prokuroria ishte urdhërimi i një ekspertimi mjekësor tek e dëmtuara 17­vjeçare me qëllim saktësimin e ngjarjes.

Pa vonuar shumë, mjekët konfirmuan se vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale në kohën kur pretendonte se ishte përdhunuar.

Pas këtij konkluzioni të mjekëve, Prokuroria iu rikthye kallëzimit të bërë nga vajza në Komisariatin e Policisë nr.4 në Tiranë, ku u gjetën mospërputhje në faktet e paraqitura në lidhje me ngjarjen.

Vajza kishte pretenduar në kallëzim se një person që banonte në të njëjtën zonë me të, kishte hyrë në banesë pa dëshirën e saj dhe e kishte zhveshur.

Më pas, autori i denoncuar nga vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të dhe në fund kishte ikur nga shtëpia.

Mirëpo në kallëzimin e bërë në polici, hetuesit kanë gjetur mospërputhje dhe për këtë arsye kanë vendosur të marrin në pyetje të ndaluarin.

DËSHMIA PËR LIDHJEN

I arrestuari 17­vjeçar, me iniciale E.D., është marrë në pyetje dhe ka pohuar para hetuesve se njihej me vajzën që e kishte denoncuar.

Ai u ka bërë me dije hetuesve se me të renë ka pasur një lidhje, por kohët e fundit raporti mes tyre ishte acaruar dhe ftohur. Sipas dëshmisë së dhënë nga i ndaluari, gjatë muajve të fundit, ata kanë pasur herë pas here kontradikta dhe debate të ndryshme. Djali ka mohuar në polici që të ishte takuar me 17­ vjeçaren ditën kur ajo pretendonte se ishte përdhunuar.

Për këto arsye, Prokuroria ka nxjerrë urdhër­ndalimi ndaj vajzës me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërsa ka liruar të riun që mbahej në polici, pas denoncimit të rremë të bërë te Komisariati nr.4. Urdhri i ndalimit, i nxjerrë nga Prokuroria, sipas burimeve zyrtare është ekzekutuar ditën e djeshme, kur vajza është prangosur me akuzën e dëshmisë së rreme.

Pas arrestimit të saj, pritet që Prokuroria të vlerësojë masën e sigurisë që do të kërkojë në gjykatë ndaj të akuzuarës, raporton Panorama.

MOTIVI

Raporti i mjekëve ligjorë, sipas të cilit vajza nuk kishte kryer marrëdhënie seksuale kohët e fundit dhe nuk kishte shenja dhune, ka qenë prova kryesore për ndalimin e saj.

Hetuesit dyshojnë se vajza mund ta ketë sajuar kallëzimin e rremë me dëshirën për t’i bërë keq apo për t’u hakmarrë ndaj ish­partnerit për ftohjen e marrëdhënies së tyre apo për konfliktet që kanë pasur.

Megjithatë, në lidhje me motivin e kësaj ngjarjeje, pritet që të merret në pyetje vetë vajza 17­vjeçare e akuzuar tashmë për moskallëzim krimi./a.m.

Next Post

Almeda Abazi shijon pushimet në Majami me të dashurin turk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

“E keni kthyer selinë në magazinë molotovi”, përplasje PS-PD për protestat. Tabaku braktis mbledhjen e Komisionit

November 4, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

November 4, 2026
Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

Sulm kibernetik ndaj bankës së gjakut në Francë, hakerët tentuan të ngrohnin mostrat në 110°C

November 4, 2026
Në kërkim për ‘trafikim njerëzish’, prangoset në Durrës pronari i ‘Strip Club Shqiponja’

Arrestohet në Vlorë i dënuari me 20 vite burg në Itali për vrasje, pritet ekstradimi

November 4, 2026
Marta Kos prezanton më 4 nëntor Paketën e Zgjerimit 2026! Në fokus progresi i vendeve kandidate për në BE, mes tyre edhe Shqipëria

Zbulohet propozimi i Marta Kos, kur do t’i mbyllë Shqipëria negociatat me BE

November 4, 2026
Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

Aksion kundër trafikut të drogës në Kosovë, 5 të arrestuar, sekuestrohen 37 kg heroinë

November 4, 2026

1Win Canada Bonus Codes 2026 – Sign Up, Welcome Bonus & No Deposit

November 4, 2026
Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

Sfidoi Trumpin, republikanët dhe vetë demokratët! Si arriti El-Sayed në fitoren e madhe në Michigan

November 4, 2026
Transferimi i Veliajt në Fier, Gogu i kthen përgjigje Xhafajt e Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin

Pas ankesave për shëndetin dhe gjetjeve të “Helsinkit”, Veliaj zhvendoset në sektorin spitalor të burgut të Fierit

November 4, 2026
“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

“Tsunami blu” në SHBA: Demokratët marrin 255 vende në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 54 në Senat!

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In