• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

17 fëmijë shqiptarë jetimë në dorë të ISIS

by Java News
26/11/2015 19:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetim në Siri, pasi babai i tyre i është vrarë gjatë luftimeve si pjesë e organizateve terroriste të ISIS-it.

ABC News ka mësuar se besimtarët musliman shqiptar, që i janë bashkuar luftëtarëve në Siri, nuk kanë sakrifikuar vetëm jetën e tyre, por edhe të fëmijëve, të cilët i kanë marr me vete.

Sipas burimeve pranë Policisë së shtetit dhe institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, rezulton se gjatë luftimeve në Siri e Irak nga viti 2012 e deri më tani janë vrarë 14 shtatas shqiptar.

Nga të dhënat e dosjes, rezulton se 7 prej këtyre viktimave janë larguar drejt Lindjes së Mesme së bashku me familjet e tyre. Referuar këtyre të dhënave, rezulton se 7 të vrarët kanë lënë pas bashkëshortet dhe 17 fëmijë jetim.

Në mesin e fëmijëve jetim, thuhet në dosje, vetëm 3 prej tyre janë të moshës madhore ndërsa 14 fëmijët e tjerë janë të mitur.

Burimet thonë se bashkëshortet e këtyre të vrarëve, nga kontaktet me fmailjarët e tyre në Shqipëri, kanë shprehur dëshirën për t’u kthyer por që nuk i lejojnë për shkak të bllokimit të pasapoortave.

Gjithashtu, thuhet se fëmijët e rritur janë angazhuar në luftime ndërsa të miturit gjatë ditës ndjekin mësime fetare. Në dosje, thonë burimet, rezulton se përveç fëmijëve jetim, të vrarët kanë lënë edhe prindërit të cilët i kanë marr me vete.

Në mesin e tyre është Sherif Taushani, i cili mendohet se është vrarë dhe se ka lënë në Siri bashkëshorten, 3 fëmijët dhe dy prindërit e tij.

Ndërsa Shkëlzen Dumani krahas dy fëmijëve jetim ka lënë në Siri edhe nënën e tij, e cila kishte shkuar për ta bindur atë të kthente fëmijët në Shqipëri.

Në dosje nuk jepen detaje e vendbanimeve të tyre, por dyshohet se bashkëshortet dhe fëmijët e të vrarëve janë në qytete të ndryshme të Sirisë dhe Irakut.

Aty renditen vetëm emrat e të vrarëve, fëmijëve të tyre dhe kohën e largimit drejt Sirisë. Sipas listës që ABC Neës ka arritur të sigurojë rezulton se i vrari Hamit Muslija është larguar në janar të 2013-ës nga Shqipëria dhe pas vrasjes ka lënë jetim 4 fëmijë të gjithë të moshës së mitur.

Në moshë të madhe, rezulton se ka lënë jetim 3 fëmijët e tij Hasan Korvafaj i cili është larguar nga Shqipëria në nëntor të vitit 2012.

Nga ana tjetër Diamant Rasha dhe Ervin Hasanaj, që të dy janë bashkuar luftëtarëve të Sirisë në janar të vitit 2013 dhe pas vrasjes kanë lënë secili nga 2 fëmijë të mitur jetim.

Ndërsa Bledian Hamza edhe ky i larguar drejt Sirisë në janar të 2013 ka lënë pas bashkëshorten dhe një vajzë të mitur.

Next Post

KMSH: Besimtarët japin jetë, nuk marrin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat reale pritet të bien në ekonomitë kryesore europiane, Gjermania bën përjashtim -

Shqiptarët dorështrënguar në shpenzime, familjet frikë nga blerjet e mëdha! Bie besimi te ndërtimi dhe tregtia

November 2, 2026
“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

“Po punojmë me mendësinë e një anëtari të BE”- Ministri Hoxha: Shtohet buxheti për integrimin! Mbështet misionin diplomatik në Union

November 2, 2026
Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

November 2, 2026
“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

“Kadastrën e kemi shkatërruar vetë” / Xhafaj: Turqit para 100 vitesh i kishin dokumentet si bukurshkrim

November 2, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Shkalla e meritës në administratë, Pirdeni: Certifikatë 4-vjeçare për kandidatët. Nis në dhjetor platforma “Porta e hapur”

November 2, 2026
“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

“PD i vodhi kauzën studentëve”, debate në Komisionin e Kulturës, Zhupa: Rama e ka humbur shansin për dialog

November 2, 2026
Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje, por u vra! Haxhiu kërkon llogari nga institucionet

November 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

BSH për buxhetin e paketën fiskale: Frenoni emigracionin, korrigjoni skemën e pensioneve dhe ruani borxhin

November 2, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

November 2, 2026
“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!

VIDEO / Rama: Provim kombëtar për administratën, do krijojmë institucione europiane

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In